Albspirit

Media/News/Publishing

Mbyllet Torrentz, motori më i madh i kërkimit të torrenteve jep lamtumirën

 

Torrentz.eu, një nga faqet më të mëdha të torrenteve, ka njoftuar lamtumiren për miliona përdoruesit e saj. Motori i kërkimit, i cili nuk mbarte ndonjë torrent vetjak por drejtonte tek faqet e tjera duke përfshirë The Pirate Bay, ka vendosur që të ndalojë operacionet e saj. Mbyllja surprizuese shënon fundin e një epoke.

Me miliona vizitues në ditë faqja u rrit të bëhej një nga faqet e torrent më të vizituara, por sot ky mbretërim mbaron, pasi motori i kërkimit popullor shpall mbylljen e tij.

Para pak orësh dhe pa paralajmërim, Torrentz ç’aktivizoi funksionalitetin e kërkimit. Në pamje të parë faqja duket normale por ato që provojnë të gjejnë diçka do të vënë re se ato nuk janë më aty. Në vend të kësaj faqja po i referohet vetes në kohen e shkuar duke sugjeruar kështu se pas më shumë se një dekade faqes i ka ardhur fundi.

“Torrentz ishte një motor kërkimi falas, i shpejtë dhe i fuqishëm që kombinonte rezultatet nga dhjetëra motorë kërkimi,” lexon teksti. Përdoruesit e faqes nuk mund të hynë në llogaritë e tyre. Ne vend të kësaj, ato shikojnë këtë mesazh: “Torrentz do t’ju dojë gjithmonë. Lamtumirë”.

Please follow and like us: