Albspirit

Media/News/Publishing

Rio 2016, një shqiptare për ekipin amerikan

Në ekipin e madh amerikan që merr pjesë në lojërat olimpike ndodhet edhe një shqiptare, Enkelejda Shehaj e cila garon për qitje me pistoletë. Televizionet amerikane nxjerrin në pah faktin se Shehaj ka garuar dy herë për Shqipërinë në lojërat olimpike, një herë në vitin 1992 dhe një herë në vitin 1996.

Kjo është pjesëmarrja e saj e tretë në lojërat olimpike tashmë 20 vite pas pjesëmarrjes së saj të fundit kur përfaqësonte Shqipërinë, por pas trazirave të vitit 1997 Shehaj u detyrua të largohej.

Ajo u shpërngul në Shtetet e Bashkuara dhe 20 vjet më vonë, ajo kualifikohen serish për Olimpiadën, kesaj here ne Rio De Zhaneiro. Shehaj konkuron të dielën dhe të marten në kategorinë e qitjes me pistolete. Nderkohe kujtojme se Shqiperia edhe kete vit merr pjesë në lojërat olimpike me një numër modest sportistësh.

Please follow and like us: