Albspirit

Media/News/Publishing

Sami S. Shatri: SHQIP PUSHOJMË

Në doni të bëni pushim, ejani këndej,
ku rrezet e Diellit ngrohin e flasin shqip!

Nëse shkoni andej kah jugu,
kthenuni patjetër te Vlora e Flamurit,
aty gjeni historinë, gjeni dashurinë e mbarësinë!

As, Greqia, as Bullgaria, asTurqia,
kurrë nuk janë si Nënë Shqipëria!

Kur t’i shijoni e mbaroni pushimet,
kthehuni pak te Kruja heroike!

Në doni të kuvendoni me Zotin,
ngjituni te Mali i Tomorrit,
shqip u flet e shqip i folni!

Kurrë mos shkoni në atë vend,
ku edhe kufomën ua mbajnë peng!

Kur të ktheheni për Dardani,
ca rreshta për Shqipëri:
Ty Shqipëri, ta shtofsha Detin
je parajsa, je xheneti
sikur ty, nuk gjeta n’gjeti
të pat zgjedhë, Zoti për veti…