Albspirit

Media/News/Publishing

Aleksandër Solzhenicin 1918-2008

 

Shërbeu me lëvdata në Ushtrinë e Kuqe në Luftën e Dytë Botërore. U dënua me tetë vjet punë të detyrueshme më 1945 për shkak se shkroi komente kritike mbi Stalinin. Libra të tjerë të tij janë “Pavijoni i Kancerozëve” dhe “Arkipelagu Gulag” një vepër me tri volume me bazë reale. Fitoi çmimin Nobel në Letërsi më 1970. Atij iu hoq nënshtetësia sovjetike dhe u përzu nga vendi më 1974. Jetoi në SHBA deri më 1994, kur u kthye në Rusi. Në vitet e fundit fitoi famë edhe për mendimet e tij nacionaliste, shpesh johumane. Ai mbështeti në vitet e fundit të jetës Vladimir Putinin dhe u bë kritik i ndërhyrjeve amerikane në Bosnjë, Kosovë, Afganistan e Irak.

Solzhenicin dhe politika ruse e paskomunizmit

Solzhenicin dha shumë intervista pasi u kthye në Rusi dhe sipas mendimit të tij, sundimi i Putinit qe pozitiv në zhbërjen e dëmit që i qe shkaktuar vendit nga Gorbaçovi dhe Jeltsini. Sipas tij, nën sundimin e Putin kombi po rizbulon veten si komb rusësh, megjithëse shumë probleme mbeten, si varfëria dhe hendeku mes të pasurve dhe të varfërve. Para se të vdiste. Solzhenicini foli me ambasadorin amerikan në Moskë, të cilit i tha se i pëlqente demokracia popullore në nivel bashkish e komunash siç bëhet në SHBA, por sipas tij, ndërtimi i një sistemi shumëpartiak në Rusi “nuk qe i rëndësishëm”.

Please follow and like us: