Albspirit

Media/News/Publishing

Në vazhdim të një postimi të Sadik Bejkos, rreth fjalëve Bob/Bobe dhe Heshtje


Rudolf Marku


I dashur Sadik,
Ironitë që na i jep realiteti shqiptar nuk kanë fund. Prej postimit tend mora vesh se zv/ kryeministren, ndjekësit e saj, e quajnë me përkedhelje bobe (forma femërore në gjuhën shqipe).
Dhe ja spjegimi i Enciklopedisë Britanike për kuptimin e fjalës bob (fem-Bobe):
Bob ka shumë shtresa kuptimore, më së shumti përdorej në anglishten britanike për 5 shillingun, por dhe si një fjalë joformale për një mik/mikeshë. Gjithashtu nënkupton një cigare hashashi, ndërsa në internet merr kuptimin kurvë/kuçkë/e përdalë, varet nga konteksti i përdorimit.
Siç shihet, një grua mund të quhet Bobe nga secila prej këtyre përcaktimeve të mësipërme, ose njëherësh nga të tria syresh!
Përsa i përket heshtjes, sot- të paktën në Mbretërinë e Bashkuar- pranohet se Heshtja është kthyer në një armë shumë të efektshme politike. Një intelektual i klasit të parë në Britaninë e Madhe, kohët e fundit tha se heshtja ka zëvendësuar në kulturën e politikës perëndimore vetë Kallashnikovin.
Nëse ndodh një protestë me 200. 000 pjesëmarrës kundër Qeverisë, për këtë protestë heshtet- nuk mund ta shohësh as në televizion, as në faqet e gazetave. Pikërisht kur ndodhin protestat më të fuqushme kundër politikanëve, kanalet televizive, në një sinkron të çuditshëm me të gjitha gazetat, japin programe mbi sukseset e Qeverive të tyre!… Që në leximin e parë të librave ‘Animal Farm’ dhe 1984, 40 vite më parë, pata menduar se Xhorxh Oruell i përket atyre shkrimtarëve tē rrallë që mund të quhen Profetë. Dhe sot kjo bindje është një realitet i jetës së përditshme!
Nëse kundërshtari yt politik, por dhe artistik boton një libër shumë të mirë, pikërisht atëherë zgjidhet si poeti a shkrimtari fitues i çmimit të panaireve a i çmimeve të tjera të rëndësishëm poetesha më e keqe dhe lavdërohet libri që nuk do të ketë as dhe një lexues të vetëm!
Siç shihet, fjala Bobe dhe vetë Heshtja kanë aq shumë kuptime, sa është e pamundur që dhe vetë zv/kryeministrja në fjalë të mos përputhet me njërën a me disa nga përcaktimet kuptimore të fjalës!

Post Scriptum: Shënimi i Sadik Bejkos

Politikania Belinda Balluku nga dikush është quajtur “bobe”. Nuk po komentoj ç’do me thënë “Bobe”.

Për dinjitetin e mbiemrit, jo vetëm të saj, të familjes së saj, kjo “bobe” duhet të ishte bërë e gjallë.

Këtij mbiemri “Balluku” për herë të dytë në politikën shqiptare po i nëpërkëmbet nderi.

Dhe kjo “bobe” Belinda e ka fshehur kokën. Po ia marrin nderin… dhe ajo hesht.

Janë gjykatat, deri ajo e Apelit që e akuzojnë me faje penale. Nuk janë mediat, nuk janë individët, janë institucione të shtetit shqiptar, gjykatat që e fajësojnë penalisht. Me akuza.

Ku e ka nderin personal B. Balluku? Pse nuk del publikisht të përballet?

Është përgjegjësi të përgjigjesh. Ke marrë funksione publike… dhe hesht.

Kështu Belinda Balluku e përdhos për së dyti mbiemrin e saj, mbiemrin e gjyshit.

Dili për zot emrit tënd. Mos u fshih pas Edi Ramës. Lëre ç’bën ai për ty.

Ti kush je? Ç’nder ke? Ç’shtyllë kurrizore ke të mbash detyra publike?

Nëse hesht… hesht, fshihu.

Dhe njerëzia kanë të drejtë të mendojnë se ju Ballukët jeni të padenjë. Si persona.. dhe si përfaqësues të mbiemrit tuaj.