Albspirit

Media/News/Publishing

Kongresmenia e Nju Jorkut propozon ditëlindjen e Trump si festë zyrtare

Një kongresmene e Nju Jorkut ka paraqitur një projekt-ligj përkujtimor për ta bërë ditëlindjen e Presidentit Donald Trump një festë zyrtare federale.

Urdhri festiv, i prezantuar si “Akti i themelimit të ditëlindjes së Trump dhe festës së flamurit”, u propozua nga kongresmenja Claudia Tenney të premten.

“Ky legjislacion do të kodifikonte përgjithmonë një festë të re federale të quajtur “Ditëlindja dhe Dita e Flamurit të Trump” më 14 qershor për të nderuar këtë ditë historike”, thuhej në njoftimin për shtyp të Tenney.

Ngjarja vjetore e sapo propozuar nga Tenney do të përkonte me përvjetorin e adoptimit të Yjeve dhe Shiritave si flamuri i SHBA-së në 1777, i njohur ndryshe si Dita e Flamurit.

Deklarata e Tenney vazhdoi duke shtuar: “Ashtu si ditëlindja e George Washington është kodifikuar si një festë federale, ky projektligj do të shtojë ditëlindjen e Trump në këtë listë, duke e njohur atë si themeluesin e Epokës së Artë të Amerikës.

“Duke caktuar ditëlindjen dhe Ditën e Flamurit të Trump si festë federale, ne mund të sigurojmë që kontributet e Presidentit Trump në madhështinë amerikane dhe rëndësia e flamurit amerikan të përfshihen përgjithmonë në ligj”.

Please follow and like us: