Albspirit

Media/News/Publishing

Skënder Jashari: Institucionet e Kosovës s’po e luftojnë terrorizmin islamik

Vetëm pasi ndodhin raste kaq të rënda si akti terrorist i vrasjes së policit të Kosovës, atëherë vihet në veprim sa për sy e faqe. Kishim lexuar dhe dëgjuar për vrasjen e policëve të Republikës së Kosovës nga grupet terroriste serbe në veri, siç ishte rasti i vrasjes së Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut. Pas dështimit të përpjekjeve të grupeve kriminalo-terroriste serbe në veri të Kosovës që të operojnë dhe shtrirjes së sovranitetit të Republikës së Kosovës, duket sheshazi që Serbia angazhoi grupet terroriste islamike për të kryer akte terroriste isislamike brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Urgjentisht, efektivisht dhe me koordinim të brendshëm dhe sidomos ndërkombëtar do duhej që çdo institucion i Republikës së Kosovës, në nivele të ndryshme, qoftë qëndrore a lokale, të ndërmarrë veprime efikase kundër çdo forme të terrorizmit. Në doktrinat e agjenturave parashihet që indoktrinimi mund të arrihet nëse vazhdimisht për 3 vite arrihet të ndikohet në një person. E kjo më së lehti arrihet sidomos në grupmoshat e reja. Tashmë shohim që edhe në Republikë të Kosovës është krijuar një masë kritike e të
radikalizuarëve, ekstremizuarëve dhe terroristëve islamikë. Skema ka qenë e qartë që në fillim, Serbia përmes tre boshteve vepron në drejtim të islamizimit të Kosovës.

Njëri bosht, përmes Novi Pazarit në drejtim të Mitrovicës dhe përfundon në Prishtinë, degë e këtij krahu në drejtim të Pejës dhe Gjakovës- përfundon në Prizren.

Boshti tjetër përmes Luginës së Preshevës, me njërën degë përmes Gjilanit deri në Prishtinë dhe dega e dytë e saj nëpër Ferizaj deri në Prizren.

Boshti vijues përmes Shkupit dhe Kumanovës nëpër Kaçanik me tre degë, nëpër Ferizaj-Gjilan, dega tjetër Kaçanik në drejtim të Prishtinës dhe dega e fundit nëpërmes Kaçanikut për në Prizren. Absurditetet që akoma shihen përfshirë edhe në këtë rast të aktit terrorist islamik të vrasjes së policit Muhamet Lika dhe në raste të tjera janë:

  1. Institucionet, zyrtarët dhe partitë politike kanë pasur një heshtje mortore ndaj fenomenit të terrorizmit islamik. Madje dy mandatet zgjedhore të fundit, kanë flirtuar dhe bashkëpunuar me subjekte fizike e më rrallë edhe juridike (organizata) të dyshuara për lidhje me terrorizmin islamik. Gjithashtu kanë “peshkuar” elektorat të tillë nga masa e radikalëve, ekstremistëve, terroristëve islamik dhe atyre që e quajnë veten muslimanë.
  2. Përfshirja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në hetimin e këtij rasti-për habi kjo nuk ndodh. Edhe pse kemi parë edhe arrestime të reja në lidhje me këtë rast, shihen sheshazi edhe këto mangësi:
    a. Cilësimi juridik i vrasjes së policit, është absurd që mos të cilësohet akoma akt terrorist sepse: është kryer nga një grup terrorist islamik dhe me motiv terrorist islamik, derisa disa nga terroristët bëjnë thirrje edhe për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës. Mos ndjekja penale e dy zyrtarëve policorë, varësisht nga provat dhe dëshmitë, por së paku për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar e deri për ndihmë në kryerje të veprave terroriste (pasiqë ka prova të pakontestueshme që këta dy zyrtarë kanë ndihmuar terroristët pas kryerjes së veprave terroriste). c. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka obligim ligjor të përfshihet në raste të tilla, sepse parashihet dënimi me më shumë se 10 vjet burgim, vepra penale ndodh në zona të ndryshme të Kosovës, që mund të bie nën kompetencën e territorit të gjykatave të ndryshme e deri disa nga terroristët bënin thirrje edhe për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
  3. Fatkeqësisht u vërtetua që zyrtarët policorë (dy të tillë: si Jaser Jaha-shef i Njësisë Operative dhe Jalldëze Krasniqi-mbikëqyrëse e Njësisë për Ndërlidhje me Gjykatat), kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme terroristët e grupit terrorist islamik. Pos suspendimit të tyre nuk ka asgjë më shumë, e nuk ndiqen penalisht për një mori veprash penale. Shifra të policëve, prokurorëve dhe gjykatësve të përfshirë në forma të ndryshme në mbështetje të terroristëve islamik, është alarmante.
  4. Fatkeqësisht u vërtetua, që edhe djem të policëve, janë të dyshuar për veprimtari terroriste dhe kryerje të akteve terroriste. Pos verifikimit të armës, asgjë më shumë nuk është ndërmarrë ndaj policit. Nuk ka asnjë kontroll efektiv të brendshëm ndaj sjelljeve të policëve, e as në rekrutimin e policëve të rinj.
  5. Fatkeqësisht u vërtetua që terroristë islamikë kanë lënë punën në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për t’iu përkushtu veprimtarive terroriste islamike. Asnjë verifikim për shkaqet e pushimit nga puna, e as asnjë verifikim paraprak për mos pranimin e rekrutëve të rinj, me rrezik potencial për degradim të tyre në radikalizëm, ekstremizëm e terrorizëm islamik.
  6. Fatkeqësisht u vërtetua që ka edhe gjykatës dhe prokurorë në këto institucione, që terroristët e tillë i kanë liruar (4 prej tyre në rastet e shpërndarjes së propagandës terroriste islamike kundër festës së vitit të ri dhe aktit terrorist të djegjes së pemës së vitit të ri dhe 3 prej tyre të dyshuar për aktin terrorist islamik të djegies së Gjykatës Themelore në Ferizaj). Akoma ndaj tyre asnjë veprim ligjor nuk është ndërmarrë.
  7. Tashmë është fakt ekzistimi i grupit terrorist isislamik në Kaçanik. Në fakt ka edhe disa dhjetëra grupe të tilla terroriste, që kanë kryer veprime terroriste islamike qoftë në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut, në vendet perëndimore etj. Asnjë deri më tash nuk është ndjekur penalisht. Por akoma: a. Nuk janë ndjekur penalisht të gjithë pjestarët e grupit të tillë terrorist islamik, derisa veprimtaria e tyre terroriste islamike, është intensifikuar, nëse përcjellen rrjetet sociale, që pjestarët terrorist të këtij grupi i kanë shfrytëzuar. P.sh: kanë filluar glorifikimin e këtyre terroristëve të arrestuar e deri tek forma të tjera të presionit terrorist islamik kundër institucioneve të Republikës së Kosovës. b. Nuk është ndjekur penalisht asnjë grup tjetër terrorist islamik që ka propaganduar propaganda terroriste islamike, propagandë terroriste islamike në lidhje me Gazën; propagandë terroriste islamike anti-semite; propagandë terroriste islamike të “vëllazërisë muslimane” etj. Çfarë do të presim në përfundim të këtij rasti? Si më parë, edhe tash, një proces gjoja ligjor, me disa të burgosur me dënime qesharake, të cilët pas disa vitesh sërish do jenë në liri, për të vazhduar edhe më të profesionalizuar veprimtarinë terroriste isislamike. Kjo praktikë është prezente që nga arrestimet e hoxhallarëve të dyshuar për terrorizëm dhe terroristëve islamikë si Luftëtarë të Huaj Terroristë në vitet 2016 e pas.
Please follow and like us: