Bledar Koçi: Pusi i etjes sime
Qëndron atje, fëmijërisë
Dhe ikur, prapë më shtive mall,
Një rrugë pa rrugë tek ty më nis
Të shoh, të prek, të t’vij vërdallë.
*
Ç’enigmë fshihje ujërash thellë,
Kur grykës kthehej me kumbim?
Misteri shkiste nën çengel
Se ish e imja fishkëllimë.
*
Kaq herë gërryeva tëndes pllakë
Një gërmë gjysmake, shkarravinë,
Dhe gjurmët fshirë rreth teje qark
Aty ku rrisja vegjëlinë.
*
Të lashë aty, dhe ika larg
Me gërmat gdhendur gjysma fjalë,
Tani i shkrehur mbi një varg
Sa herë që ti më shtie mall.
Please follow and like us: