Albspirit

Media/News/Publishing

Kitarë e harruar, poezi nga Edmond Kaceli


O kitarë e heshtun,
në prehrin e pluhurit mbetë,
të prek me gishta t’dridhun,
por tingujt e tu janë të tretë.
 
O kitarë e moçme
harruar në një qoshk të memories
mbuluar pluhur
me telat çakorduar
Më dukesh si ajo vajza
që pata dashtë fort, diku, dikur
e n’epshin rinor bërtitshim
pa zâ:
Ajo: Më ban të ndjehem grua!
Unë: Më ban të ndjehem burrë!

prill 2025.

https://zekthi.blogspot.com

Please follow and like us: