Sami S. Shatri: ZOG ME KRAH, SIKUR TË BËHEM
Zog me krah, sikur të bëhem,
t’fluturoj larg mbi re,
mbi k’thjelltësin e atij qielli;
t’nisem shpejt me ardh tek ti!
T’kaloj fusha, male t’larta,
ato kodra, bjeshkë me borë,
të m’brrij shpejt n’at qytet;
ku jeton tash e sa mot!
E të ndalem, te ajo dritare,
t’pushoj pak nga rrugë e largët,
të hy brenda, n’dhomën tënde;
natë e vonë, kur je në ëndërr!
Të afrohem, dalngadalë,
kur t’ka zënë gjumë i parë,
ta përkëdhel të bukurin ballë,
t’ndjej atë zemër, sa kojshëm t’rrah;
në krahërorin tënd të zjarrtë!
Pranë të rri, deri në mëngjes,
të përkundi, sikur në djep,
një ninullë ta këndoj për qejf;
dy-tri fjalë të thëna shqip!
Pa zbardh dita, duhet t’kthehem,
të flutroj, me krah të lehtë,
t’kaloj fusha edhe male;
që t’arrij prap në Atdhe!
N’agim herët, kur të zgjohesh,
do ta gjesh një letër t’vogël,
ndoshta pak do befasohesh;
fjalë e zemrës, do rikujtohet!
E kur rrezja e parë e diellit,
më ndriçoj dhomën ku rrija,
seç më zgjojë e bukura ëndërr;
sa do doja, edhe pak të flija!