Albspirit

Media/News/Publishing

Timo Flloko dhe Harallamb Fandi, mesazhe poetike, pas ndarjes nga jeta të Kadaresë

Timo Flloko për Harallamb Fandin:

Mesazhin e sotëm po e filloj dhe po e mbaroj me poezinë kushtuar poetit tonë të madh:

 KADARE

(Requiem)

E piva kafen e helmët

pa ty, këtë mëngjes,

Peërsëri, si me ty, te “Juvenilja”.

Dhëmbjen, heshtjes, me kë ta ndaja,

“Chateau Juvenilja” tani më ngjan,

Më shkretëtirë se Saharaja…

Ike nga kjo jetë kur s’pritej, i menduar,

(Të ishte pakt i fshehtë me ikjen?!)

Le pas vetes, në mijëra zemra,

Zbrazëti pa skaj, apokaliptike.

*

(Pse vijnë gjenitë dhe ikin nga kjo botë..?

Ikja jote shtegëtim qiellor,

Përjetësisë

Përtej vdekjes… që s’e imagjinoj dot!

Mortin as nuk e sjell nëpër mend..

Një zog i largët erdh’ a mendjes iu faneps (?!)

Fluturimin ndali, aty në vendin tënd,

*

(Fantomë e Nobelit të qe ai udhëhumbës,

Sjellës prej së largu i atij çmimi vallë,

Por vonë, pa mbërritur dot, prej erërash,

Korb u bë nga mërzia, se s’të gjeti gjallë…)

U përmenda më në fund, si humbës i mjerë,

U përmenda më në fund, si humbës i mjerë,

Sytë qiellit arratisa, atje, tek e panjohura,

Atë çast ato panë si u ngjit në përjetësi,

Shpirti yt shteg’tar që i tejflak kohërat.

*

Përgjigjja e Harallamb Fandit:

Poezi rrënqethëse.  Më solle ndër mend takimin tonë te “Juvenilja”, ku ti me dy me miqtë e tij dhe të tutë, kishit ardhur për ta kujtuar. Teksa po i përcillje ata, tavolina mbeti bosh, po jo krejt, se unë e pashë ende Kadarenë atje ku e kisha parë disa herë, gjithjë me fytyrë të trishtuar. Dhe po atë portret përfytyrova kur ti, teksa përcolle dy miqtë, duke u treguar diçka, po prekje ( s’di pse), murin e gurtë të “Juveniljes”me gjestet ringjallëse të një skulptori që dule i bërë portretin, m’u dukën më shumë se gdhëndëse e formëdhënëse,  vetvetiu pastër, thjesht e gjithë sinqeritet.

Juvenili i përjetshëm te “Juvenilja”