Albspirit

Media/News/Publishing

Senad Guraziu: Krerët aktualë të shteteve – liderët e shteteve të botës


(s. guraziu – ap, pr 25 – pak humor, grafikë)

Grafikë bazuar në faqen e wikipedia – kërko “current heads of state of republics”, ose diç ngjashëm

…s’kam ditur por wikipedia e paska një faqe “current heads of state of republics” (dmth. wiki-edicioni në anglisht, ndoshta dhe në gjuhët tjera por nuk di) dhe ku krahas flamujve të vegjël të shteteve figuronin presidentët e tanishëm të secilit shtet – m’u duk ide e qëlluar, listë aktuale me emrat, grumbull në një vend me flamuj e me presidentët aktualë, secili emër (kur klikohet) kërcen në faqen adekuate për t’lexuar atje një mal me info për secilin president, faqe ose tabelë ndihmëse, sidomos për politikanët – po thosha mëvete, pasi eventualisht dhe mund t’harrojnë se kush president… ec e mbaji mend mbi 150 emra, ec e mbaji mend aq shumë shtete të botës : )

…sidoqoftë, çfarë më ra në sy ishte Zvicra, sepse këta thuase totalisht të “veçantë”, derisa Kinën e Madhe e udhëheq 1 president i vetëm, njësoj dhe Amerikën e Madhe 1 Trumpident, për t’i laryshuar sadopak shembujt edhe Kosovarlushen e “vogël” 1 Miss-presidente, edhe Shqipërinë “mesatare” 1 president, edhe Francën e Madhe 1 Macron, edhe Turqinë e Madhe 1 Erdogan… madje dhe atë Rusinë e “paskajshme” 1 Lili-Putin fillikat : ) dmth. 7 shtete të mëdha të botës i udhëheqin 7 krerë, ja që me Zvicrën e Vogël ndryshe puna, Zvicrës i duhen rrumbullak 7 krerë të shtetit…

…nuk u çudita sepse dhe e dija pakashumë (nuk i dija emrat, thjesht s’e kam vrarë as mendjen), andaj sikur filluan të qartësohen ca gjëra… sa bukur kur përputhen detajet e historisë, prandaj s’mund të shtyhet kush me helvetikasit (sa i përket paqes, politikave monetare, sa i përket mençurisë, bankave, ekonomikave etj), as 1 Trump, as 1 Putin nuk u afrohet, sipas meje 7 krerët e Zvicrës pa asnjë problem mund t’i “zëvendësojnë” 7 krerët e shteteve që i përmendëm më lart, dhe prapë për vete s’do ngeleshin keq…

…dmth. përveç që do kujdeseshin për udhëheqjen e Zvicrës, pa asnjë sforcim paralelisht mund t’i udhëheqin dhe 7 shtetet e tjera, fare lehtë ndoshta më mirë se Trumpidenti aktual, më mirë se ai Lili-Putini arrogant… tekefundit do mbretëronte paqja shekullore, garant, me Rusi, Kinë e me Amerikë do ishin “neutrale” përgjithmonë, s’do nisej kurrë më luftë, sëpaku për nja 7 shekuj Zvicra ishte konfederatë shembullore, historia nuk gënjen… vetë historia e Evropës sikur ua ka zili, ja pse kam përshtypjen 7 krerët aktualë të Helvetisë do ia garantonin Evropës + botës nja 7 shekuj të tjerë paqe : )

Please follow and like us: