Albspirit

Media/News/Publishing

Shuhet At Alejandro Greco, Kryepeshkopi arbëresh i shqiptarëve në Amerikën Latine

Hirësia e tij Aleksandër ishte Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuese e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit.

At Alejandro Greco, Kryepeshkopi arbëresh i shqiptarëve në Argjentinë dhe Amerikën Latine, është shuar në mënyrë të parakohshme.

Kështu është njoftuar në vetë faqet zyrtare të Kryepeshkopit arbëresh, duke shprehur edhe pikëllimin e thellë mbi ndarjen e tij nga jeta.

“Me keqardhje ju njoftojmë për vdekjen e Imzot Alejandro Greco. Ceremonia do të mbahet të hënën më 21 PRILL në shtëpinë e zgjimit VICENTE SCILINGO nga ora 9 deri në 11:00. Dhe funerali, në varrezat e chacarita”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Greco e ka njohur veten gjithnjë si një arbëresh, një pasardhës i Skënderbeut, me rrënjë të thella në gjakun shqiptar.

Njëri nga prindërit mbante mbiemrin Muzakaj, ndërsa tjetri mbante atë Greco. Shumë shekuj më parë, familja e tij pat lënë Arbërinë e shkrumbuar nga luftërat dhe qe vendosur në Cosenza.

Hirësia e tij Aleksandër ishte Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuese e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit.

Please follow and like us: