Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Farsada zgjedhore!

Dasma e votёs!

Rroftё sebepi i votёs dhe politika sёrisht po e djeg me lekёt e qytetarit qё e shtyn sot me nesёr. Harxhe me ligj pafund pёr trillime, anatemime, rrokanisje, bejte, kapardisje, shfaqje gala, kandisje “VIP”-ash, sullaco Europёs etj farsa  e fasada zgjedhore pafund. Tё gjitha nё kurriz tё qytetarit qё nuk ka gjё nё dorё se pas 2008 BeRamёs i hyri vetja nё qejf dhe i doli ndroja pakthim ndёrkohё qё fushatat e jeta partiake duhet tё bazohen tek kuotat e anёtarёsisё si kusht pёr garё tё qetё e barazi.  

2008 me bashkёautor BeRamёn e la votuesin pa zgjedhje dhe nё Kuvёnd nuk ka mё mёkёmbёs tё tij por “kanarina” tё rradhёs tё kryetarit qё garantojnё vijimёsinё. Bёjnё sikur ka garё, se fatet e vatanit janё nё lojё ndёrkohё qё dihet se kush do tё ulet nё ato karrike dhe e vetmja zhurmё bёhet pёr ca karrike pёr lepe-peqet e rёnё nga “fiku” i kryetarit. 

Rama e Berisha janё variabla tё ekuacionit qё nёpёrkёmbi pronёn e votёn me pasoja tek normaliteti demokratik ndaj dhe debati i krahasimit mes tyre ёshtё luks kur sot, njёlloj si dje, shpresa e besimi tek e ardhmja ёshtё mekur e emigracioni mbetet plagё.    

2008 e tyre ҫmitizoi votёn dhe zgjedhjen nё politikё. Sot nuk garohet mё pёr t’i rёnё nё sy votuesit por Ramёs, Berishёs e mizёrisё sё kryetarёve tё tjerё. Votuesi nuk qёmton mё dot si dikur sepse ka lista tё rёna nga “qielli” dhe partitё historike, pjellё e mitёr e tranzicionit, bёhen bashkё kur vjen puna tek vijimёsia qё garanton privilegje pafund.   

Sot nuk ёshtё lajm kuturisja e karshillёku ditёn pёr diell i kёsaj kaste tё “pёrjetshme” qё ka gjetur rehat me listat dhe njёlloj si bllokmenёt po thinjen karrikeve por ndryshe nga ata nuk ikin pa vёnё “bark”. Lajm mbetet vetёm dalja nga ky rreth vicioz ku vota qё nuk e “vret” kёtё kastё e bёn atё mё tё fortё nё arrogancёn e saj pёr t’i bёrё “gropёn” me ligj tё tretёve e monopolizuar votёn nё vёnd. 

Rama e Berisha ranё nё ujdi nё 2008 e arnojnё tok ligjin zgjedhor duke imagjinuar vetveten, nё mos nё pushtet, tё korracuar dhe monopol nё opozitё. Por, aq sa 2008 u hap si “gropё” pёr tё tretёt, po aq mund tё bien edhe ata vetё atje. Boll votuesi tё shpёrfillё merakun e sё keqes mё tё madhe dhe votojё parti e individ qё premtojnё solemnisht rikthimin e mazhoritarit, mundёsimin e referendumit, drejtёsi pёr pronёn historike, veting politik, pavarёsi pёr drejtёsinё e median, siguri pёr jetёn e pronёn etj gjёra qё e bёjnё vetё BE thjesht njё bonus mё pas.  

Maji ёshtё mundёsia e rradhёs qё BeRama tё provojё “farmakun” qё ata sajuan nё 2008 pёr tё tjerё. Boll qё dikush nё opozitё tё flasё qartё e dёshmojё se nuk ka konflikt interesi e pastaj qytetari e di vetё. Kuvёndi nuk ka nevojё pёr “pretorianё” tё kryetarit por qytetarё qё e kanё pёr nder t’u shёrbejnё bashkёqytetarёve, jo shpurё qё telekomandohet, bёn sfilata mode tek rrugica e Kuvёndit e shijon privilegje e pensione speciale por syresh qё japin mё shumё se marrin e qё besojnё tek politika si mision dhe emri i mirё pas. 

E mira me bisht pas!

Retorika e Ramёs pёr BE, njёlloj si Berisha me NATO-n kur ishim pa ushtri e pas Gёrdecit tragjik, nuk ёshtё “ҫertifikatё” arritjesh. “Fllucka” ku jeton politika mbase ia kalon edhe standartit BE por NATO dje e BE nesёr, sesa meritё qeveritare ёshtё ulje steke nga bota. Vetё BE nuk ka shkop magjik. Hungaria, Greqia etj dёshmojnё se korrupsioni e autoritarizmi ia dalin edhe brёnda BE ndaj sa kohё politika jonё mbetet po ajo, sa para bёn! Dramёn me pronёn historike, apatinё zgjedhore, merakun pёr tё krijuar familje e plakur nё vёnd, pasigurinё e pёrditshme pёr jetёn e pronёn etj, nuk ka BE qё e zhbёn. 

Emigracioni sot nuk ёshtё thjesht statistikё por kёmbanё alarmi pёr besimin tek e ardhmja dhe hapja e derёs sё BE ndёrkohё qё “guri” nuk peshon mё nё vёndin e tij, mund tё jetё lajm i mirё me “bisht” pas. Qё BE tё jetё sihariq duhet qё qytetari tё ndjehet mirё mё sё pari nё vёndin e tij. Hapja ndaj botёs por mbyllja mes vetes, ndjesia si i huaj nё vёndin tёnd, ftesat pёr punёsim tё mijrave nga bota qё nёse ngulen nuk shkulen mё ndёrkohё qё shteti nuk mban dot tё tijёt, turizmi qё nxjerr jashtё loje me ҫmime qytetarin, “azili” pёr tё moshuarit e botёs etj, mbeten sfida pёr shoqёrinё me identitetin, demografinё e kohezionin afatgjatё nё lojё. 

Edhe nёse nё BE, me kёtё kastё politike asgjё nuk hyn nё sy e kur sheh tё moshuarit ҫdokush i trёmbet sё ardhmes. Tё vetmuar se fёmija u ikёn nga halli, tё braktisur nga shteti e politika qё u zё nё gojё gjelin e detit e biletat e urbanit tё pakёmbёve etj, ata janё e “ardhmja” qё trishton pa dallim. 

Qytetari e ka mёndjen pёr jashtё se sheh se politika e ka kopsitur pushtetin, se murit nuk i bihet me kokё e se pasuria kombёtare e interesi qytetar varen nga humori i “legjendave” nё politikё. Nga “mobilimi” sikur tё mos ketё tё nesёrme qё i bёjnё gjithshkaje sipas vegimit tё tyre duke mos kursyer cep bregdeti e mal pa betonizuar e gёrryer, urbanistika asfiksuese deri nё getozim, lёnia nё fatin e tyre tё banorёve tё pallateve, zallamahia urbane e parkingjet, “vjedhja” e fёmijёrisё me zhdukjen e natyrёs nga qytetet, uji qё nuk pihet nga ҫezma edhe kur vjen 24 orё, padrejtёsia me ligj mes shtetasve etj bёma qё nuk janё “dekorata” por “gjoba” qё duhen ndёshkuar me votё.  

Emigrimi masiv ёshtё krye-statistikё qё i vё kapak asaj qё nuk shkon nё vёnd. Retorika e lirisё sё lёvizjes ёshtё tallje sepse qytetari nuk ikёn pёr mё mirё por ngutet tё lёrё tё keqen pas qё veҫ “qimen” ndёrron. E kjo do tё vazhdojё sa kohё zgjedhja mbetet mes “shiut” tё Ramёs apo “breshёrit” tё Berishёs tё cilit i ka dalё prej kohёsh nami e syri bashkё dhe sa kohё ende nuk dёgjohet zё ndryshe nё politikё. 

Meritё pёr BE nuk mund tё ketё politika qё e mori peng ёndёrrёn e dhjetorit 90. Sikurse NATO, edhe BE do tё ndodhё kur t’i leverdisё perёndimit dhe askush nuk mund tё pretendojё eskluzivitet sikurse integrimi i Malit tё Zi tregoi pas fitores sё shumёpёrfolur atje. “Meritё” e politikёs ёshtё vetёm fakti qё nuk i kundёrvihen integrimit nё BE ndonse mund t’u hapё punё pёr privilegjet qё gёzojnё. Janё nё rresht para perёndimit se ka gurin e arrёn nё dorё. 

Me apo pa Ramёn, vёndi do futet nё BE ndaj dhe Rama duhet tё vendosё nёse do qё tё kujtohet si i vetmi trim nё luftё apo burri i shtetit qё i shtriu dorёn mbarё politikёs, pёrjashto nongratat e kupolat pas, pёr njё arritje qё duhet tё ketё bashkё-autorёsi. 

Lёnia e postit nё 2029 nuk tingёllon si tolerancё e reflektim. Nёse bozё, ka kohё qё ёshtё e tillё. Vetёm nёse shpreson qё BE t’a gjejё nё Presidencё. Koha e gjatё nё pushtet me fitore “tavolinash” tregon se pёr tё nami vlen mё shumё se standarti e trashёgimia qё demokracia ka nevojё. Ai e ҫoi kultin e mitin e tё pazёvёndёsueshmit nё skaj me ndikim nё risi e rotacion ndonse, mё shumё se sa herё fiton, ka rёndёsi si fiton dhe seria e fitoreve nё “tavolinё” nuk ёshtё precedenti qё demokracia ka nevojё.  

Demokracia nuk ёshtё e pёrsosur por meqё BeRama e bёri atё farsadё, risia nё politikё, pavarёsisht “murit” 2008, ka shansin unik tё bjerё nё sy pёr mirё. Boll tё flasё pёr ato qё qytetari pret e frymёzojnё ndryshim. 

Please follow and like us: