Mitropolia Shqiptare e Kosovës: Zanafilla e një Rilindje Kombëtare dhe Shpirtërore
Ismet Hajrullahu
Në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve,figura e Fan Nolit ngrihet si një simbol i rilindjes shpirtërore dhe asaj kombëtare. Me filozofinë e tij dhe vizonin për një Shqipëri të lirë e të bashkuar, Fan Noli mbetet një frymëzim për çdo përpjekje që ruan dhe që fuqizon identitetin e kombit tonë. Mitropolia shqiptare e Dardanisë, (Kosovës), mëshiron idealet e tij,duke ndërtuar një urë mes besimit dhe trashëgimisë kombëtare, që ai me aq vullnet e pasion përfaqësonte aty ku përpjekjet për ruajtjen identitetit kombëtar, njëkohësisht dhe shpirtëror kanë sfiduar shekujt!
Ky institucion ndërthur ne vetvete vlera të paqes, tolerancës duke u ngritur si një institucion, më shumë se sa një vlerë fetare.
Mitropolia Shqiptare e Kosovës përbën një simbol të vendosmërisë dhe qëndresës shqiptare, një dritë të një rilindje të re kombëtare e njëkohësisht dhe atë shpirtërore.
Shqiptarët ortodoksë janë një shtyllë e fuqishme e identitetit shqiptar. Në një histori të ndërlikuar të kombit tonë, ku ndikimet e huaja, presioni dhe betejat për mbijetesë kanë dominuar cdo periudhë kohore ndër shekuj, ne shqiptarët kemi ditur të mbrojmë me çdo kusht atë që është e jona, duke e ruajtur me nder dhe krenari identitetin tonë kombëtar dhe rrënjët tona!
Krijimi i Mitropolisë Shqiptare është, pa dyshim,një fitore një triumf, një akt i qartë i sovranitetit dhe dashurise për trashëgiminë tonë kombëtare dhe atë fetare.
Ky institucion përfaqëson jo thjesht një strukturë,por një thirrje të fortë për të rikthyer lavdinë e kombit dhe shpirtit të një populli që nuk e ka ulur kurrë kurrizin para pushtuesve.
Mirtopolia është më shumë se sa një qendër lutjesh;ajo është një simbol që ngre zërin për unitet e bashkim. Një urë ,që jo vetëm ofron ,por edhe bashkon shqiptarët ortodoksë nga tërë Shqipëria Etnike dhe fton ata që të ndihen krenarë e dinjitoz për trashëgiminë e tyre. Përmes saj, shqiptarët kanë gjetur jo vetëm një shtëpi shpirtërore, por edhe një platëformë për bashkim dhe ndërveprim pas një kohe të gjatë represioni, frike dhe mosguximi për atë që ju përket atyre.
Nuk ka pasur asnjëherë rrugë të lehta për drejtimin e kësaj Mitropolie. Sfida të pakrahasueshme historike, sociale dhe politike të cilat vazhdimisht e kanë vënë në provë komunitetin shqiptar ortodoks, por forca dhe besimi i tyre kanë bërë që të triumfojnë. Me çdo pengesë të kaluar, shqiptarët në vazhdimësi kanë ngritur një mur të fuqishëm që përbën themelin e Mitropolisë Shqiptare!
Mitropolia Shqiptare e Kosovës është më shumë sesa një thirrje për të sotmen, ajo është një premtim për të ardhmen. Një dëshmi e fuqisë së shpirtit për të mbrojtur trashëgiminë dhe për të shëndrruar atë në një burim frymëzimi për brezat që do vijnë. Nëpërmjet kësaj shqiptarët ortodoksë kanë ngritur një simbol, atë të shpresës, krenarisë dhe unitetit kombëtar.
Kjo ditë e shenjtë e Mitropolisë Shqiptare në Kosovë, me ngritjen dhe frymën e saj, riktheu shpirtin dhe vizionin e të madhit Fan Noli. Një figurë e pavdekshme që i dha kombit shqiptar një zë të fuqishëm. Noli jeton sot përmes rilindjes kombëtare dhe shpirtërore që kjo mitropoli përfaqëson.
Përkushtimi i saj ndaj identitetit, kulturës dhe trashëgimisë na rikujton idealet që ai ëndërronte – një Shqipëri të lartësuar, të bashkuar dhe të ndritshme!
Puna e Nikolla Xhufkës ka lënë gjurmë të rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore shqiptare në Kosovë, duke treguar përkushtim të jashtëzakonshëm.