KONITZA, celebration et découverte de la culture arbëreshe
Eden Babani, Bruksel
1.
Javën e shkuar u zhvillua edhe një aktivitet tjetër kulturor i bashkësisë sonë shqiptare këtu, në Bruksel. Edhe kësaj here, në kuadër të festimeve për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë Kombëtare.
Evenimenti u mundësua me mbështetjen e Bashkisë së Komunës Saint-Gilles, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Belgjikë, Kantinës Lundra, Restorantit Alba në Bruksel dhe Shërbimeve Sociale të Hebrejve në Komunën Saint-Gilles.
Veprimtarië e udhëhoqi zonja Kate Hilman, zëvendëspresidente e Shoqatës Belgo-Shqiptare Konitza.
2.
Konitza është një shoqatë social-kulturore e krijuar në vitin 2008. Ajo ka si objektiv të promovojë dhe të mbrojë vlerat e bashkësive ndërkulturore, demokratike e sociale. Konitza synon përforcimin e së drejtës ligjore, barazinë mes burrave dhe grave, gjithnjë duke qenë e hapur ndaj kulturave minoritare.
Nismëtar dhe themeliues i Shoqatës Konitza – këtu e 17 vjet më parë – është Genti Metaj, President i saj sot e kësaj dite.
3.
Si dashamir i Konitza-s dhe si borxhli ndaj Gentit, ngase ky i ka hapur sa e sa herë për mua dyert e Shoqatës në raste promovimi të librave të mi, do të doja të sillja për lexuesin e Albspirit shumë aktivitete kulturore që kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën e emigracionit shqiptar të këtushëm. Por e kam të pamundur, ngase nuk më lejojnë hapësirat e një shkrimi si ky.
Po sjell vetëm një.
Në vitin 2012, me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë, me ndërmjetësimin e drejtpërdrejtë të Genti Metajt pranë Komunës Saint-Gilles, bëri që kjo e fundit të vendoste një Pllakë Përkujtimore në shhtëpinë ku ka pas jetuar Faik Konica, bash atje ku ka pas botuar gazetën Albania në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, Shoqata Konitza,
Ma do mendja se Pllaka Përkujtimore ngërthente njëherazi edhe figurën e Faik Konicës edhe atë të Enver Hadrit, politikan dhe veprimtar për të drejtat e njeriut në Kosovë.
Enver Hadri erdhi në Bruksel në vtin 1972, ku vazhdoi veprimtarinë e vet politike përmes Organizatës Rezistnca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosoves. Organ i saj ishte revista Zëri i Kosovës në gjiuhën shqipe dhe frënge. Pëmes saj bëhej thirrje për bashkimin e trojeve shqiptare në përgjithësi, sidomos që çështja e Kosovës të futej në agjendat diplomatike ndërkombëtare.
Jo rastësisht, Enver Hadri u sistemua në shtëpinë ku pati jetuar Konica, – Rue d’Albanie. Atje formoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtaave të Njeriut, Atje vazhdoi më tej edhe veprimtarinë e vet politike e atdhetare, deri ditën që u vra nga dora e zezë e shovinzmit serb, më 25 shkurt 1990.
Të afërmit e vet tregojnë se u vra fare pranë shtëpisë, teksa priste një mjet urban për të lëvizur drejt një takimi me bashkatdhetarë.
Gazetat belge të kohës e dënuan fuqishëm vrasjen e Hadrit, duke shkaktuar debate deri në nivelet më të larta diplomatike të të dyja vendeve, të Belgjikës dhe të Serbisë.
Policia belge mundi t’i arrestonte vrasësit, kurse gjykata i dënoi me nga disa vite burgimi. Përkundrazi, Serbia i liroi me t’u transferuar për ta vuajtur dënimin atje.
4.
Evenimenti kulturor u zhvillua në mjediset e Komunës Sain-Gilles, bash në sallat e mbledhjes së Këshillit Komunal.
Sipas programit, mbrëmjen e çeli OSFA, – Orkestra Sinfonike e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Së pari ajo ekzekutoi himnin e Mbretërisë së Belgjikës. Më pas, himnin tonë kombëtar, të cilin e shoqëroi me zë solisti Petro. OSFA, solli për të pranishmit edhe këngë të tjera nga trojet tona kombëtare. Pas kësaj, përshëndetjet.
I pari i përshëneti të pranishmit zoti Jean Spinette, Bourgmestre de Comune de Saint-Gilles – Kryetar i Bashkisë Saint-Gilles.
I dyti, Genti Metaj, – President i Konitza-s.
Pas tyre, zonja Albana Durollari – Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe zoti Ferit Hoxha – Ambasador i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian.
5.
Sikundër shpaloset në program dhe siç e ka vlerësuar Konitza, evenimentin kulturor u përkushtohej Arbëreshëve – Célébration et découvérte de la culture Arbëreshë. Zaten ky është edhe titulli shkrimit tim.
Në kontekst me sa më sipër Shoqata VOREA, vuri në skenë komedinë Pinochi i Arbëris, sipas fabulës së famshme të Colodit.
Zonja Lucia Martino, Presidente e VOREA-s, tha përpara shfaqjes se era e vrullshme e Fascines në Kalabri, fryn fort dhe dëshiron t’u zbulojë evropianëve pasuritë e gjalla të kulturës sonë stërgjyshore.
Shfaqja u duartroki gjatë nga të pranishmit.