Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi: POLICIA SHKENCORE SHQIPTARE NË FOKUS HISTORIK

(Në nderim, respekt dhe mirënjohje për punonjësit ekspertë, drejtues dhe specialistë të kriminalistikës në Institutin e Policisë Shkencore, që janë trupëzuar me profesionin e nderuar të kriminalogëve dhe që i kanë sjellë institucionit dinjitet dhe krenari me shërbimin e heshtur në këtë institucion elitar të Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit Shqiptar)

Me hapjen e Shqipërisë ndaj botës u çel porta pas gjysëmshekulli që edhe në vendin tonë të depërtojnë problematikat me të cilat përballej përëndimi. Që prej tre dekadash e gjysmë edhe krimi erdhi më i sofistikuar, më profesional, më teknologjik që solli dhe ndryshueshmëri sasiore e cilësore në raport me kriminalitetin tradicional. Format e reja të kriminalitetit i ka sjellë për herë të parë në një libër Prof. S. Begeja në “Kriminalistika” 1961, Prof. Ilirjan Mandro “Kriminalistika” (2016) dhe disa konferenca e botime që sjellin të dhëna mbi këtë shkencë juridike me vlerë. Por fokusi historik mbi veprimtarinë e shërbimit të Policisë Shkencore është shumë herë më e gjerë, më e thellë dhe më speciale, që lidhet me punën e heshtur dhe plot dinjitet të ekspertëve shqiptarë të kriminalistikës. Zanafilla e kësaj shkence është më shumë se 300 vjeçare, por një ndër themeluesit e identifikimit kriminalistik është francezi Alfons Bertion. Më tej përhapja e kësaj shkence u bë me shpejtësi jo vetëm në Evropë por edhe në Shqipëri, ku “Kriminalistika është shkencë e veçantë që studion metodat, mënyrat dhe mjetet  e hetimit dhe të zbulimit të krimeve”. Në vendin tonë, Policia e Shtetit dhe strukturat e vartësisë në radhë të parë Instituti i Policisë Shkencore, por dhe gjithë strukturat ligjzbatuese ndeshin me krimin e organizuar, krimin ekonomik, prodhimin, kultivimin shitjen nxitjen për përdorim brenda dhe jashtë vendit të drogës narkotike, të substancave psikotrope, vjedhjet e organizuara të veprave të artit, vjedhjet e bankave, akte terroriste, prostitucioni, kontrabanda e petrolit, duhanit, ushqimeve, pijeve, rrëmbimi dhe shitja e fëmijëve e femrave, kalimi i paligjshëm i kufirit, trafiku i automjeteve, falsifikimi i monedhave, pasaportave, pastrimi i parave, vrasjet për gjakmarrje dhe jo vetëm etj. Për specialistët ekspertë kriminalistë në Shqipëri këto forma të kriminalitetit janë të njohura teorikisht e praktikisht, por pas hapjes së vendit këto fenomene u bënë prezente edhe më të shtuara. Për kriminalistët e parë shqiptarë këto forma ishin pjesërisht të zbatueshme. Ndërkohë që evropianët dhe fqinjët tanë kishin nisur në mënyrë institucionale zbulueshmërinë e krimeve që në fillimet e shteteve të tyre. Në pikëpamje teorike, “Kriminalistika është disiplinë shkencore e cila mbron shoqërinë nga kriminaliteti, studion dhe i përpunon metodat dhe mjetet teknike për gjurmimin, fiksimin dhe kryerjen e provave me qëllim të zbulimit, hetimit dhe gjykimit dhe parandalimit të veprave penale”. Kjo realizohet përmes metodave të identifikimit në kriminalistikë sikurse janë ato teknike, taktike dhe metodike. Për paralelizëm historik, Winston Çurçill shkruan se “Betejat janë gurët kilometrik më të rëndësishëm të historisë”, janë stacionet nga nis suksesi, por për Policinë Shkencore dhe ekspertët e kriminalistikës “betejat” nisin mes me fillimin mbarë të përgatitjes së kontigjentve të parë kriminalistë dhe i përket viteve të para të pas çlirimit, kur ekipi i parë, me pajisjen teknologjike dhe mbi të gjitha me vullnetin dhe këmbënguljen e brezave që i dhanë histori suksesi institucionit të “Institutit të Policisë Shkencore”, që është sot më i rritur, më i konsoliduar, më i mirëpajisur dhe më profesional me ekspertë e sektorë që drejtohen me profesionalizëm nga Perlat Çullaj, që ka pasuar në këtë detyrë Niko Brahimin nga Bolena e Vlorës.

Lindja dhe zhvillimi i kriminalistikës shqiptare

Nga të dhënat historike gjurmat e para të kriminalitetit që trajtoheshin brenda një sistemi ligjor zakonor, në shumë zona shqiptare, që datojnë në shekullin e XV-të, kur ligjësia kanunore (e drejta zakonore shqiptare) praktikohej gjerësisht në shumë zona të Shqipërisë. Ky sistem funksiononte deri diku sipas kanuneve poppullore, por me drejtësi sipas kohës, ishte i shpejtë, i lirë dhe kishte pak krime të pazbuluara, krahasuar me vendet evropiane.E drejta zakonore konsiderohej më autoritare se ligjet e shkruara të pushtuesve. Kjo vijoi në gati pesë shekuj, edhe në pashallëqet shqiptare të Shkodrës e Janinës, ku pashallëqet ishin përgjegjëse për rajonin e tyre dhe mund të ndryshonin vetë kodin penal për qytetarët, edhe pse shumica e zotëruesve të tokave shqiptarë ishin nën juridiksionin e Sultanit dhe sulltanatit osman. Kundërshtitë ndaj ligjit osman ishin të ashpra sidomos më 1847, gjatë kryengritjeve të mëdha popullore antitanzimat, u refuzuan rekrutimet e ligjit Nizam të vitit 1843, dhe thellë në popull ka vepruar e drejta zakonore shqiptare e ligjvënësve popullore, (Lekë Dukagjinit, Gjergj Kastriotit, Papa Zhulit, Idriz Sullit etj). E drejta shqiptare u zbatua për herë të parë zyrtarisht për qytetarët shqiptarë në vitin 1912 pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me miratimin e “organizimit të ri të drejtësisë” më 10.5.1913. Me vendimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe me princin Wilhelm të Wied si princ të Shqipërisë më 10.4.1914, u shpall “Statuti Organik i Shqipërisë” në Vlorë. Kishte një këshill të pleqve, gjyqtarë paqësorë, gjykata të shkallës së parë dhe gjykata apeli, ndërkohë që sistemi i drejtësisë penale shqiptar ishte i njëjtë si ai i vendeve të tjera në vitin 1946, kur modeli i RPPSH ishte marrë nga ish-BS.

Sipas profesorëve të parë të Kriminalistikës në vendin tonë, Polica shqiptare nuk trashëgoi mjete, specialistë dhe as literaturë në fushën e kriminalistikës, prandaj dhe fillesat e para janë pas LIIB. Megjithatë është e njohur se Shqipëria në qershor 1929 është ftuar nga Konsulli austriak në Shkodër për të marrë pjesë në Komisionin Ndërkombëtar të Policisë Kriminale (Interpol). Më 25.5.1936 deri më 4.6.1936 një delegacion shqiptar mori pjesë në takimin e Beogradit. Por këto takime ishin fragmentare dhe nuk flasin për ngritje të këtij sistemi dhe as të strukturave, pasi vetëm në 4.11.1991 Shqipëria u pranua në INTERPOL. Në vitin 1946 u hap për herë të parë “kursi i kriminalistikës” në MPB, ndërsa dy vjet më vonë më 1948-ën u krijua një degë tekniko-shkencore kriminalistikë në Drejtorinë e Policisë ku drejtonte Lako Polena dhe më vonë Sali Ormëni. Pas përgatitjes së grupit të parë dhe të dytë të kriminalistëve, u rihap një kurs tjetër i eksperteve të kriminalistikës edhe në vitin 1949. Kandidatët u përzgjodhën nga oficerët e rinj të policisë popullore, që plotësonin kriteret e përcaktuar për moshën dhe arsimin. Nga kontingjentet e parë të eksperteve, pesë oficerë u emëruan në Laboratorin Qendror Kriminalistik (Dega Tekniko-Shkencore, emërtimi zyrtarisht), ndërsa 7 ekspertet e tjerë, u caktuan në rrethet kryesore të vendit: Berat, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Shkodër e Vlorë. Laboratorit Qendror Kriminalistik (LQK) të ngritur pranë Drejtorisë së Policisë në vitin 1961, si organizmi drejtues i Shërbimit Kriminalistik. Laboratori u ngrit dhe zhvilloi veprimtarinë mbi bazën e degës Dega Tekniko-Shkencore, sikurse ishte emërtimi i parë i kësaj strukture të rëndësishme të zbulueshmërisë së krimeve. Detyrat që ju ngarkuan ishin mjaft të rëndësishme si: kryerja e ekspertizave kriminalistike për gjithë hapësirën e Republikës së Shqipërisë; përgatitja e kuadrove eksperte kriminalistë, organizimi i punës përgjithësuse shkencore në fushën e kriminalistikës. Në grupin e eksperteve të par kriminalist  në Shqipëri që vunë gurin e parë të themelit të këtij institucioni janë Shefki Haxhiu, i cili e drejtoi LQK, dhe punoi deri në ngritjen e konsolidimin e Shërbimit Kombëtar Kriminalistik në Shqipëri. Për përgatitjen e kuadrove të rinj eksperte kriminalist, LQK aplikoi praktiken e njohur botërore: “trajnimin çdo vit të stazhierëve”, përgjithësisht kuadro që zgjidheshin nga Akademia e Policisë, ku “Kriminalistika” jepej si lëndë nga pedagogët, Ajet Haxhiu, Neki Ahmeti dhe më tej nga Prof Ilir Mandro, Idajet Shatro, që ishin dhe janë eksperte të kriminalistikës shqiptare.

Në ketë rrugë, gradualisht, shërbimi kriminalistik u shtri në gjithë vendin sipas ndarjes administrative të kohës, ndërkohë LQK po kompletohej me departamente të reja funksionale Krahas atyre fillestare të fotografisë, daktiloskopisë, balistike-traseologjisë, ekzaminimit të dokumenteve, u ngritën edhe ai i kimisë ligjore i drejtuar nga kimisti i njohur Raqi Qirici, si dhe i provës biologjike, që është drejtuar dikur nga Dr. Spiro Çipi. Fakt është se nevoja e ngritjes së institucioneve të pasluftës ishte imediate edhe në fushën e policimit si dhe në atë të përgatitjes së kriminalistëve shqiptarë. Në shtator 1946 hapet kursi parë për përgatitjen e ekspertëve kriminalistikë. Pas dy viteve më 1948 krijohet dega tekniko-shkencore e kriminalistikës pranë Drejtorisë së Policisë. Pas viteve ’50-të të shekullit XX-të pati një rritje të vëmëndjes së strukturave dhe filloi edhe përgatitja e kriminalistëve të parë shqiptarë. Kështu në vitin 1954, “Kriminalistika” u fut si lëndë mësimore në Fakulitetin e Drejtësisë me petagog Skënder Begeja. Faktikisht që në vitin 1951 kishte rifilluar ristrukturimi i Policisë shqiptare sipas ekspertizës ruse, pas mbritjes së dy këshilltarëve rusë pranë Drejtorisë së Policisë ku drejtonte Sali Ormëni (16.2.1948-2.3.1951), dhe më tej Maqo Çomo. Meqënëse e kërkonte nevoja e zhvillimit me mbështetjen e majorit sovjetik F.V. Bushejev (këshilltar kriminalist) në vitet 1951-1953 u ngrit “struktura kriminalistike” me (gjashtë specialistë shqiptarë me një aktivitet 25 akte ekspertimi në mënyrë të përvitshme. Por kjo ishte vetëm si fillim ose si themel të ngritjen dhe zhvillimit të kriminalistëve të parë shqiptarë. Kjo ishte edhe periudha kur në Shkollën e Saukut ngriti edhe kurset e para të kriminalistikës”. Kështu që instituti kriminalistik me mjetet tekniko shkencore që dispononte në atë kohë, filloi që t’ju vijë në ndihmë përveç organeve të punëve të brendshme edhe prokurorisë e gjykatës në luftën e tyre kundër krimit dhe kriminalitetit. Kriminalistika në këtë periudhë vlerësohej si shkenca  juridike  dhe që kishte si bazë ligjore legjislacionin penal, legjislacionin procedurial penal dhe aktet nënligjore në zbatim të tyre. Gjithë sistemi shkencor në veprimtarinë praktike ishte në dobi të hetimit, të gjykimit dhe të ndjekjes nga ana e organeve të punëve të brendshme si dhe të kontrollit të hetimeve nga ana e prokurorit.

Kështu në funksion të shërbimit kriminalistik për herë të parë kemi krijimin e kabinetit mësimor me mjete teknike për demostrim gjatë mësimit dhe për punë praktike 1aboratorike posaçërisht për shërbimin kriminalistik, që i përket viteve 1952-1953 si dhe një kënd metodiko-mësimor i cili shfrytëzohej nga kuadrot dhe kursantët në shkollë.  Më 20.1.1954, u krijua sistemi i parë i arsimit policor Shkolla e Bashkuar e MPB-së në përbërje të së cilës kishte dy degë “Polici” dhe “Sigurim”, por vëmëndje pati dhe për fushën e kriminalistikës. Në shkollën e MPB-së vijoi përgatitja e specialistëve për policinë dhe sigurimin në sistemin një dhe dy vjeçar. Kështu krijimi i kësaj shkolle ndoqi modelin e programeve ruse që mbaheshin si më të përparuarat e kohës si dhe modelin strukturor të “Shkollës së Bashkuar e Oficerave”. Rajoni i Saukut do të shndrohej në pikën referente për të gjithë kontigjentet përfshi dhe ekspertë kriminalistë. Kështu “në hapat e para në këtë drejtim u hodhën për krijimin dhe plotësimin e kabinetit të kriminaliatikës, si dhe u krijuan dhoma e mundjes sambo, e historikut të shkollës, salla e kinemasë, salla e mbledhjeve dha ajo e bibliotekës”. Pas ndryshimeve ligjore për policinë, me dekret 1893, datë 5.7.1954 shpallet dekreti “Mbi Policinë Popullore”, ku Policia Popullore përbëhet nga 5 shërbime si dhe pranimi bëhej për moshat 20-35 vjeç dhe daljet në pension nga 55 vjeç për oficerët dhe 50 për policët, si dhe për ekspertët kriminalistë edhe pse ishte një shërbim në fillimet e veta. Më 1.10.1959, është për t’u shënuar se janë dërguar për studime, në kursin e kriminalistikës në ish-Bashkimin Sovjetik 7 ekspertë kriminalistikë, të cilët përfunduan kursin më 1960 dhe u kthyen në Atdhe, ku edhe krijuan laboratorin e parë qendror Kriminalistik shqiptar, por dhe të profilizuar të fotografisë, biologji-mjekësi ligjore, kimisë, gjurmëve dhe balestikës, sikurse u futën edhe metoda si: nihidrina, pluhurat, daktiloskopikë, luminiforë, analiza luminishente në ekzaminimin e dokumenteve, elektroliza për restaurim. Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957 në Fakultetin Juridik filloi te jepej lënda e Kriminalistikes e drejtuar nga Profesor Skënder Begeja, që i dha impulse te reja, aspekteve teorike te kriminalistikës në Shqipëri. Në ketë periudhë u hartuan metodikat bazë të ekspertimeve kriminalistike nga eksperti Shefki Haxhiu, “Fotografia ligjore”, “Balistika ligjore”, “Traseologjia”, “Daktiloskopia”; nga Neki Ahmeti “Këqyrja e vendit të ngjarjes” dhe “Ekspertimi grafik i dorëshkrimeve”, nga Raqi Qirici “Këqyrja e vendit të ngjarjes në zjarret”, dhe “Mikrogjurmët”, nga Faredin Poçari, “Ekzaminimi i teksteve të daktilografuara”, nga Neshat Tozaj, “Ekzaminimi grafik i nënshkrimeve”, Skënder Begeja, “Kriminalistika”, 1985 dhe 1997; nga Estref Myftari “Ekzaminimi teknik i dokumenteve”, “Armët e ftohta”, “Kriminalistika” në nga Prof. Ilirjan Mandro etj.

Nga të dhënat dokumentare gjejmë se pas viteve 1962-1963 në kuadrin e përsosjes së mëtejshme të planeve mësimore, për një përgatitje sa më efektive dhe të domosdoshme të kuadrit të MPB, për një përgatitje sa më të plotë me dije të sistemuara, dhe për një gërshetim edhe me lëndët e tjera si atë të kriminalistikës, të së drejtës penale etj., u miratua plani i ri mësimor i viteve 1964–1967 me këto lëndë: “Gjuhë–letërsi, Matematikë, Historia e Shqipërisë, Trigonometri, Sterometri, E Drejta Penale, Historia e Lëvizjes ..Ndërkombëtare, Disiplina e parë, Kriminalistika, E Drejta Shtetërore, E Drejta Administrative, Materializëm..”. Gjatë këtyre viteve, nga ekspertet e kriminalistikës shqiptare organizuan dhe zhvilluan Konferencat Kombëtare Kriminalistike: e para më 1965, e dyta më 1972, e treta në vitin 1982, e katërta më 1999 dhe më tej që ju hap rruga zhvillimit të mëtejshëm të ekspertizës kriminalistike shqiptare. Me daljen e VKM nr. 184 datë 20.12.1971 “Për krijimin e SHL të MPB-së” nga 1.9.1972, shkolla ka funksionuar si shkollë e lartë 3 vjeçare nga të cilat 2 vjet bëheshin me shkëputje nga puna dhe një vit pa shkëputje nga puna. Bazuar në të dhënat zyrtare 1972-1990 janë përgatitur një kontigjent prej 365 oficerë policie, 638 oficerë sigurimi dhe 369 oficerë kufiri”, ku nga kontigjenti i oficerëve të policisë por merreshin edhe nga universiteti specialistë për shërbimin kriminalistik. Shërbimi Kriminalistik në ketë periudhe mori fizionominë e një strukture bashkëkohore. Por duhet pranuar se në 15 vite, që është e njohur si periudha që pati zhvillimet e Kriminalistikës në vitet 1975-1990, dhe që është e gjithëpranuar se pati një periudhë stanjacioni për kriminalistikën shqiptare. Gjithë kompetencat e bazës i kaluan LQK që e shndruan atë në një organizëm drejtues me pesë ekspertë që kishin kryesisht funksionin e kontrollit e ndihmës për ekspertet e rretheve, të cilët në vijimësi do të kishin kompetenca të gjera për të kryer me ato laboratorë të vjetër të viteve ’60-të që kishin në disposicion ekspertët për të gjitha llojet e ekspertimeve. Në vitin 1983, u ngrit Laboratori Kriminalistik pranë Hetuesisë se Përgjithshme, organ i krijuar sipas modelit perëndimor e kryesisht atij amerikan (të FBI edhe pse marrëdhëniet me amerikanët në këtë periudhë nuk ekzistonin). Ky model funksionoi për gati një dekadë (1983-1992). Ekspertet e kohës Estref Myftari dhe Sokrat Meksi, kërkuan bashkimin e këtij laboratori me atë te mjekësisë ligjore për të krijuar një Institut të Shkencave Ligjore (forensic). Megjithatë kjo ngeli vetëm në planin e ideve sepse u miratua nga strukturat e lidershipit por nuk u mundësua praktikisht për mungesë të buxhetit por dhe mentalitetit të kohës, pasi “atomi nuk mund të ndahej”. Megjithatë Laborator solli një risi në kriminalistiken shqiptare si për konceptimin e kriminalistikës si strukture e shkencave ligjore për organizimin e saj me detyra të detajuara për këqyrjen e vendit te ngjarjes nga ajo e ekspertizës ligjore, por dhe për përqasjen dhe evolimin e mendimit shkencor. Kjo vërtetohet edhe për faktin se për herë të parë në Shqipëri kemi publikime për probleme të kriminalistikës, sikurse janë monografitë “Këqyrja e vendit të ngjarjes” (1984), “Zbulimi i falsifikimeve në dokumente” (1987), artikujt “Kriminalistika shkence e zbulimit të krimeve dhe e identifikimit të autorëve të tyre” në revistën e njohur “Shkenca dhe Jeta” (1987), etj.

Zhvillimet në fushën e kriminalistikës në Shqipëri morën një dimension të ri pas shndrimeve demokratike në vendin tonë. Kështu me ndryshimet politike në vend, më 24.8.1991 nisin zhvillimet e para dypalëshe për fushën e zbulimit të krimeve. Pikërisht në këtë kohë kemi një marrëveshje mjaft të rëndësishme italo-shqiptare për luftën kundër kriminalitetit të organizuar, drogës, lëndëve narkotike, psikotrofe, për luftën kundër kontrabandës, përdorimit të armëve të zjarrit. Në vitin 1992, LQK u bashkua me Laboratorin e Hetuesisë se Përgjithshme, që mori emërtimin që ka dhe sot “Policia Shkencore”. Laboratori i Policisë Shkencore u kompletua me personal të kualifikuar të kësaj fushe, dhe nga dhjetë specialistë që nisi fillimisht u rrit në vite në 25 eksperte në vitin 2000, duke u organizua me 5 departamente. Fakt është se Instituti i Policisë Shkencore ka ardhur gjithmonë në rritje dhe konsolidim strukturor dhe produktiv. Në ketë periudhe, u intensifikua shkëmbimi i eksperiencës me institucione e kolege eksperte nga vende të ndryshme, sikurse janë ekspertë të veçantë por edhe me grupe u dërguan për specializime afat shkurtra e aftmesme në SHBA, Gjermani, Britani, Turqi, Itali, Rumani, Greqi, dhe në vende të tjera. Bazuar në marrëveshjet e DPPSH-së në vendin tonë kanë ardhur kohë pas kohe edhe mjaft eksperte kriminalistë të këtyre vendeve, sidomos nga Britania e Madhe, prej të cilëve ekspertët shqiptarë të kriminalistikës përmendin: Tom Harper dhe Haydn Oakey, të cilët dhanë një kontribut të veçantë për trajnimin e eksperteve shqiptare dhe, për realizimin e një programi bilateral me vlerë të konsiderueshme, që ishte përfitim për Policinë Shkencore. Kjo çoi në përmirësim të ndjeshëm të modernizimit në Institutin e Policisë Shkencore: në qendër (LQK), departamentet të vendosura në mënyrë të të standardizuar dhe me pajisje me aparatura bashkëkohore. Në këtë kuadër edhe në laboratorët e qarqeve u paisen me mjete dhe automjete për këqyrjen e vendit të ngjarjes, që është zanafilla e zbulimit të krimeve.

Gurë kilometrikë në stacionet me Institutit të Policisë Shkencore

Ekspertët kriminologë vlerësojnë konferencat shkencore kombëtare dhe publikimet në këtë fushë, aq të domosdoshme dhe që kanë ngelur gurë kilometrikë në rrugën e ngritjes, zhvillimit dhe konsolidimit të Institutit të Policisë Shkencore. Kështu katër janë konferencat që ekpertët tanë i kanë pika reference për të djeshmen dhe për të sotmen por dhe një start i mirë për ecurinë dhe përsosmërinë e punës në të ardhmen. Më konkretisht: Konferenca e parë kombëtare e kriminalistikës është e para konferencë në Shqipëri me ekspertë kriminalistë dhe pati: Referati “Mbi rolin e Kriminalistikës në zbulimin dhe hetimin e krimeve” nga Skënder Begeja; “Gjurmët në vendin e ngjarjes dhe rëndësia e tyre për zbulimin e krimeve” nga Xhoxhi Konomi; “Ekspertimi kriminalistik i dokumenteve” nga Faredin Poçari; “Mbi ekspertimet balistike ligjore” nga Shefki Haxhiu; “Disa çështje mbi versionet në këqyrjen e vendit të ngjarjes” nga Izet Hoxha; “Rëndësia dhe sukseset e teknikës, zbulimin dhe hetimin e krimeve” nga Njazi Jaho; “Disa çështje mbi këqyrjen e vendit të ngjarjes” nga Neki Ahmeti; “Njohja dhe zbatimi i metodave kriminalistike në shqyrtimin e çështjeve penale nga gjykatat” nga Koço Nova; “Mbi përhapjen dhe zhvillimin e njohurive kriminalistike” nga Ajet Haxhia; si dhe “”Mbi disa çështje të mjekësisë ligjore” nga Spiro Çipi. Kjo konferencë ishte bazë për zhvillimnet e ardhshme dhe të pritshme për ekspertët e ardhshëm kriminalistë. Konferenca ishte një përgjithësim i punës së kryer të organeve të hetusisë, prokurorisë, organeve të punëve të brendshme, gjukatat dhe eksperimentimi kriminalistik në zbulimin, hetimin dhe parandalimin e veprave penale.., që I dha shtytje veprimtarisë së organeve në luftë kundër kriminalitetit.

Konferenca e dytë kombëtare e kriminalistikës e vitit 1974,pati referatin “Disa çështje të ideologjisë ml në kriminalistikë” nga Skënder Begeja; “Kritikë e pikëpamjeve b,r, në fushën e kriminalistikës” nga Izet Hoxha; “Probleme të kriminalistikës në procesin gjyqësor” nga Seit Panariti; “Mbi gjurmimin popullor tradicional” nga Ajet Haxhiu; “Disa çështje të psikologjisë gjatë pyetjes së dëshmitarëve dhe të pandehurve” nga Xhoxhi Konomi; “Bashkëpunimi i hetuesit me kolektivin punonjës gjatë fazës së hetimit të çështjes penale dhe parandalimit të krimeve” nga Kleanthi Gusho, “Mbi personalitetin e të pandehurve” nga Liri Gjoliku, “Disa metoda që përdorin personat fajtorë në përvetësimin e pasurisë dhe zbulimi i tyre” nga Veiz Halili, “Taktika e këqyrjes së vendit të ngjarjes në vjedhjet me thyerje” nga Spiro Vodica, “Disa probleme të metodikës së hetimit të krimeve të marrëdhënieve seksuale me dhunë” nga Jani Lezo, “Disa metoda teknike në këqyrjen e vendit të ngjarjes në aksidentet automobilistike” nga Nestur Cani, “Organizimi i punës operative-hetimore për zbulimin e vrasjes së ndodhur në fshatin Kurtinë të rrethit të Lushnjës, më 16 prill 1960” nga Ali Korbi, “Disa çështje të ekspertimit grafik të nënshkrimeve” nga Neshat Tozaj, “Disa çështje të ekspertimeve kimiko-kriminalistike” nga Sotiraq Qirici.

Konferenca e tretë. Konferenca e tretë kombëtare e kriminalistikës ishte një hap i madh përpara në fushën e zbulueshmërisë së krimeve dhe kriminalitetit. Në këtë konferencë pati një sërë referatesh dhe kumtesash sikurse kanë qenë: “Drejtimet kyesore të zhvillimit të shkencës së kriminalistikës në zhvillimin, hetimin, gjykimin dhe parandalimin e veprave penale” nga Doc.Skënder Begeja, Paskal Haxhi, Faredin Poçari, Odhise Porodini; si dhe kumtesat: “Roli i ekspertimeve komplekse në zbulimin, hetimin, gjykimin dhe parandalimin e veprave penale” nga Shkëlzen Bajraktari dhe Fehmi Avdiu, “Identifikimi i fajtorit sipas metodës së krimit të vjedhjes me thyerje” nga Miltiadh Muçi dhe Nasho Gjinopulli, “Taktika e pyetjes së dëshmitarëve dhe të miturve” nga Spiro Spiro, “Masat e menjëhershme për zbulimin dhe fiksimin e provave materiale, të gjurmëve në vendin e ngjarjes dhe ndalimi i fajtorit” nga Neki Ahmeti dhe Hektor Shehu, “Bashkëpunimi i hetuesit me organet e kontrollrevi-zionimit në hetimin dhe parandalimin e përvetësimit të pasurisë shtetërore” nga Reshat Leskaj, “Koncepti i sigurisë dhe i probabilitetit në fushën e kriminalistikës” nga Izet Hoxha dhe Estref Myftari, “Disa çështje të hetimit dhe parandalimit të krimit të nxjerrjes së prodhimeve industriale me cilësi jo të mirë” nga Gjergji Suli, Halo Xhemalaj, Dilaver Bregasi, “Disa çështje të hetimit dhe parandalimit të shkeljeve të rregullave të sigurimit teknik në punë” nga Sinan Baboçi e Sabri Rapi, “Hetimi i veprave penale në fushën e transportit hekurudhor” nga Hajri Shehu. Për analistët e kohës gjykohet se konferenca i përmbushi pritshmëritë që organet e hetuesisë, gjykata, prokuroria, organet e MPB dhe kriminalistika..Në këtë periudhë objeksioni themelor i specialistëve e ekspertëve të kriminalistikës ishte identifikimi me baza shkencore për ta ngritur në nivelin e identifikimit mbi bazën e “teorisë së provave”, pasi duhej dalluar “identiteti” dhe “ngjasimi” duke e lidhur në këtë kohë edhe me dialektikën e natyrës. Përparësi në këtë periudhë ju dha edhe teknikave të kriminalistikës, që në gati gjyëm shekull nga vitet ’70-të të shekullit të kaluar e në vijimësi ka një evolim jashtëzakonisht të madh në rritje profesionale të ekspertëve kriminalistë, por edhe të teknologjisë dhe informacionit e deri tek inteligjenca artificiale që edhe aktualisht është në fazën më të lartë të zhvillimit të saj.

Konferenca e katërt shkencore e Kriminalistikës. Pikë kulmore për kriminalistiken shqiptare në ketë kohe, duhet vlerësuar organizimi i Konferenca IV Kombëtare e Shkencave Ligjore, në vitin 1999e titulluar sipas konceptit bashkëkohor te kriminalistikes si pjesë e korpusit “shkencat ligjore”. Finalizim i gjithë përpjekjeve te bëra gjatë viteve duhet konsideruar ngritja e Institutit të Policisë Shkencore një çerek shekulli më parë në vitin 2000, ku me pas u instaluan programet automatike AFIS e Papillon, laboratori i ADN, dhe ai digjitale kriminalistike. Në drejtimin shkencor janë zhvilluar gjithashtu simpoziumet shkencore “Kriminalistika në shekullin e Ri”, maj 2004 dhe “Këqyrja e vendit te ngjarjes”, qershor 2005; janë botuar monografitë “Fotografia kriminalistike” 2001; “Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet me armë zjarri” më 2002 ; Daktiloskopia më 2004, Ekzaminimi shkencor i dokumenteve, më 2005, “Metoda moderne në eksperimentimin kriminalistik” 2006; Kriminalistika 2008; ndërkohë që në Konferencën e XI Shkencore të AS-së me temë: “Forcimi i proceseve të gërshetimit ndërmjet Policisë Shkencore dhe Inteligjencës Artificiale”, që do të mbahet së shpejti pritet të ketë pjesëmarrës me punime shkencore nga ekspertë kriminalistë: Brian Spahiu, Anja Vangjeli, Viola Guri, Skënder Minarolli, Orest Afezolli, Artur Mali nga IPSH-ja.

Kush e ka drejtuar në vite Institutin e Policisë Shkencore

Institutit të Policisë Shkencore ka tashmë një historik të pasur dhe me punonjës të përkushtuar. 14 drejtorët që e kanë drejtuar këtë institucion që prej themelimit kanë qenë: Shefki Haxhiu, Neshat Xhemil Tozaj (1943 Kallarat-2008), Miltjadh Muçi, Petrit Dashi, Luan Veliqoti, Orest Afezolli, Estref Myftari, Vladimir Ikonomi, Viktor Bulku, Ajdin Mborja, Dritan Zoto, Xhevair Çeloaliaj, Niko Brahimi dhe Perlat Çullaj që është drejtuesi aktual i Institutit të Kërkimit shkencor. Në vitin 1990 LQK kishte tetë specialstë ekspertë: Estref Myftari nga Skrapari, Anesti Prifti nga Erseka, Vladimir Petro Papi (kimist ekselent) nga Korça, Dritan Zoto nga Vunoi, Shpëtim Huta nga Delvina, Sotiraq Ristollari nga Pogradeci, Orest Afezolli nga Durrësi (origjinë nga Korça), Sulo Hodo nga Tepelena. IPSH-ja i krijuar para një çerek shekulli dhe ka një personel prej 78 ekspertë me 11 sektorë: Sektori i Menaxhimit të Cilësisë, Koordinimit dhe Akreditimit me Drejtues Luida Ndoka; Sektori i Përpunimit, Vlerësimit të Gjurmëve Papilare dhe Vendit të Ngjarjes që drejtohet nga eksperti i njohur Drejtues Dritan Zoto; Sektori Gjurmëve të Gishtave, Daktiloskopia Drejtues me drejtues Orest Afezolli; Sektori i Ekzaminimeve Biologjike dhe ADN-së (shtohet Laboratori i Referencës)  me drejtuese kryekomisar Zonjë Belaj, Sektori i Ekzaminimeve Balistike Drejtues Viktor Bulku, Sektori i Ekzaminimeve Kimike me Drejtues Artemida Koçiraj, Sektori i Ekzaminimeve Kompjuterike Drejtues Brian Spahiu, Sektori i Ekzaminimeve Grafike dhe Dokumentave Kryekomisar me drejtues Kristaq Gjika, Sektori i Administrimit të Provave dhe Dokumentacionit Drejtues Fatjon Kalluçi, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse që drejtohet nga znj.Flutura Shaba, Sektori i Identifikimit Biometrik/Zërit/Pamjes/Qendra e Kompetencës Drejtues Anja Vangjeli. Objekti i punës së IPSH-së është plotësisht i specifikuar, “për kryerjen e ekspertimeve kriminalistike, këqyrja e vendit të ngjarjes dhe pjesëmarrja në veprime proceduriale, për punën kërkimore – shkencore e përgjthësuese në zbatimin e metodave të reja shkencore në fushën e kriminalistikës, për përgatitjen e kualifikimin e specialistëve  të Policisë Shkencore si dhe i sektorëve të tjerë të policisë apo organeve të tjera për aspekte të kriminalistikës. Ndërkohë që për përgjegjësitë janë ato që lidhen me “gjetjen dhe  mbledhjen e  provave, ekzaminimi i  provave, paraqitja e ekspertimit për organet e drejtësisë”. Bazuar në ligjin për Policinë e Shtetit Instituti i Policisë Shkencore është strukturë e veçantë në varësi administrative të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda. IPSH ka ndjerë dorën mbështetësë të DPPSH, për sistemin e drejtësisë penale, procesin e hetimit përmes mbledhjes së provave në skenën e krimit, ekspertizës kriminalistike cilësore, të paanshme dhe të besueshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për metodat shkencore bashkëkohore si dhe standardet ndërkombëtare në fushën e kriminalistikës. Statusi, organizimi, funksionimi dhe trajtimi i punonjësve të Institutit të Policisë Shkencore janë të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Misioni është rrjedhojë logjike e ligjit: “Policia Shkencore është strukturë e specializuar e Policisë së Shtetit për zbatimin e metodave shkencore dhe përdorimin e mjeteve teknike kriminalistike, në zbulimin, fiksimin, ekzaminimin dhe vlerësimin e provave materiale,  në ndihme të organeve të Policisë, Drejtësisë  dhe Institucioneve të tjera shtetërore  si dhe të personave juridikë e fizikë, për parandalimin, zbulimin, dokumentimin e çështjeve penale, civile etj”, për të cilin punohet në mënyrë të heshtur dhe me profesionalizëm të lartë. Nuk është e rastit që vlerësimi për IPSH-në ka qenë në të gjitha nivelet bindshëm për akordimin e medaljes “Vlerësim Profesional”. IPSH-ja është gjithashtu edhe shumë e pasur me aparatura dhe pajisje që nga koha kur u ngrit për herë të parë dega teknike (1948) e LQK-së dhe IPSH-së, Këto instrumente kanë qenë të larmishme dhe që kanë ardhur në vendin tonë nga SHBA, Britania, Italia, Turqia dhe nga vende të tjera nga miq e partnerë ndërkombëtarë. Një pjesë e tyre gjenden në muzeun “Bunkart”, “Shtëpia e gjetheve” dhe në IPSH, në Muzeun e Policisë në Akademinë e Sigurisë në pritje për t’u ngritur muzeu institucional që flet shumë me punën e heshtur por pasionante të specialistëve dhe ekspertëve që kanë qenë dhe kanë mbetur një pasuri dhe vlerë për institucionin e Policisë së Shtetit shqiptar.

Burimet e studimit:Skënder Begeja, Kriminalistika, SHBLSH, Tiranë, 1997; Revista Drejtësia, nr.3.1995; Revista “Koha dhe drejtësia”, nr.1, 1995, faqe 6-9. Nga librat e vjetër Kriminalistika, Moskë, 1984 (R.I.P.C), I.F.Krillov, Në botën e kriminalistikës, 1990, faqe5, Broshurat e tre konferencave shkencore të shtypur nga Shtypshkronja “Mihal Duri”, më 1966, 1974 dhe 1982; Artikulli “Kriminalistika shkence e zbulimit të krimeve dhe e identifikimit të autorëve të tyre” në revistën e njohur “Shkenca dhe Jeta” (1987),; Doct Skënder Begeja, Kriminalistika, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Poliitiko-juridike, Shtypshkronja “8 Nëntori”, Tiranë, 1985; Skënder Begeja, “Kriminalistika”, vëllimi I, Tiranë, Shb: “Erik”, 2001, Skënder Begeja, “Kriminalistika”, vëllimi II, Tiranë, Shb: “Erik”, 2001; Groos, H, Manuel pratique d’instruction judiciaire”, I.I. Paris, 1899;Akademia e Policisë, guida, 2002; Neki Ahmeti, Identifikimi kriminalistik i personave në bazë të dorëshkrimit të tyre, Tiranë, 1983 (151 faqe); Luan Veliqoti, Fotografia kriminalistike, Shb, “Geer”, Tiranë, 2001; Estref Myftari, “Kqyrja e vendit të ngjarjes”, Shb: “Albal”, Tiranë, 1996 (botim i dytë); Prof. Dr. Ilirjan Mandro, Kriminalistika, (njohuri për kriminalistikën), Pjesa I, Emal, 2011 dhe Pjesa II, 2016; Prof. Dr. Ilirjan Mandro, Kriminalistika, Tiranë, 2022; Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1985; Prof S. Begeja, Prof. Ilirjan Mandro; Orest Afezolli “Policia Shkencore, Tiranë, 2004”, faqe 14; Periodiku i Revistes se AS-se, “Policimi dhe Siguria, 2015-2025.