Ismet Hajrullahu: Shqiptarët, pionerët e Krishterimit në Evropë
Historia e shqiptarëve është një testament i qëndrushmërisë dhe lidershipit shpirtëror. Ndërsa epoka moderne kërkon të rishkruajë dhe të kuptoj rrënjët e popujve të lashtë, shqiptarët mbetën shembulli mē i qartë i një kombi që jo vetëm pranoi krishterizmin si një dritë e re shpitërore, por edhe kontribuoi në pērhapjen e tij me pasion dhe me përkushtim, duke ndikuar në historinē shpirtërore të Evropës.
Shën Pali, një ndër apostujt më të mëdhenj të Krishtit, dëshmon në letrën e tij drejtuar Romakëve (15:19) se ai predikoi “nga Jeruzalemi deri në Iliri”, duke treguar se shqiptarët ishin ndēr tē parēt nē Evropë që pranuan mesazhin e krishterizmit. Shqiptarët nuk u konvertuan në mënyrë të imponuar apo rastësore, shqiptarët pranuan kētē besim si njē element shpirtëror dhe kulturor e që u bë pjesë e jetës së shqiptarëve dhe formēsoi identitetin shqiptar.
Figura si Shën Eleuteri, Papa i parë shqiptar, është dëshmi e kësaj lidhjeje të hershme dhe të thellë me krishterimin. Ai luajti një rol të rëndēsishëm në përhapjen e doctrines së krishterimit dhe forcimin e bazamentit të Kishēs Katolike. Shqiptarēt jo vetēm qē ishin ndër të parët që përqafuan këtë besim, por u bënë liderē tē Kishës së hershne.
Trashëgimia e shqiptarëve si udhëheqës shpirtërorë vazhdoi më tej përmes figurave si Papë Klementi XI, i cili jo vetëm promovoi kulturën shqiptare në Vatikan, por gjithashtu ndikoi fuqishëm në zhvillimin e fuqishëm në Evropë.
Kjo lidhje e thellë mes shqiptarëve dhe krishterimit nuk përfaqëson vetëm një aspekt të historisë së tyre, por gjithashtu ndikoi fuqishëm në zhvillimin e krishterimit në Evropë.
Kjo lidhje e shqiptarëve dhe krishterimit nuk përfaqëson vetëm një aspekt të historisë, por edhe një kontribut të rëndësishëm ndaj kulturës evropiane.
Ndërkohë që shumica e popujve të Evropës së asaj kohe ende qëndronin në paganizëm.