Binak Kelmendi: Arbnesh
Shkodra në ujë rrëzëllin
Hije mbi Vraninë
*
Qielli poshtë
Toka lart
*
Shtekvashë
Hedhur në Vanë e Skjesë
Sipër mjegullës shprishur në re
*
Buzuku gravon shkëmbinj në shpat
Deshpali shtrëngon telat e violinës
Rela zbraz barkën nga uji
Aleksi mbledh copat e lembave
*
Heshtje shkumë valësh
*
Te majë Taraboshi
As topa, as batare
As ushtarë poshtë te kufiri
*
Rozafati mbledh gurët
Tek zhgarrnon Sizifin
(Anë e Malit, Krajë, fundprill ’25).
Please follow and like us: