Albspirit

Media/News/Publishing

CNN: Ja pse Papa e zgjodhi Shqipërinë, vendin e parë në Evropë për ta vizituar

CNN vlerëson se zgjedhja e Shqipërisë ishte një befasi pasi shumëkush ka pritur që Papa Françesku të zgjedh Gjermaninë apo Francën për vizitën e parë në Evropë. “Vizita ka domethënie të veçantë ngase viziton një vend ku bashkëjetojnë fort mes veti myslimanët, katolikët dhe ortodoksët, ata punojnë së bashku, jetojnë së bashku dhe e udhëheqin vendin së bashku, në paqe”, nënvizon CNN.

Shumë media botërore që i kanë kushtuar rëndësi të madhe vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, po e analizojnë arsyen pse lideri i Kishës Katolike e ka zgjedhur Shqipërinë për vizitën e parë në një shtet evropian. Një nga televizionet më të njohura në botë, CNN amerikan përmes transmetimeve të drejtpërdrejta të meshës në sheshin Nëna Tereza të Tiranës, ka thënë se janë dy arsye për këtë vizitë.

E para është vuajtja e popullit shqiptar, të të gjitha besimeve, gjatë diktaturës së komunizmit. Analistja e CNN-së për Vatikanin, Delia Gallagher, vlerësoi se zgjedhja e Shqipërisë ishte një befasi pasi shumëkush ka pritur që Papa Françesku të zgjedh Gjermaninë apo Francën për vizitën e parë në Evropë. Analistja Gallagher tha se për shkak të vuajtjeve të mëdha të shqiptarëve të tri besimeve, vrasjes së klerik të krishterë dhe myslimanë dhe shkatërrimit të objekteve të kultit gjatë gati 50 viteve të komunizmit, janë arsyeja e parë pse Ati i Shenjtë e zgjodhi Shqipërinë.

21.9.2014.

Please follow and like us: