Tuneli i Llogarasë, SPAK sekuestron dokumentet e kompanisë ndërtuese
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar ditën e sotme dokumentet e kompanisë ndërtuese të tunelit të Llogarasë.
Mësohet se deri tani janë sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’, me urdhër nga prokurori Dritan Prençi.
Dokumentet, shërbimet e realizuara nga kompania dhe stafi i angazhuar për ofrimin e shërbimit, po kalohet në “sitë” nga SPAK, ndërsa po analizohen edhe të dhënat mbi të ardhurat, kostot dhe fitimin. Një hetues i BKH është angazhuar për veprime hetimore.
Prokurorët e Posaçëm kanë ngritur dyshime se tenderi mund të jetë paracaktuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht.
Please follow and like us: