Albspirit

Media/News/Publishing

Adrian Dhana: Fjalimi i senatorit amerikan, John Neeely Kennedy

Fjalimi i Senatorit Amerikan, John Neeely Kennedy nga Louisiana që nga viti 2017 në një fjalim të tij të fundit, ka lënë gojëmbyllur dhe syhapur shumë politikanë amerikanë dhe elektoratin e tij. Në një fjalim të fundit të publikuar në anglisht dhe përkthyer në shqip ai ka thënë:

“Elon Musk, që disa njerëz e duan dhe disa jo, nuk është një derdimen. Ai është një person biznesi i suksesshëm. Ai ka fituar edhe një kredibilitet të sigurisë së lartë. Presidenti Trump firmosi një urdhër ekzekutiv dhe iu kthye zotit Musk dhe i tha: “Zoti Musk, unë dua që ju të bëni për mua atë që unë thashë se dua të bëj në fushatën e zgjedhjeve. Unë kërkoj nga ju që të rishikosh të gjitha shpenzimet”.

Por unë ju tregoj këtu juve se çfarë zbuloi zoti Musk. Mua më duket shumë interesante, mbresëlënëse. Ai zbuloi se:

  • Taksapaguesit amerikanë i kanë dhënë para Afganistanit.
  • Ai zbuloi se ne po i japim para Jemenit.
  • Ai zbuloi se ne po i japim para Sirisë. Unë nuk e kam ditur këtë. Një pjesë e ndihmës sonë të jashtme i ka shkuar Jemenit, Afganistanit, Sirisë.
  • Ai zbuloi se zyra e USAID ka punësuar 10 mijë veta, 10,000 punonjës. Edhe çdo vit këta shpërndajnë 40 bilion dollarë.
  • Ai zbuloi se USAID ka dhënë para për të mbështetur makinat elektrike në Vietnam. Paratë tona të taksapaguesve.
  • Ai zbuloi se USAID i ka dhënë para një klinike transgjinore në Indi. Unë nuk e kam ditur këtë. As populli amerikan nuk e ka ditur këtë.
  • Ai zbuloi se USAID ka dhënë 1.5 milionë dollarë një grupi Serb LGBTQ i quajtur Grupo Iso Dogy (më falni nëse e keq shqiptova).

Në të gjithë fjalimin e tij, senatori amerikan përveç vendeve të lartpërmendura: Afganistan, Jemen, Siria, Vietnami, India, Serbia ka përmendur edhe vende të tjera si: Guatemala, Hamas/Gaza, Irak, Kazakistan, Sri Lanka, Xhamaika, Kuba, Bjellorusia, Maqedonia dhe Nepal.

Për mendimin tim politik, platforma Trump-Musk është e domosdoshme dhe e shumë pritur sepse miliona dhe biliona dollarë të taksapaguesve amerikanë janë dërguar dhe keqpërdorur në mënyrë drastike dhe ta panevojshme. Këtu ndahet shapi nga sheqeri. Ata njerëz apo vende që janë dendur me dollarë amerikanë padyshim janë kundër kësaj strategjie gjenish. Kurse për ne qytetarët amerikanë, që po cfilitemi dhe capërlohemi që të paguajmë edhe taksat shtetit, është një shpëtim dhe një tronditje nga “deep state”. Tërmeti Trump-Musk po nxjerr mbi tokë “minjtë e ekonomisë amerikane” që po vrapojnë dhe nuk dinë çfarë vrime të futen “enough is enough”. Dollari amerikan duhet të qëndrojë dhe përdoret brenda Amerikës për qytetarët e vet.

Përgatiti: Ardian Dhana, Copyright reserved, Boston, MA 2025.

Please follow and like us: