Albspirit

Media/News/Publishing

Ilda Mejdani Jeha: Të dashurosh një grua

Të dashurosh një grua,

i vetëdijshëm për kontradiktat e saj hyjnore,

të provosh kënaqësinë më të ndërlikuar,

në mendimin sfilitës për të,

mos i llogarisësh gabimet delikate,

ta lejosh të të trondis vetminë e butë dhe të trishtë me vështrimin, në të cilin mund të imagjinosh ç’të duash.

Ta jetosh i pasigurt,

me lutjen e fshehtë,

që të përkasë ty,

ajo mrekulli e paplotë dhe e pafundme…

Please follow and like us: