Albspirit

Media/News/Publishing

Kim Kardashian me bikini “shtrihet” në Times Square

Kim Kardashian ka shkaktuar polemika me marketingun më të fundit të markës së saj të veshjeve, SKIMS. Në mes të Times Square, Nju Jork, u vendos një kukull gjigante 60 metra e gjatë, e formësuar si Kim me bikini blu. Instalacioni u krijua për të promovuar koleksionin më të ri të rrobave të banjës nga SKIMS, por reagimet e publikut nuk kanë qenë aspak pozitive.

Pasi imazhet e kukullës u publikuan në internet, shumë fansa e kritikuan idenë si të çuditshme dhe të tepruar. “Duket sikur edhe vetë ajo ndihet në siklet aty”, shkroi një përdorues. Të tjerë e quajtën balonën “të frikshme” dhe “të papërshtatshme për një hapësirë publike”.

Vetë Kim ndau një foto të instalacionit në Instagram, duke shkruar: “OMG… Nuk mund ta besoj që ka një balonë 60 metra me mua në SKIMS Swim në mes të Times Square”.

Ky promovim vjen pak para lançimit të koleksionit të ri të rrobave të banjës më 6 mars. Kim ka publikuar edhe disa foto provokuese në Instagram, ku shfaqet me bikini të bardha dhe një tjetër me një kostum leopard. (A2 Televizion)

Please follow and like us: