Bledar Koçi: Syve të saj
“Vështro, vështro”!… – thirri një zë, teksa flija dhe zgjohesha brenda një ëndrre.
Dhe ja ku faniten…
Dy gjysma rruzuj – dritë e epërme, si prej një galaktike të largët.
Përmbyteshin qiej brenda tyre,
oqeane dhe detra pafund.
Dhe diejt më të fortë përuleshin atij shkëlqimi..
Ligjërimet e kaltra të zogjve përhumbën të parat në atë hapësirë të vockël e të pamatë ku ndizeshin në miliona zjarre pranvere…
Oh, ç’dritë e hirtë,
Në hire të blerta.
“Mos më zgjoni“ – bërtita.
Brenda ëndrrës tek flija përpirë,
Syve të saj.