Mimoza Bici: Si gjethja në vjeshtë
Para se të vdes…
si gjethja në vjeshtë
Rrezet përkëdhelin
lamtumirën e fundit.
Po largohem
duke parë tē ikurit
sesi këputen pa rezistencë
duke parë se brenda deje trungjesh mbrohen njomzakët e presin pranverën.
Marr frymën e fundit
buzëqesh
ngjyrash ndezur vjeshtës
rrezes së artë
t’më ngrohin përjetësinë.
Nuk tremben tek kërcas thatësirën e përpirë dheut
udhë e murrmë ku vetëm një grimcë e vetme oksigjen mjafton t’më depërtoj në një botë më të gjallë se ku linda rastësisht.. .
Diku po më pret ti
t’më përqafosh e puthësh
si askush në këtë jetë.
Po zhvishem
Nuk të duhen format e mia
nuk të tundojnë
sa fryma e mallit
drithëruar pranverës
Të duhet vetëm drita
mbledhur ngjyra vjeshte
rreze lamtumire
ku shpirti im mblodhi për ty!
Strugë, nëntor 2025.