Rafaela Prifti: SHBA – Autizmi i Parandalueshëm?
Komenti i Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane Robert F. Kennedy Jr. në konferencën e shtypit se “autizmi është i parandalueshëm” bie ndesh me rezultatet e kërkimeve nga vetë agjencia përsa i takon shkakut kryesor të numrit në rritje të rasteve të autizmit tek fëmijët, thanë ekspertët. Ai e bëri deklaratën si kundërpërgjigje ndaj raportit të publikuar nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në të cilin thuhet se nga prirja në rritje e autizmit ne Amerike një në 31 fëmijë të moshës 8 vjeçare janë të prekur prej saj. “Epidemia shkaktohet nga elementë toksik të mjedisit,” deklaroi Kennedy Jr. në konferencë, si ithtar i tezës se mjedisi është faktor kyç për autizmin çka bie në kundërshtim me hulumtimet në fushën e perbërjes gjenetike që, sipas shkencëtarëve, luan rol vendimtar nëse një fëmi zhvillon autizmin apo jo.
Nga viti 2000 kur Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) filloi mbledhjen e të dhënave për autizmin, rastet janë pesëfishuar. Raporti i sapodalë vëren se shtimi i testimeve si edhe faktorë të tjerë që lidhen me vetëdijesimin për shenjat e shfaqjes së autizmit, lindjet nga nëna në mosha të mëdha si edhe vënia në disponim e shërbimeve për këto raste. Kennedy Jr. premtoi se departamenti do fokusohet në elemente të tilla si myku dhe esencat artificale në produktet ushqimore, dhe obesiteti te prindërit për të ulur numrin e rasteve të fëmijve me autizëm. Specialistët nuk e kanë përjashtuar mundësinë se genet dhe mjedisi janë faktorë që ndikojnë në shfaqjen e autizmit por nuk ekzistojnë prova që tregojnë se autizmi mund të shmanget apo parandalohet, sepse, u shprehën ata, “këtu nuk është fjala për sëmundje infektive.”
Vaksinat – Dhjetra studime nuk kanë arritur të provojnë lidhjen midis vaksinimit dhe autizmit megjithëse Kennedy Jr. nuk e përmendi këtë në konferencën e shtypit, ai është propagandues i teorisë se autizmi shkaktohet nga vaksinat. “Metodat e diagnostikimit lidhen me identifikimin e shtuar të rasteve,” pohuan përpiluesit e raportit. Duke filluar nga vitet 1970 dhjetra studime shkencore kanë zbuluar se gjenetika kontribon në çrregullimet e zhvillimit nervor dhe qysh atëherë janë identifikuar qindra abnormalitete gjenetike që vërehen të jenë pjesë shoqëruese të autizmit.
Bashkëveprimi midis elementeve të mjedisit me faktorë gjenetik – Kennedy Jr. ka planifikuar të ngrejë një komision për të identifikuar elementë të dëmshëm mjedisor që shpjegojnë rritjen e rasteve të autizmit. Pritet që raporti i cili do publikohet në shtator të fokusohet në “helmet e hedhura” në mjedis në vitet 1989, duke e paraqitur atë si vitin kur filloi “epidemia” – një teori e papranuar nga eskpertët. Studimi i parë për këtë është botuar në 1943 në Manualin Diagnostikues dhe Statistikor të Çrregullimeve Nervore që u bë sistemi bazë klasifikues për mjekët psikiatër në vitin 1980.