Artan Xh. Duka: Ashtu i do mushka drutё
Nё rastin e Maduros, fjalёt ishin fukarallёk e Trump bёri atё qё ҫdo president do t’a bёnte apo e ka peng qё nuk e bёri kur kishte gjёrat nё dorё. Administrata e Trumpit mund tё komentohet pёr qasjen ekonomike, sociale, tregtare, emigracionit, mjedisit, raportet me aleatёt etj dhe ёshtё normal por nё rastin e Venezuelёs, falё Trumpit sot bota ka njё diktator mё pak. Duke e bёrё shёmbull atё, Trump shёnjoi njё rast qё u kall datёn diktatorёve nё botё; asnjё nuk fle mё i qetё e pa valixhe tek kёmbёt e ҫdo zhurmё i duket helikopter.
Largimin e Maduros dhe kohёn e zgjedhur mund ta shtjellosh gjithё ditёn juridikisht e politikisht, kritikёt mund edhe tё hamёndjesojnё pёr zhvendosje vёmёndjeje, nafta etj por nё fund tё fundit, ashtu i do mushka drutё. Me tё “fortёt” qё marrin kot e llafin ta marrin pёr dobёsi, mbetet vetёm veprimi, njё qasje e pashmangshme “qёllimi justifikon mjetin” ndryshe e keqja ngulet thellё.
Doktrina Monroe nё SHBA nuk ёshtё pёr kornizё e varur nё mur por pёr t’u zbatuar dhe ustai i mirё qё gjithё bota e do tё mbyllё pikat “ҫative”, e nis nga “ҫatia” e tij. Amerika Latine ёshtё “oborri” matanё “gardhit” tё SHBA dhe ajo qё ndodh atje, prek drejtёpёrsёdrejti apo tёrthorazi edhe atё dhe kur tejkalohet, kёrcёnimi nuk njeh kufi.
Venezuela nuk ishte njё qeveri kundёr SHBA e aq, por njё qeveri qё lejonte hapёsirё pёr tё tretё me interesa thelbёsore kundra SHBA. Nuk ishte Shqipёria e luftёs sё ftohtё e izoluar, deri diku “neutrale” teksa asnjё palё nuk fitonte apo humbte influencё, por qeveri qё shfaqej si “model” antiamerikanizmi tek “dera” e SHBA. Nuk ishte Shqipёria qё vetё SHBA, tёrthorazi apo drejtёpёrsёdrejti e mbёshtet historikisht (edhe si “amanet” i themeltarit tё saj!) duke tejkaluar qeveri e sisteme por njё qeveri qё tentonte tё bёhej pararojё kundёr SHBA nё oborrin e pasёm tё saj duke pandehur se mund t’ia dilte, ndryshe nga “Kuba” e viteve ’60 qё tentoi raketat e Lindjes aq pranё SHBA.
Ndёrhyrjet e SHBA nuk janё neokolonializёm, vetё SHBA ёshtё fryt i luftёs ndaj tij por pёrgjegjёsi historike e superfuqisё demokratike ndaj vlerave demokratike e paqes kudo nё botё sikundёr e ka dёshmuar kaq herё ndaj dhe kur harxhohet fjala dhe i merret ajo pёr dobёsi, forca nuk ёshtё mё thjesht njё opsion.
Deti kos!
Nga ana tjetёr, edhe njё shёmbull pёr mirё si “peshkimi” nga krevati i diktatorёve nuk duhet lejuar tё rrezikojё bumerang si sebep edhe pёr tё bёrё keq nё botё. Kjo ёshtё njё tjetёr pёrgjegjёsi historike pёr SHBA, ndёrkohё qё vetё bota duhet tё pranojё se forca e pёrgjegjёsia pёr mirё janё tё pandashme sikurse duhet tё respektojё edhe ndjeshmёritё gjeopolitike pёr tё parandaluar sebepe pёr tё bёrё keq. Njёlloj si SHBA edhe Rusia si superfuqi tradicionale apo Kina si njё nё ngritje, kanё edhe ato “oborret” e pasme dhe ngjarjet nё Ukrainё, ato pas rёnies sё Murit tё Berlinit, Taivani etj, janё sfidё pёr rendin botёror dhe Perёndimi duhet tё bёjё tё tijёn qё forca tё mos shndёrrohet nё fatalitet.
Nga ana tjetёr, aksioni nё Venezuelё nuk ishte pa rreziqe dhe sfida mbetet pёr tё qёnё realist e jo euforik mё tej. Pёr fat tё mirё shkoi fjollё pёr SHBA ndryshe do tё ishte bumerang pёr imazhin e saj dhe vetё qasjen Trump “Amerika e para” dhe sfida tashmё pёr SHBA mbetet shmangja e rrёshqitjes sё vёndit nё anarki.
Perёndimi duhet tё bёjё vetё atё qё kёrkon e pret nga tё tretё. Pas 90 Europa kishte shansin e hapjes pa kufinj qё do tё parandalonte plot drama e tragjedi ende tё pranishme nё kontinent. SHBA e Europa duhet tё mbyllin sa mё parё luftёn nё Ukrainё dhe ngulmojnё nё hapjen e gjithё kontinentit padallim si e vetmja mёnyrё pёr tё lёnё konfliktet pas sepse karshillёku tek “gardhi” i tjetrit nuk shpie kund me popujt e kapur nё mes.
Europa duhet tё unifikohet, krijojё e ruajё kohezionin mes kombeve e jo tё shtyjё drejt Lindjes murin e ri tё izolimit mes popujve qё kanё mijra vjet bashkё. SHBA ёshtё ajo qё ёshtё se bёri njёsh tё ndryshmit nga e gjithё bota dikur ndaj edhe BE duhet tё forcojё identitetin qё bashkon nё kontinent pёrndryshe BE do tё mbetet gjithnjё dekor nё politikat e jashtme nё botё.
Nga ana tjetёr Groenlanda nuk ёshtё Venezuelё e SHBA me njё “kёmbё” tashmё atje duhet tё bёjё kujdes qё tё mos u japё sebep tё tretёve gjetiu nё botё. Sot “pushtimi” mё efikas ёshtё investimi e paraja, sikurse edhe shёmbulli kinez tregon. Groenlanda ёshtё vёrtet pranё “oborrit” tё SHBA dhe me tё drejtё SHBA do tё dijё ҫ’ndodh atje por pavarёsia e Groenlandёs dhe ujdia speciale mё pas ushtarake me SHBA do tё ishte rruga mё e mirё dhe mё e lirё edhe pёr vetё SHBA.
Koha ka treguar se ndryshimi i rregjimit e kontrolli me forcё i pushtetit nё vёndet problematike pёr standartet e lirisё e demokracisё, jo vetёm kushton por dhe nuk ka garanci. Libia, Afganistani, Iraku etj flasin vetё dhe Venezuela mbetet pёr t’u parё.
Gjeopolitika antishqiptare nё rajon nuk mund tё rrinte pa e denoncuar aksionin nё Venezuelё si shkelje tё ligjeve ndёrkombёtare nё funksion tё shtrёmbёrimit tё dinamikёs sё ngjarjeve dikur nё Kosovё ndёrkohё qё nё tё dyja rastet SHBA veproi nё emёr tё parimeve.
Nё Kosovё SHBA ndali njё makinё ushtarake vrastare qё pas tragjedisё nё Bosnjё ia kishte pirё lёngun retorikёs pacifiste nё Europё dhe ҫliroi njё vёnd qё nuk i pёrkiste kurrё Sёrbisё dhe qё mbetet ende i paplotё me Luginёn e Sanxhakun jashtё (shkёmbimi i veriut tё Kosovёs me Luginёn ёshtё idiotёsi kur mendon se janё tё dyja toka shqiptare). Ajo goditje nga SHBA, MB e NATO nuk rrezikoi kurrё pllakosjen e njё lufte civile sepse popullsia shqiptare e brutalizuar historikisht ishte e mbetet shumicё e pa pёrjashtim pro SHBA.
Me Kosovёn SHBA ndreqi gafёn historike tё Europёs e futi gjёrat nё hulli nё rajon. Sot SHBA pranohet nga tё gjithё si e vetmja forcё qё bёn ndryshimin nё planet dhe sa kohё BE mbetet “OJQ” sallonesh qё vetёm bёn “parimorin”, bёn mirё tё mbёshtesё SHBA pa hezitim, qoftё Trumpi sot apo dikush tjetёr nesёr atje. Kur nuk je i zoti dhe tjetri bёn duart “pis” edhe pёr tё mirёn tёnde e botёs mbarё, vlerёsoje dhe kjo vlen edhe pёr politikanёt tanё!