Albspirit

Media/News/Publishing

Tonine Hido: Ftesë për dritën njerëzore


Nga Tonine Hido, ‘’Mësuese e merituar”

Këndvështrim për librin ’’Portrete me diell’’ të shkrimtarit Izet S. Çulli.

Vetëm kur njeriu ka dritë brenda vetes, mundet që ta shohë këtë edhe jashtë; jo vetëm ta dallojë, por mëton të përfitojë prej saj, bile, duke dhënë si detyrë vetes iluminimin e të tjerëve, të të gjithë shoqërisë.
Ky mendim fillestar më lindi pasi lexova dhe rilexova, librin me poezi të poetit , studiuesit Izet S. Çulli ‘’Portrete me diell’’, botim i vitit 2016.
Shumë poezi, kolona të forta për godinën e mirësisë edhe dritës njerëzore, do të shërbenin si tituj më vete për libra voluminozë, duke shtjelluar spektrin shumëplanësh të domethënies së tyre.
Me këtë s’dua të them që ka poezi “të vogla”, “të cekëta” për nga ajo që përcjellin. Aspak. Të gjitha, si ‘’gurët e kështjellës’’ që poeti ka përshkruar, janë element të ngrehinës solide të këtij vëllimi poezish. Nuk po zgjatem, edhe pse më qorton vetëvlerësimi se “shkruan gjatë, nuk mund të shkruajë shkurt”, siç bën Izet S. Çulli, kur me një varg e një strofë ka dhënë një botë të tërë për vlerat e personazheve.
Sipas Wolfgang Iser-it, studiues i teorisë letrare, “një vepër artistike nuk është objekt që përkufizohet, por një objekt që përcaktohet, që përjetohet‘’. Me këtë ndjeshmëri po them çiltër ç’kuptova dhe ç’përfitova prej librit “Portrete me diell” të Izet S. Çullit.
Së pari është raporti i poetit me dritën: Personazhe nga historia, ngjarje lokale dhe kombëtare, të cilat shpesh kanë dritësuar kontinente, janë shquar, përmendur, shkruar për ta gjatë viteve, madje shekujve. Pse poeti i thërret tani, t’i valëvitë në shtizën e flamurit për kohën tonë? Poeti i ndien personazhet si sytë e qiellit të së vërtetës, të cilët do t’i kthejë në besim e shpresë. Dritën njeriu e dallon natën, kur është në errësirë; nga errësira drejt dritës shikohet, jo në të kundërt – nga drita në errësirë nuk shihet.
Vlerat e së shkuarës akumulohen gjatë gjithë jetës së tij. Poeti ndien frymëzim dhe detyrim qytetar, përveç rolit të artistit, t’i vendosë në një pavijon të veçantë, të rafinuar, duke përcjellë bukur ndryshimet tejet të thella, dëshpërimisht të trishtuara, midis këtyre njerëzve të mëdhenj dhe atyre që hiqen si të tillë sot. Ata të përtejmit vijnë vetë; këta të sotmit mëtojnë të zënë vendet e tyre me forcën e pushtetit, posteve, pasurisë dhe komunikimit të nëndheshëm, të errët.
Me këtë fillon lartimi për heronjtë e heshtur të së shkuarës… “S’i kërkova, erdhën vetë… /farfurijnë nëpër fletë /zemra dhuron përkushtim…/ Kë të përqafoj më parë… Këta emërtojnë shtetin…/ Atdheu vlerat na gdhend…”.
Ata nuk janë të rastësishëm. Aspak. Janë produkt i kohëve të vështira, kur historia vë në provë qëndresën tonë. Këndej vjen edhe raporti i poetit me historinë, me traditën shekullore pranë elitës, me ngjarje dhe emra që mëkojnë ndër shekuj ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve.
Një tetëvjeçar, kur pa Heroin Kombëtar për herë të parë, tha në pjacë: “Skënderbeu është /Nëna, baba, jeta,/Atdheu dhe liria,/ or bacë”! Me një varg, poeti nënvizon bashkimin kombëtar: andej e këndej kufirit, në diasporë, kudo në botë, jemi të një gjaku, të një gjuhe, të një ideali që s’vdes kurrë.
Nuk është thjesht akti i shpalljes së Pavarësisë në 1912-ën që e bëri njësh me historinë Ismail Qemalin, plakun e urtë të Vlorës.
Vargjet e poetit Çulli flasin me diapason shumë kohëpërfshirës, në thelbin e një nënvizimi krenarie largpamëse sepse…
Nëpër Europë, i përkushtuar, s’u lodh kurrë veç me një synim – nivetësinë e kombit., si kushtrim…/Mes dramave të kohës dhe të errësirës…/të quajtën Baba të Kombit si askënd tjetër…
Qartësia dhe vizioni i të qenit pjesë e Europës gjithmonë e shtyn heroin tonë të trokasë në kancelaritë e kohës si i barabartë. Çështjet madhore zgjidhen me bashkëpunim; i vetëm je i humbur. Gjuha diplomatike, pa karrshillëk e pa imponim donkishotësh, zë vend kur mbështetet në të vërtetën dhe në vlerat e historisë sonë. Prandaj shkon në hipotekën e vlerave të histories sonë, të herojnve tanë shkruar lavdishëm dhe në historinë e tyre… dhe gjen gjuhën e rrugëtimit të bardhë…
Në këtë frymë, poeti “troket pragun e 1912-ës” për të na hapur sot dyert e Europës në shekullin XXI, dyer që shpesh i kemi mbyllur vetë me padrejtësi, interesa të ngushta dhe mungesë drite të përbashkët. Rrjedhimisht vjen edhe raporti i dritës me vazhdimësinë. Siç thoshte Çajupi: “Vdiq Naimi… po kush mbeti”? Rrugëtimi i dritës nuk mbyllet; është spiralë që ngrihet. Do të vijnë të tjerë, jo domosdoshmërisht Naimë, por njerëz me vlera gjurmëlënëse në çdo fushë. Koha ndryshon, sfidat janë më të ndërlikuara, por jo të pakapërcyeshme.
Ftesa për angazhim të thellë për dritësimin e shoqërisë sonë, me të njëjtën moto ‘’Feja e shqiptarit është shqiptaria’’ si dikur, vjen edhe përmes poezisë “Ylberorët”, kushtuar vëllezërve Frashëri. “Ylberorët” – një fjalë e re, që lidhet me njerëz dhe vepra që u përkasin lartësive. Si ylberi, që zbërthen spektrin e dritës së diellit, Frashëllinjtë shpalosin ngjyra vlerash të shumëfishta, personale dhe kombëtare. E rrallë si vetë drita dhe vepra e tyre për gjiuhën e kombin, emancipimi shoqëror, ‘’tre luanë nga një derë’’, ‘’tri pishëmaja në një pllajë’’, “tri përmendore historindritura’’ flasin me përmas voluminoze në në poezi të vetme, pesëstrofështe. Titulli vetë ka kumtuar thellësinë e vëlimeve që shkruan secili në ndërgjegjen e tij. ‘’Ylberorët’’- një fjalë e re , që lidhet me njerëz, ngjarje, dukuri dhe element natyrorë, të cilët u takojnë lartësive, sferës së sipërme, por peshërëndë; qëndron si një derë ‘’ku hyjnë veç ata që e meritojnë (diellor, qiellor, yjor, hapësinor, meteor, thesar, tokësor, oqeanor, dëshmor, mençuror, shekullor, ujor, etj. etj. pambarimisht) pyes veten pse ky titull kaq mbresëndritur?! Aty për aty gjegja ‘’si vepra e Frashëllinjve’’.
Edhe ‘’Ylberorët’’ Frashëllinj, në shekuj tanimë, shpalosin ngjyrime drite vlerash shumëplanëshe me nuancë personale ( libër-lulevere/ në çdo dritë zemre- për Naimin; Avdyli… I lartë si Tomori, i paepur/ merrr force nga Besëlidhja që sapo ka brisu…/ dhe tek Samiu… me enciklopedi ndër duar…/ nisem sot pët të më bekuar/… përgjithmnë mëso ‘’ nga djepi gjer në vartonjët të të ndrijnë porsi Rubina/ dhe të gjithë mbështjellë me fashën lëbyrëse të atdhedashurisë, arsimimit, kulturimit, emancipimit të shoqërisë shqiptare. Aq i mbushur ndihet poeti me këto vlera, sa rrugëtimit të vargjeve, nga nxitimi rrëshqet në numrin e rrokjeve, ndërtimin e strofës, e shpejt, si mjeshtër i ndreq kolovitjet emocionale me theksin logjik… flakërinqiriri… plagë e shpirttrazuar… kujdesu për diturinë (… rrezediellin e porsalerë…).
Drita e historisë sonë dhe bëmat e heronjve nuk i përkasin vetëm shqiptarisë, por hapësirës qiellore të njerëzimit. Prandaj poeti thërret yje që dallohen dhe këndohen përtej kufijve: Marko Boçari, Jeronim De Rada, Zef Serembe, figura arvanitase, arbëreshe, kosovare, shqiptare kudo që kanë jetuar e vepruar. Një fisnikëri e veçantë dritësuese shfaqet në vargjet kushtuar figurës së gruas: Dora d’Istria, Nënë Tereza. Përulja e thellë para Nënë Terezës nënvizon ndjeshmërinë sublime të poetit: “Ti je një shenjtore e shenjtërisë njerëzore… vdes si të varfërit e tij” është vetëm fillim-skicimi.
Në këtë linjë të dritësimit historik, me heronjtë tanë pishtar të pushkës e të penës, trajtohet poeti arbëresh Jeronim De Rada, që po hante vetëdijshëm misionin e tij… Edhe Homeri s’kishte lindur/ në Atdheun e tij/Po Greqisë i dha përjetësi…/Duke rendur për rrënjët e lavdisë së Arbërit, Izet Çulli vë në vrapin e synimeve dhe Zef Seremben me dorëshkrimet dhe poezitë flakë…’’nëpër shekuj dritëlarë…/Patjetër Çulli e ka lexuar vjershën e tij gjatë “Zotit është ndalur te vargu i Serembes…”. Do thuhet lavdi Emrit plot nur/emrit të shpresës e ngushëllimit…/, e ka pëlqyer Seremben si bartës të shkëndijës hyjnore, me nivelin e lartë estetik në çfarë ka mbetur prej tij
Poeti Çulli vlerëson dhe bie plot sqimë figura të ndritura ‘’ plot diell’’ me një gjegrafi të studiuar qëllimshëm. Pas De Radës e Serembes, arbëresh të hershëm të Italisë, thërret arvanitas të dëgjuar, bujq të zellshëm të letërsisë, veç atyre të luftës… flasin me zemrën e shqiptarit, kudo e kurdoqofshin, si Dinos Kubatis… Mik i zemrës dhe i penës/… fjalët si gurë në kështjellë…
Si të barabartë në ideale, kërkesa intelektuale për thellësinë e krijimeve artistike, Izet S. Çulli nënvizon vlera të poetëve nga Ulqini… Një qiellnajë e pasur me atdhetari…/ na i bie të gjalla ato vende…/ nxënësve në buzë mbirë…/ Pasuar me emra peshëvlerë të Kosovës, si Adem Jashari, Rexhep Qosja, Azem Shkreli, Adem demaçi, Bahri Brishe etj, etj., të cilët të gjallë, të afërt, të njohur, si të së njëjtës çati, familje, para varrit të Marko Boçarit Elena Gjika ndien plot dhimbje, por nderim tik -takun e përbashkët të zemrës shqiptare që do të rrahë përjetësisht.
Një fisnikëri dritësuese,… pak çaste të meteorit../Fal ‘’Nobelin për zemrën shqiptare ‘’… i kushtohet nobelistit shqiptaro-amerikan Ferit Murati, për kujtesën, kolektive, kombëtare dhe jashtë saj, del përmes vargjeve të poetit … brumi mendimtar, emancipues, për t’i dhënë përmasat e duhura figurës së gruas, vajzës, femrës në tërësi, shqiptare apo jo: me të përbashkëtën e punës, luftës, idealeve, rrugëtimit të tyre shtigjeve të përgjakura të kohës me aromën e dashurisë, vetëdijes kushtuar Atdheut, popullit.
Me figura të tilla, si Dora D’Istria, në këmbim vlerash e kërkesave për liri, krahas De Radës, por edhe Garibaldit të historisë italiane dhe europiane, poeti përdor informacionin e tij për pamundësinë që t’i takojë të gjithë, të rrijë plot respekt, siç rri me vargjet përballë ’’Nënë Terezës’’; e quan’’fillin-skicimin’’, Izet Çulli, me një vetëqortim personal e kolektiv të së kaluarës, që duhej mbuluar me ‘’re dyshimi dhe harrese’’ çdo emër i ndritur, nobelisti mirëbërës, pse jetonte jashtë frymëmarrjes së Diktaturës të proletariatit. Akuzë e fortë, autogol injorance dhe paranoje të së djeshmes (ndoshta sot shfaqet më djallëzisht), brenda -jashtë gardhit të kullave hakmarrëse.
Përulja me pendesë të thellë para Nënë Terezës në vargjet e poetit nënvizon ndjeshmërinë sublime para Saj, si… kryemjeke në dyer kontinentesh/ me emër më vete/ Nënë e madhe e tokës arbërore…/ vepra e rrellë në histori…/ Ti je , një shenjtore e shenjtërisë njerëzore… Ky shkallëzim rritës, gjer në një sipërore epilog operash të famshme ku personazhi ‘’ vdes si të varfërit e tij…’’ është vetëm fillim skicimi.
Është ftesë, thirrje ndërgjegjes njerëzore dhe krijuesve në çdo fushë për ta njohur, kuptuar dhe rindëruar spektrin e dritës së Nënë Terezës. Pa simetri vlerash, poeti Izet Çulli, këtë ftesë e bën përmes një fakti historik kur zonjës së rëndë Elena Gjika, gratë e Shkodrës me dashuri… i falën një penë të çmuar flori… i ndrit vepra si diell në maj… me aq shumë atdhetari…
Me faktet mbledhur si bleta nektarin e luleve, poeti na mëkon informacione formuese, prekëse dhe me misionin e njeriut erudit, por modest, Ai e di mirë që ky ushqim shpirtëror për lexuesit është pushtet i fortë, i besueshëm. Aq më tepër në se përdoret pa frikë politike, por me vlera njerëzore që rrojnë përjetë. Nuk është nevojë të jesh patjetër luftëtar a luftëtare e pushkës të thëna e të stërthëna pafund, por që ende ndodhen në fillim udhëtimi.
Vlera dritësimi jep Izet S. Çulli te nëna dhe gra, vajza të thjeshta, por të lakmueshme si referenca mirësie pafund. Prandaj afër emrit që zgjon rrënjët tona … ‘’Biskonjë e gjelbër e Vlorës sonë’’… Nermin Vlora, poeti këndon po aq dashurisht, mjeshtërisht e çiltër edhe… Ditën e Felek Lelës… Birbilenj nga der’ e saj … me mua s’të bëjnë stolitë/por shpirtmadhësia brenda…
Neshi Kaso… kala me nipër e mbesa në bedena/ sikur del nga legjenda… / mjekonte, bijtë partizanë…/ me fjalën e saj… mjekësi popullore për të cilën biri dhe nipi shkruan libër, bërë pikturë… gjer te Edi Lir, botuesja e këtij libri, duke na thënë që nuancat e ‘’ylberorëve’’ janë pa cak e fund. Si në një galeri vlerash të rralla, pavioni vazhdon me portretet e mësuesve dhe mësueseve të dashura, në të cilat Izet S. Çulli rri përunjësisht, mirënjohshëm si përpara një reflektimi të drejtë, të veçantë, të kthyer shumëfish ç’ na kanë dhënë. Në kërkim mirazhesh në breza, poeti ngjan si një fëmijë, me brishtësinë dhe sqimën përzgjedhëse ç ‘është më fine, më e dashur, më e thellë, n’atë që ka shkruar koha, kujtimet në sejcilin prej nesh…
Janë kaq të përndritura kujtimet për mësuesit, saqë mbeten krejt ‘’ majë vargmalesh me diell ‘’ Halim Sekalaja- tërmet mësues si askush tjetër/… Mjeda i papërsëritshëm…/ për gjuhën shqipe u shkrive me aq dashuri…/ Pemëzjarrtë/kryekuvendar…/ në sytë e tij/
Naimi lëshon dritë…/, kohën me punë, gjithnjë kishe sfiduar…/
Secili me të veçantën e vet, kanë adhurimin e poetit, shprehur në vëmendjen befasuese që në emëruesin e gjithëjetshëm, të përbashkët për idealet përfaqësuese, kanë numëruesit vetiak, me profile njerëzore, krijimtarie, shërbimit elitar: figuracioni kushtuar këtyre portreteve më duket spektri më emocional; më duket përmbledhtas në vargun e Mjedës, si buzëqeshja e fëmijës në krahët e NËNËS KUR PËRKUNDET… Origjinaliteti për çdo pikturë, rrit shumë vlerat e poetit me dimensione të papërsëritura në mjeshtërin e portretizimit.
Secili në ‘’istikamin‘’ e tij; unë them që portretet e mësuesve, studiusëve, hustorianëve janë nga më të arrirat në portën e ‘’ylberorëve’’, por Izet Çulli me këtë penelatë skicon edhe mjekët; jo siç është zakon për të rendur pas emrave të mëdhenj por në thelbin e shërbimit human, plot përkushtim, ku fjala dhe kujdesi, përgjegjësia për detyrën janë vetë jeta, sepse këtë profesion ka skicuar gjithë jetën e tij vetë poeti, krah të tjerëve për të cilët këndon admirueshëm, siç është jeta vetë, rilindur… Rilindur jeta prej mjekëve të tillë, kudogjendur, në cepa të harruara prej njerëzve të cekët, që poeti u ka rezervuar fundin ’’ si qenë të ngordhur, harruar’’. sigurisht , jo veç për anashkalimin shërbimit aq human të mjekëve, të cilët shoqërojnë njeriun nga lindja gjer në vdekje… çdo shenjt do e kish zili/ sa të deshën e na deshe/ vepra jote burim -shprese…/Tek ti pashë zemrën e dashur të shumëzuar… me detin e dhimbjes njerëzore/… mjeken e kudogjendur.
Ky nderimi poetit, i çiltër si vetë mirënjohja njerëzore, vetia shumë e çmuar, por që harrohet shpejt mjerisht, kalon tagjente qortimi për skenat e sotme në teatrin e humorit, kur spitalet, mjekët, humanizmi vetësakrifikues i tyre në shërbim të jetës, janë situatat fyese, për artin shpesh komercial nuk përjashtohen rastet e derrërisë në pyllin e gjelbërimit njerëzor, por s’janë përfaqësuese humori të ndjekë më bukur, ku flë ‘’lepuri’’ si mangësimet, anomalive të kohës.
Përballë artit-tregti vulgariteti dhe banaliteti, poeti misionar i vlerave të së shkuarës me ndikim prapaveprues, u drejtohe tartistëve të mëdhenj, krijues dhe interpretues, me unitetin dialektik të qëllimeve libretistë dhe personazheve realizues, përçues të mesazheve te publiku. Luftar Paja me Kadri Roshin, Birçe Haskon e më të mëdhenjtë në qiellin botëror, si Aleksandër Moisiu etj.janë thirrje, ftesë e vyer për të sotmit , kur… ‘’ato kohë vanë/çobua me çobot na mbushi…/ sot na mbyti çoboria/ thith e përthith lopën shtet…/… Vetë të mëdhenjtë…”. Ti veç skenën ke çiflig/ sa skamës dhe milioner…/
Poeti njeh vlerën neto, reale të artistëve, të çdo sfere krijuese, jo të të kapardisurve në vila, vetura, thasët me lekë/ le të mbllaqitin sa të duan bërxolla e biftekë…./
Peshorja e Izet Çullit, njerëzisht, krenarisht, drejtësisht ngre në piedestal… njerëzit e ndershëm, të punëve plot përkushtim/njerëzit euriditë të veprave të pavdekshme… Vlerat rrezatuese në portretet me diell të Izet S. Çullit, jo vetëm shtojnë degë, në rrënjët er pemës së blertë, shekullore , por hyjnë natyrshëm , pa ‘’tryeza opinionistësh’’, debate rrugësh a karshillëk institucional, në të qenësishmen e thelbit përfaqësues, që prezanton Shqipërinë tonë kudo në botë. Antivlerat janë të pështira, zvarrë baltinash që duan të thahen me diellin e lirisë së fjalës, kontributeve elitare të ‘’Ylberorëve’’ në çdo kohë, por s’ngjiten dot, dhe si ‘’grip i keq’’ mahisës.
Ky ‘’grip epidemik’’ kohësh të vështira, kur matrapazë të djeshëm e të sotëm, me flamujt e ‘’shpëtimtarëve’’ fshihen te streha e patriotizmit, është diagnostikuar me një filozofi mjekësh popullorë, por dhe të ditur brezash, përmes një gjetjeje befasuese situatsh, fjalori, shembujsh konkretë, gjithëpërfshirës për rrallën e tyre… duke i dënuar me llumin e zvarranikëve helmues.: …zyrtarë të pamend /… vegjetojnë, e bëjnë gjumë/… mediokër mendjedjerrë/… tru-trupdhjamosur, më të gjërë se të gjatë/…
Kur punove me përkushtim e sqimë/… ndaj ndoshta shtetarët të kanë zili…/ Le të tunden burokratët nga kuvendi në kuvend /… poezia homazh për atë që s’bën shteti…
…Të nxorën nga Instituti me ligësi…/ hoqe llurbën e zbulove florinë/… një, gjysmëshekulli studiuesi i rrallë/… zilarët s’të dolën përballë…/ Vepra e Tij Pusht… tareve/rreptas u përplas copëshkëmb për fytyrë…/
… Njeri therorëzmash binjerëzore/… ky luftëtar e shkrimtar martir…/
Poeti jo vetëm çmon, thërret për t’u dritësuar në spektrin e vlerave të mirëfillta njerëzore, por jep një shembull të shkëlqyer vetë, për mungesën e frikës politike, për t’i parë e për t’i përcjellë situata e së djeshmes, por edhe të së tashmes (remineshencë e së kaluarës) plot objektivitet. Njeriu i vlerave si poet s’u trembet hijeve, sigurisht. Vetëm në pak vargje jep gjykimin e një terri shpirtrash të ndrydhur, intelektesh të frusrtruara, përgjakjes së lirisë krijuese të njerëzve të mëdhenj përballë të cilave, ndodhemi sot para një monumenti madhështor, të penduar.
…Ëngjëll i shpirtnisë së Arbërit/Në baltën mjaltë i ndukën veladonin/Kur i prekën Lahutën/ Këngët i jehuan nga të katër anët…/ për At Gjergj Fishtën kjo…por edhe për të tjerët …, kur Revolucioni hante bijtë e vet.
Askush s’mund të qante dot/… s’ qenkësh hero, por armik!
E groposën si hafije… Kombi flamurin i hodhi / e përcollën diellisht…
Raporti i poetit Çulli me të djeshmen përballë të sotmes, sfidon ‘’historinë’’, artikujt, diskutime pa bereqet… i sfidon me fjalën e mendimit të lirë, të një arti vërtet të dëlirë.
Kjo buron nga gurronja freskuese e vendlindjes së Tij, plot histori dhe bëmash imponuese në gjurmët që kanë lënë.
Prandaj raporti i vetë autorit me traditën, në kuptimin gjithëpërfshirës, ndjehet si frymë, si jetë, si këngë kur belbëron mallshëm… O flladitje e përherëshme, Tepelenë/karrigen e paske zënë/ në themel të Tokës mëmë…/ Tërë buqeta e përbërë me diell’’ i japin të drejtën morale poetit të krenohet si autor i një guide të çmuar, të pasur turistike, që të shëtisin befasueshëm nga Tirana në Prishtinë, Shkup e kryeqytetesh europiane; në histori të arkivuara dhe studimesh albanologjike; në biografi personalitetesh botërore, të cilë mësojnë shqip, duke hyrë në portën e hapur ditënatë të Ylberorëve tanë me dinjitetin e moteve të ndritshme, dikur; me këngët, vallet, historinë shqiptare puthur me malet e hertonjve që dhanë dritë gjak edhe për të tjerët… nga Dragobia e Plakut të Maleve dhe Liqenet e Lurës plot zambakë ujorë deti i menduar n’ Flamurtarit të Vlorës, nga fushëbetejat e Adem Jasharëve të pranverës kosovare; në malet e Golikut e Këndëvicës; me shushurimën e Vjosës në mendimet e Lirim Dedës, gostitur me pritjen e njerëzve të thjeshtë, po kaq të madhërishëm. Kaq të pambarimët në detyrimin njerëzor dhe poetik e ndjen poeti Çulli këtë raport, sa që kapet e hapet pas çdo fjale dhe shprehje të popullit që ka shumë për zemër dhe me këtë maja krijon fjalë të reja me shërbim të gjithëanshëm:
Së pari, krijimi i kompozitave të reja nga grup fjalësh që përdoren pranë e pranë, të tipit gjithëkohshëm, gjithëhershëm, gjithëjeta, gëzimtarë (mbi shtatëdhjetë e ca të tilla). Nuancat kuptimore në shërbim të së njëjtës fjalë për situata të ndryshme na freskojnë si lule të reja në kopështin gjuhësor të vargjeve; këtu përqafon malet, atje përgushen miqtë, më tej përqafen heronjtë etj.etj.
Vazhdojnë risi të shumta në emërimin e cilësorëve, emërimin e foljeve dhe kategorive të tjera graamatikore, është ‘’poezi’’ më vete; larton Izet Çulli gjuhëtarë të shumtë i quan ’’ magjistari/ i fjalës’’, por ne si lexues do t’ia kthenim shumëfish fjalorit të poetit modest për ç’i jep shqipes së bukur me këtë libër. Vetë titujt e çdo portreti, janë ‘’bibliografi’’ tepër interesante, ku poeti hyn e del lirshëm si në një panair vlerash të traditës, mençurisë natyrës, miqësisë, njeriut e kombit vetë. Të gjithëve u drejtohet me tone himnizuese sepse himn është drita që përfaqësojnë.
Risi befasuese, vjen si vlerë e shtuar për dritën e pikturës së personazheve, vetë vargu, strofa, rima e ritmi në çdo poezi – tërësisht moderator i poezisë popullore të zonës, por edhe më gjerë.
Kuadri kohor e vendor, me të dhënat e vetë titullit, u ngjan këngëve epike të herëshme, qoftë të reja. Kjo lidhje freskohet me trajtime interesante: 1 Strofat dyvargëshe, që përdoren më rrallë, janë sipas meje, për t’u kënduar, për t’u recituar, si baladat e shekujve, si në teatrin hidh e prit në gosti, gjer në grupet e polifonisë labe qoftë Eposit të kreshnikëve në verë.
Në poezi, qoftë vëllim me të tilla, por edhe në këngë refreni, zakonisht mbetet i njëjti parashikuar për theksin logjik të autorit. Ndërsa tek Izet Çulli, refreni më së shumti dyvargësh, ndryshon me nënvizimin e nëntitujve ideorë, sips qëllimit autorial. Kjo, veç efektit kumtues, freskon leximin, recitimin, sipas rastit.
Strofa treshe, më rrallë në poezinë shqip, në vëllimin e tashëm të Çullit është krejt i zakonshëm. Po kështu rri mirë, si në shtëpinë e vet strofa katërshe, me vargun e alternuar 7-8 rrokësh, ABAB…. Më rrallë përdoret vargu i lirë, në poezi monokolonë, ku jetojmë si lexues me ngashërimin e autorit para mësuesve, mjekëve, flamurit.
Përqasja në sonete, kur nuk shkohet gjer në fund me këtë model, më duket si provëz e bukur, të cilën autori nuk është i sigurt ta çojë gjer në fund të poezisë suksesshëm. Të reja më duken edhe ‘’provëza’’ të tjera të poetit, ku struktura fillestare e poezisë, nuk ruhet, ndërpritet në rrugë e sipër; pa e prishur aspak mesazhin, finesën e fjalës a figurës së zgjedhur me kujdes.
Sipas meje, ky vëllim poetik i Izet S. Çullit, siç ka dhe vetë titullin do shërbente denjësisht si kapitull për tekstet studimore ’’Estetika, jeta, arti’’, mbi tabanin e traditës popullore në evolim e gurronjës që s’vdes. Me këtë ‘’ panair’’ vlerash njerëzore, poeti do t’i nderojë dhe miq dhe shokë, që s’u bëri portret, por me referencat për thëniet e tyre tërheq vëmendjen e lexuesit për t’i thënë: S’është vetëm këndi personal poetik; u takon dhe të tjerëve që më zgjerojnë optikën e frymëzimit (edhe pse nuk shoh gjëra të reja n’ato që citon poeti për ta); mirënjohës, siç duket që me kafenë kur pijnë sëtoku, me shkrimet e gazetarëve, me biseda gjithmonë ‘’ ullishteve’’ të mirësisë, ndihmojnë për ta nderuar kohën e njerëzit. Kështu ‘’Ylberi’’ na zë me spektrin e dritës për një të ardhme më të bukur, për të gjithë.