Vlerat universale të librit “Eleganca e lotëve” të dr. Iris Halili
Pajtim Sejdinaj
Ese
1.
Kur e mbarove së lexuari librin u mbusha me frymë nga fryma e personazheve të librit. Dhe në fund kuptova se autorja Irisi Halili ka sjellë në letërsisë shqipe një “kryevepër”, analizën dhe gjykimin e së cilës do ta bëjë jo thjesht si lexues, por si ish-mësues letërsie.
Autorja e librit thotë “ia dedikoj Ganimete Gjilani Fratari (gjyshes) ku gjatë gjithë jetës i thërrisja NËNË”.
Në planin individual ka të drejtë sepse ato e kanë shoqëruar njëra-tjetrën në rrugët e vështira të jetës ku kanë kaluar. Nga kjo pikëpamje libër s’shtjellon vetëm biografinë e personazhit kryesor, por autobiografinë e gjurmëve të narratueses. Por kur e mbaron librin së lexuari, kushdo e kupton se libri e ka kaluar rrethin e ngushtë biografik dhe elementët e një autobiografie duke marrë e duke i përgjithësuar ato nëna, gjyshe e gra, të gjithë ato vajza, femra që kanë patur fatin e personazheve që gjallojnë në libër.
Pse libri ka vlera universale?
Libri ka vlera universale si në formë dhe në përmbajtje.
Në formë autorja ia lë për ta nënkuptuar lexuesi dhe ta përcaktoj statusin e librit në bazë të shijeve estetike të tij, domethënë një lloj romani historik, artistik, social, psikologjik, filozofik në modelin e prozës të Kafkës, Kamysë, Frojdit etj. Pra personazheve të saj (megjithëse janë njerëz realë) u jep tiparet e personazheve të këtyre autorëve, duke qenë dhe vetë narratuese e ngjarjeve. Ajo përshkruan me nota rrëngjethëse pasazhe dramatike dhe tragjike në libër. Përvoja e saj si hulmtuese dhe studiuese e letërsisë botërore dhe në veçanti e këtyre autorëve e bëjnë librin më tërheqëse për lexuesin.
Ajo ka sjellë në prozën shqiptare një lloj risije në rrëfimin e saj. Ka një gërshetim të tipareve të prozës biografike me atë autobiografike, të përafërta me ditarin duke prishur rregullat e rendit kronologjik të tyre. Duke qenë vetë rrëfyese ku mbante brenda shpirtit një ngarkesë dramatike me elementë tragjikë ku ajo donte ta shkarkonte diku. Pra ngjarjet do t’i ndaj me dikë. Dhe ai është lexuesi i sotëm.
Libri i ngjan një ditari në hapësirë dhe në kohë. Koha e rrëfimit është e shkuara, gërshetuar me të tashmen. Rrëfyer nga një vajzë e mitur që është dhe vetë pjesëmarrëse në udhëtimi real të “Ferrit” për të takuar “Promoteun”.
Nuk mund të imagjinosh dot tronditjen shpirtërore të një vajze të vogël gjatë këtij udhëtimi që ka brenda dhimbjen shpirtërore të nënës për djalin, të motrës për vëllain apo të mbesës për dajon.
Është një fakt interesant dhe real në libër që sjell rrëfimi brilant i një vajze 12-vjeçarje me një kujtesë të adhurueshme që i ingjan një kameramani ku ka fiksuar çdo detaj, çdo pasazh, çdo moment, çdo gjurmë që linte e ëma dhe gjyshja në këtë udhëtim. Ajo shkelte në gjurmët e tyre të lagura nga lotët margaritarë. Udhëtimi i tyre kalonte nëpër rrugët e “Ferrit” për të mbërritur atje ku ata të paudhët mbanin në pranga Promoteun. Sa në një cep dhe në cepin tjetër të “Ferrit” d.m.th sa në Ballsh, Qafë-Bari, Zejmen e gjetkë. Por “Promoteu” mbijoi. Ato e panë me sytë e tyre kur ai u kthye i sfilitur, por me kokën lart duke fituar lirinë.
Në libër përshkruhen torturat, tmerret, dhuna ndaj ëngjëjve që kërkonin për ta shpëtuar popullin dhe vendin e tyre nga humnera e “Ferrit”. Këta ëngjëj janë përshkruar me nota të dhimbjes së bukur, rrëke lotësh, malli të djegur, të një dashurie që s’venitej kurrë, të një shprese që çel si lule dhe vaditje nga “Liqeni i lotëve”.
Këto skena rrëngjethse vajza e vogël 12-vjeçare i kishte fiksuar në kujtesë duke sjell për herë të parë “Inteligjencën Artificiale” në këtë vend të shumëvuajtur. Dhe për t’i hapur kanatat e kësaj “inteligjence” mbas 40 vjetësh. Kur ajo e kuptoi se “Ferrit” i duhej çjerrë maska. (Ata që e kishin për detyrë për të ua çjerrë maskën Ferrit s’po vinin dorë).
Mbresat, copëza të këtij udhëtimi autorja i ka kthyer në legjenda, anekdota, mite, rrëfenja për t’u mbajtur mend nga lexuesi dhe ata t’u tregojnë brezave dhe për t’i lënë ato si trashëgimni. Këto vijnë si episode dhe që fiksohen në kujtesën e lexuesit. Nga kjo pikëpamje libri “Eleganca e lotëve” bëhet pronë:
– E një nëne që duhet të dijë se ç’është dashuria për fëmijët, t’i rris dhe edukojë ata për të mirën e vet dhe kombit.
– Për gjyshërit që duhet të mësojnë se ç’është dashuria për “Hojin e Mjaltit”.
– Për çdo grua që duhet të mësojë se familja dhe dhe fëmijët janë drithërima e shpirtit.
– Për çdo fëmijë që duhet të mësoj gjuhën e bukur të nënës që është gjuha shqipe.
– Për çdo burrë që duhet të mësoj se s’duhet të dorëzohet para mëkatarëve në mbrojtje të indititetit të familjes, at-mëmedheut, lirisë dhe paqes.
Titulli metaforik “Eleganca e lotëve” është një ’emblemë’ ku eleganca është bukuria e heroinave të udhëtimit dhe “Promoteut”.
Lotët janë lulet e shpresës që vaditen nga liqeni i lotëve dhe s’thahen kurrë.
Në libër krijohet një konteast i fuqishëm midis bukurisë që përshkruan autorja (ku tregojnë edhe fotot) dhe të ultës, të shëmtuara që e gjejmë në “Ferrin” e krijuar nga Diktatura.
Mendoj se libri mund të përdoret si pjesë e teksteve të gjuhës shqipe dhe letërsisë për vlerat e tij gjuhësore dhe artistike.
2.
Për ta kuptuar në thelb dhe në detaj për çdo episod mendoj se libri duhet lexuar me vëmendje ose duhet të rilexuar disa herë. Për të kuptuar të kaluarën, për të shijuar të sotmen dhe për të mendituar për të ardhmen. Sidomos për lexuesin që ka lindur mbas viteve 1990. Për të gjithë grup-moshat, por më e veçanta për seksin femër. Për të kuptuar se ç’është jeta, si duhet guxuar ta jetosh ashtu si të vjen dhe për ta sfiduar atë. Nga leximi i vëmendshëm i librit zbulon të gjitha sekretet e jetës tënde si lexues. Nga pikëpamja e risive autorja kërkon të zgjojë nga gjumi studiuesit dhe toricienët e letërsisë për prurjet e reja, në të njëjtin libër, për lloje të ndryshme të gjinive letrare të letërsisë. Si lexues e kam emërtuar “libër” sepse gjej aty prozën, tragjedinë, komedinë, farsën, tekstin poetik etj.
Libri është i ndarë në pjesë ku secila qëndron si lloj letrar më vete. Vlerësimi i tyre varet nga gjykimi dhe shija estetike e lexuesit ku ai mund ta konsiderojë roman (ku përcakton dhe llojin e romanit historik, filozofik, biografik, autobiografik, social-psikologjik etj…
Libri përcjell një sërë vlerash artistike të mirëfillta.
Provoja e autores si studiuese e shkencës së letërsisë si dhe disa librave të botuara në sensin kritik në zbulimin e risive të letërsisë së sotme, që e shkëput atë nga letërsia soc-realiste si në formë dhe përmbajtje, e ka bërë atë të sjell para lexuesit një format të ri libëri që i ka munguar letërsisë shqipe.
Libri hapet me një parathënie brilante nga poeti dhe bashkëvuajtësi i shumë personazheve të librit “Elegancnca e lotëve”, pra Visar Zhiti. Edhe ai ka jetuar orët e pritjes të udhëtimit drejt rrugëve të “Ferrit” të njerëzve të tij më të afërt për të takuar “Promoteun e tyre”. Të gjithë të afërmit e bashkëvuajtësve udhëtonin rrugëve të “Ferrit” për të takuar “Dragonjtë e lirisë”.
Visar Zhiti i thotë lexuesit: Ky libër është një libër metonimik, ku çdo personazh që trajtohet me emër në libër është real. Ku kanë jetuar në botën njerëzore të Ferrit bashkë me katilët brenda mureve të tij, të cilët i ngjanin me “njerëz të botës shtazore”. Personazhi është një përfaqësues i të gjithë bashkëvuajtësve brenda honit të ‘Ferrit’. Të cilë u rezistuan torturave ç’njerëzore të katilëve të “Diktaturës” duke e sfiduar atë në kërkim të Lirisë, Paqes dhe Dashurisë për At-mëmëdheun. Edhe personazhet e tjera realë, me emër janë përfaqësuese të qindra dhe mijrave nënave, motrave, grave, fëmijëve që udhëtonin udhëve të “Ferrit” për të takuar njerëzit e zemrës me shpresë se lotët e derdhur do të vadisnin lulet e shpresës. Shpresa asnjëherë s’u venit. Përkundrazi ajo lulëzoi duke çelur lulet e amanetit të brezave të mëparshëm. Të gjithë atyre që u vranë nga “Diktatura” sot s’kanë një varr që pasardhësit t’u çojnë një tufë lule.
Ata morën bukurinë e krahëve të pëllumbit dhe zemrën e tij, fluturojnë të lirë në “Tempullin e Martirëve” dhe kanë besimin e Zotit se “e ardhmja do të jetë me e ndritur”.
Parathënia e tij është një paralajmërim dhe një “shtytës” për lexuesin, duke përciell tek lexuesi ndjesinë emocionale që do të gjejë gjatë leximit dhe duke i dhënë mesazhin: “Ky libër duhet të lexohet me vëmendje dhe me lotë në sy. Ndodhitë që shtjellohen ju kanë ndodhur edhe juve i dashur lexues ose të afërmve tuaj kushdo moshe qofshi”!
Libri përbëhet nga 31 episode, ku çdo pjesë merret si një gjini letrare më vete ku statusin e gjinisë e përcakton vet lexuesi për çdo pjesë. Ato u ngjanë palëzave të fiqve apo tespijeve të lidhura në një pe të vetëm. Por kanë të përbashkët një lumë të nëndheshëm që përshkruan fund e krye librin “Eleganca e lotëve”. Ky lum është guximi, kurajoja, vullneti, sinqeriteti, humanizmi, dashuria, çiltërsia, zgjuarsia, bukuria e personazheve që gjallojnë në libër. Janë personazhe të gjalla, të jetuar në kushte dhë rrethana absurde.
Karakteristike në libër është se mungon “trillimi artistik”. Gjallërinë, bukurinë, tmerrin, të shëmtuarën na e japin personazhet femra. Që është libri i parë në letërsin shqipe me një larmi kaq të madh të personazheve femra. Ato i japin jetë dhe gjallëri rrëfimeve të autores.
Lexuesin gjatë gjithë rrëfimeve e shoqëron një vajzë e vogël që është vetë pjesëmarrëse në ngjarje. Ajo kryen rolin e një ciceroni në këtë muze të madh, historik, etnografik, gjuhësor, folklorik, etnokulturor, enciklopedik dhe njerëzor. Ajo tregon në një kohë të tashme për një kohë të shkuar duke qenë vetë pjesëmarrëse në të shumtat e ngjarjeve të ndodhura në libër.
Personazhet e saj të trajtuar në libër janë njerëz konkretë, të njohur në jetë gjatë rrjedhjes së historisë. Me emrat zhveshur nga makiazhet, pa lustra, pa figura të rënduara artistike,pa trillime por ashtu si i ka krijuar Zoti dhe i kanë njohur njerzit në jetën e tyre. Pra këta personazhë janë autoktonë shqiptarë, bij dhe bija të at- mëmëdheut.
Protogonistë në jetën shoqërore, por edhe politike. Këto personazhe janë “mitizuar” për vlerat që i kanë dhënë shoqërisë si Pjetër Arbnori i quajtur “Mandela Shqiptare” për vitet e jetës të kaluara në burgjet e diktaturës, Musine Kokalari, At Zef Pllumi, Drita Kosturi apo Ganimet Gjilani Fratari, etj. Në larminë e madhe të personazheve femra bie në sy fati intelektual i përbashkët i tyre, ku autorja i ka përshkruar me mjeshtëri artistike që bëjnë lexuesin të ndjej keqardhje dhe të mbushet me krenari për to. Të gjitha së bashku dhe veç e veç ato guxojnë të mbrojnë dinjitetin, personalitetin dhe nderin e tyre; ato simbolizojnë nënën, motrën, gruan, shoqen, femrën në shoqëri që i duhet kohës dhe që lufton për të mbërritur te “Njerëzorja”, cilësi që i mungojnë shumë shoqërisë sonë së sotme dhe që i japin librit vlera universale. Po analizoj tre nga personazhet kryesore të librit.
Zonjën-Nënë, Ganimet Gjilani Fratari!
Figura e saj është mitizuar në rolin e Andromakës së antitektit në mbrojtje të familjes dhe fëmijve të saj. Duke u bërë simbol për çdo nënë, për çdo grua, për çdo vajzë në të gjitha kohërat që do të bëhet Nënë. Ajo është përshkruar me mjeshtëri artistike nga autorja, por unë do të veçoja guximin, kurajon, sakrifikimin e jetës së saj për të rritur fëmijët në kushtet e një fati që sjell jeta. Lexuesi e dallon qartë mesazhin e saj: “Familja dhe fëmijët janë gjëja më e shtrenjtë në jetë. O njeri, mos vër dorë të vjedhësh statusin e nënës, të familjes, të fëmijëve se ke shkatërruar Kombin tënd! Pa familje s’ka komb!. Pa nënë s’ka jetë!Pa fëmijë s’ka të ardhme! Mesazh që mbetet aktual për brezat. Nënat s’kanë “biografi”! “Biografinë” e tyre e shkruan vetëm Zoti.
Musine Kokalari
Mitizimi i saj në hapsirë dhë në kohë mbetet për t’i thënë ndal martesës brenda genit (Diktatori i kishte propozuar për martesë, por ajo nuk pranoi). Në mbrojtje të traditës arbënore. Çdo lexues e nxjerr vetë mesazhin e kësaj heroine në mbrojtje të vlerave të femrës shqiptare. Portreti i saj është skalitur si një “Perlë” nga autorja.
Drita Kosturi, gruaja me bastun
Është pjesa më rrëngjethëse e librit. Autorja përshkruan brenda pjesëve momente tragjike. Duke krijuar drama shpirtërore dhe keqardhje në zemrën e lexuesit. Kjo pjesë është një “tragjedi e jetës njerëzore”. Autorja ka patur fatin ta takojë dhe të bisedojë vetë me këtë heroinë, ku çdo fjali është një skenë, çdo paragraf është një akt i tragjedisë. Ku vetë pjesa është tragjedi e dhimbjes. Lexuesit në memorjen e tij i ngulen si gozhdë torturat ç’njerëzore të bëra nga dy diktaturat më të tmerrshme të njerëzimit, ajo fashiste dhe komuniste tek kjo femër. Urrejtja e lexuesit s’njeh kufi ndaj këtyre sistemeve makabër. Interesante është bastuni që kjo heroinë në vitet 90-të e mbante si shok për ta ndihmuar të ecte në këmbë. Dhe në një podium u drejtohet të pranishmve: “Merreni! Hajdeni më jepni së pari një dru mua se unë isha një ndër ato që ua solla komunizmin! Pastaj të flasim për krimet e tij”!…
Lexues i dashur si shokë, si bashkëlexues të kësaj tragjedie njerëzore po ta lë ty të shprehesh për këtë grua, për këtë heroinë. Ajo u ngjiz, u “mitizua” në zemrën dhe shpirtin tim përmes lotëve dhe dhimbjes së madhe. Kaq mjafton për të parë fytyrën e vërtetë të Diktaturës. Hijenat e tyre kurrë s’u penduan. Ajo mbeti një heroinë, një simbol i femrës shqiptare përball torturave dhe akteve ç’njerëzore të Diktaturës Fashiste dhe Komuniste. Ajo ishte e para femër që mbërriti te “Njerëzorja”. Duke u kthyer në legjendë për brezat e ardhshëm.
Në libër më ka tërhequr vëmendjen një personazhe me emrin Anila, të cilës iu mohua e drejta për t’u arsimuar për arsye se ajo ishte e mbesa e “Armikut të popullit”, Rauf Fratari. Ajo në libër mbetet historia e qindra-mijra vajzave dhe djemve që kanë patur fatin e saj.
Në fund të librit të gjithë së bashku bashkëvuajtësit ia dualën, shpëtuan nga kthetrat e katilëve, por fajtorët s’u ndëshkuan në këto 35 vite. Të paktën të bënin atë që bëri publikisht “Gruaja me bastun” për të pastruar ndërgjegjen e tyre dhe jo për hakmarrje.
O Zot “mëkato” ata që ka bërë krime ndaj njerëzimit!