Ahmet Xhavit Delvina: Dy rrëfime për Sejfulla Malëshovën dhe Ibrahim Biçakun
KUJTIME PËR TË NDERUARIN SEJFULLA MALESHOVA
Im atë Neki Delvina më tregonte për një amanet të djalit të hallës tij Faik Konicës, për t’u kujdesur po të qe nevoja, apo qoftë edhe për ta mbrojtur djaloshin e asaj kohe Sejfulla Maleshovën. Ai e porositi babanë që të përdorë të tërë autoritetin e tij fisnor dhe deri atë shtetëror, që të amortizonte sa të ishte e mundur sulmet eventuale që mund të bëheshin ndaj tij nga pushteti i asaj kohe sepse, ishte në praktikën e atij sistemi apo shoqërie kjo gjë. Ajo shoqëri e molepsur me plot qëndrime bajraktare të halldupëve feudalë, përdornin të tëra format e liga për të përjetësuar sundimin apo ndikimin e tyre të vjetëruar. Sejfullau, i thoshte Faiku babait, është një intelektual ekselent, patriot i madh, poet popullor e klasik, mendimtar i rëndësishëm, politikan progresist dhe mbi të gjitha njeri shumë i ndershëm dhe shumë njerzor. Këto rreziqe për të rrjedhojnë ngaqë ai predikon mendime që përfaqësojnë anën më të mirë të Bolshevizmit, dmth janë mendime të majta, por ama është një gjë, kur ato në tërësinë e tyre pëlqehen nga populli, përse të ndalohen apo të luftohen, pavarësisht se rrezikohen ata halldupë feudal? Unë i besoj atij Malishoviti, ai është një njeri i mrekullueshëm, shumë i ekuilibruar, edhe demokrat. Kështu lindi njohja dhe miqësia e tim eti me Sejfullanë, në vazhdimësi kjo lidhje u forcua edhe më shumë kur babai ynë u martua me motrën e Esat Dishnicës dhe njëkohësisht kushërirë (vajzë xhaxhai) e Dr. Ymer Dishnicës.
Esati, Ymeri dhe Sejfullai ishin më shumë se vëllezër dhe mbi të gjitha të tre kishin mendime të majta. Pas çlirimit të vendit ata vinin shpesh në shtëpin tonë, biles iu ishin shtuar edhe dy miq të tjerë, shok për zemër jo vetëm të atyre të treve, por edhe të babait tonë, Gjeneral – Major Spiro Moisiu dhe Kolonel Kadri Hoxha. Ata vinin në shtëpinë tonë sepse gjenin një bisedë intelektuale të nivelit që iu përkiste dhe mbi të gjitha kishin besim dhe besnikëri ndaj njëri-tjetrit. Edhe babai ynë në ato vitet e para pas çlirimit 1945 – 1946 ishte antar i Gjykatës së Kasacionit. Unë edhe sot kur i kujtoj ata njerëz më bënë përshtypje thjeshtësia e tyre sepse Sejfullai ishte Ministër i Arsim – Kulturës; Dr. Ymer Dishnica – Ministër i Shëndetsisë; Spiro Moisiu dhe Kadri Hoxha – funksionarë të lartë të Komandës së Përgjithshme… ata hynin e dilnin tek ne pa shoqërues e vetura, ndonëse i gëzonin si njerëz të nomenklaturës së lartë shtetërore dhe jo si kategoria e tyre sot që të jep përshtypje negative me eskortë kudo. Pikërisht këto vizita shoqërore pas pune tek njëri-tjetri, përbënin pjesën më të madhe të jetës së tyre private, të cilën e konsideronin si arritjen më të lumtur ose e ndjenin se e kishin merituar pas gjithë asaj pune dhe lufte që kishin bërë gjatë gjithë jetës së tyre, por ç’e do! Për fat të keq çdo gjë u shkatërrua për ta, duke e pësuar shumë keq sepse fati nuk qe me ta. Babain tonë e nxorrën në pension dhe pas një viti e arrestuan duke kaluar kalvar vuajtjesh për motive krejt banale, po kështu denigruan Sejfullanë, Ymerin dhe akoma më keq e pësoi Kadriu. Po përse e gjithë kjo tragjedi? Për këta njerëz të nderuar, të ndershëm dhe të zotë? Megjithatë jeta vazhdoi, por me histori krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Sejfullait i kishin dhënë një dhomë krejt si tonën, por ai kishte dhe një të keqe më të madhe se ne, sepse ishte i vetëm pa grua dhe pa familje, duhej t’i dilte zot vetes për çdo gjë apo nevojë jete. Kur mori vesh tragjedinë që i kishte ndodhur familjes sonë, na erdhi që atë natë në orët e vona për të na ngushëlluar. Ai u prek shumë kur na pa në atë kohë të ftohti sepse ishte një acar shumë i keq dhe mbi të gjitha, u prek edhe më shumë kur na pa ne të tre fëmijët në gjumë të shtrirë në një dyshek të vendosur për së gjëri dhe të mbuluar për të mos thënë të mbështjellë si mos më keq. Xhami i penxheres ishte përgjysëm i thyer dhe kishim vendosur një mushama të vjetër të gjetur rastësisht për tu mbrojtur nga era dhe i ftohti i atij viti të pashëmbëllt. Sejfullai pasi ngushëlloi nënën tonë u largua menjëherë nëpër terr, siç e kam thënë edhe më parë, por pas nja dy orësh erdhi sërish me një karrocë të tërhequr nga një hamall dhe na solli sobën e vetme që ai kishte së bashku me qyngjet dhe sasinë e druve që iu ndodhën, i montoi me një mikun e tij malëshovit, ndezi sobën dhe u larguan të dy me mikun duke na uruar fat. Ne fëmijët u lumturuam sepse u ngrohëm dhe që nga këto çaste ai nuk u nda kurrë nga ne duke u interesuar vazhdimisht për rrjedhën e jetës sonë, edhe duke qënë ai vetë ibret për vete. Pra për mua dhe familjen tonë Sejfullai mbi vlerat e tij intelektuale që janë të njohura nga të gjithë, ishte me të vërtetë dhe njeri për t’u admiruar. Kujtoj se sa të drejtë kishte Faik Konica dhe babai ynë që e admironin, prandaj ai mbeti një shembull ideal për ne. Kaluan vite dhe unë ndodhem në vdekjen e gruas së një mikut tim, djali i të cilit kishte marrë vajzën e profesor Iljaz Fishtës, që ishte prezent në ceremoninë mortore dhe na pyet ne të pranishmëve, nëse e kemi parë televizionin tonë që kish dhënë para dy ditëve një emision të tërë për vlerësimin e intelektualit të madh Sejfulla Maleshovës, ishte emision shumë i goditun dhe vlerësues, përgatitjen e të cilit ia kishin ngarkuar me shumë të drejtë shkrimtarit dhe dramaturgut tonë të madh shokut Kol Jakova. Figura e lartë e Sejfullait, vazhdoi prof. Iljazi, pothuajse qe harruar sepse për kohë të gjatë ishte lënë si mënjanë, kështu që Kola kreu një detyrë madhore për atë njeri historik të Kombit tonë e të tjera elozhe. Ndërkohë ndërhyj unë dhe i them prof. Iljazit sa me finesë po aq edhe me zë të lartë, më vjen keq për fjalët e larta që ju i drejtoni Kol Jakovës sepse vetëm ai nuk e ka të drejtën morale për të vlerësuar Sejfulla Maleshovën. Ai duhet ta qepi gojën dhe të mos ndihet, por ja që egoizmi i shfrenuar i një njeriu pa karakter si Kol Jakova që ka në natyrën e tij poshtërsinë, ngacmon për të keqen e vet një histori turpi të tij, atij në fakt i leverdis që kjo histori të harrohet sepse shumë shpejt do të dalin fakte të reja që do ta vulosnin për keq aktivitetin e Kol Jakovës, sidomos përkundër Sejfullait. Këto fakte të reja Sejfullain do ta ngrenë në vendin që meriton për mirë, ndërsa për Kolën populli do të njohë fytyrën hipokrite të tij dmth, fytyrën e vërtetë të cilën falë sistemit të asaj kohe, ai ka mundur ta maskojë. Menjëherë por me shumë indinjatë ndërhyn prof. Iljazi duke mu drejtuar mua dhe më pyet se kush isha, se ç’profesion kisha dhe pse villja kaq shumë vrer për të madhin Kol Jakova, duke më ironizuar se ti duhet të jesh person unikal në Shqipëri e në botë që flet keq për të madhin Kol.
Unë iu përgjigja se isha një mjeshtër në profesionin mekanik dhe shumë i suksesshëm në punë, por origjina ime më ka krijuar mundësinë të rri apo edhe të jetoj në mes të disa njerëzve që kanë qenë me shumë peshë në Partinë e Enver Hoxhës, ose kanë qenë shumë pranë tij. Unë, zoti prof. Iljazi jam nip i Esat Dishnicës dhe nëna ime është kushërirë e gradës së parë me Dr. Ymer Dishnicën, kemi qenë miq të afërt të Spiro Moisiut apo të Kadri Hoxhës, etj dhe gjatë jetës sime, kur u rrita apo u burrërova, kam dëgjuar disa gjëra që nuk janë thënë, psh, një nga kundërshtitë e Sejfullait ndaj Enverit në mënyrë të vazhdueshme e pa kompromis, ka qenë etiketimi apo lufta e padrejtë e Partisë ndaj të ashtuquajturve “Kulakë”. Sejfullai thoshte që tani që mbaroi lufta, duhet t’i krijojmë kushte të menjëhershme popullit tonë që të ndjejë dhe të ndërgjegjësohet për supremacinë absolute të rendit tonë të ri, për të cilin luftuam dhe e kemi predikuar gjithmonë. Jeta si dhe shpirti i këtij populli të shtypur dhe të keqpërdorur historikisht nga koha e shkuar feudale, duhet të përfshihet në një rrugë konkrete dhe entuziaste mbarë popullore që ai ta ndjejë tani e tutje që është zot i gjithçkaje. Ky realitet i ri me siguri matematike do t’i induktoj atij mendime të reja e të përparuara dhe mbi të gjitha një ndjenjë tjetër për punën që bënë, ai do ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se çdo e mirë materiale e ka burimin tek puna. Këtë teori nuk po e predikoj unë sot, kjo ka qenë një pjesë e rëndësishme e programeve tona për të cilat luftuam. Por ç’po shohim tani që e fituam luftën? Po luftohet me rreptësin më të madhe edhe pa mëshirë, brezi më shembullor i fshatarësisë më punëtore, biles duke e emërtuar padrejtësisht siç e thash më parë “kulak”. A e ndamë tokën me një krrabë tip kompasi si instrument matës me njerëzit tanë më të besuar, në mënyrë krejt bolshevike dhe më shembullore nën kujdesin e Partisë? Ja u dhamë tokën në sasi të barabartë për çdo frymë, por ç’ndodhi pas kësaj? Familje të caktuara me një mobilizim për tu admiruar ku përfshiheshin të gjithë antarët e familjes, nga më plaku deri tek më i riu, pa e vënë re se sa punonin, (duke arritur të punonin edhe 18 orë në ditë pa ndërprerje) natyrshëm rezultatet e punës ishin shumë të larta dhe të kënaqshme, aq sa ata mbi nevojat e familjeve të tyre merrnin dhe teprica të cilat i shisnin në treg e si rrjedhim rritej bilanci financiar i familjes. Pra kjo llojë pune në këtë sistem të ëndërruar prej vitesh ishte konkretizimi i rendit tonë të ri. Kështu llogjikshëm mund të themi se fshatarësia e shumëvuajtur në Shqipëri shikonte se Pushteti Popullor i kishte hapur një perspektivë të artë, prandaj ata me shpirt të pastër nxorën edhe këngën që në atë kohë ishte bërë marshi i jetës së re:
“Ne punojmë për vete, për shtëpiat tona,
forcojmë pushtetin që ne na mbron”, etj. etj.
Por ç’ndodhi pas kësaj? Dembelët që e urrenin punën sidomos atë fizike, që në fakt ishte burimi i të mirave materiale, zgjodhën një rrugë tjetër duke u angazhuar me punë të ashtuquajtura administrative apo edhe me punë Partie, pra kjo kategori zgjodhi si burim të të mirave materiale për të jetuar, punën me “fjalë” apo atë të “dënglave”, duke u endur për këtë llojë pune nëpër klube, gosti dhe sigurisht duke thurur intriga dhe poshtërsi, të cilat ishin në themel të asaj kohe të “lumtur”. Kështu natyrshëm dhe shumë shpejt kjo kategori e atij pushteti regresiv, luftoi pa mëshirë punëtorët e vërtetë, më të përparuarit. Lufta e tyre qe e pamëshirshme, dembelët e prapambetur si njerëz të Partisë në pushtet, i luftuan pa mëshirë punëtorët e vërtetë e me emër me tezën famëkeqe “kulakë”, armiq, etj që më pas rrjedhonte edhe fatkeqsi të tjera si burgosje, etj, kështu që këta po shkatërrojnë çdo gjë të mirë apo sukses që realizuam me shumë sakrifica deri më sot. Pra sipas llogjikës së Sejfullait, neve duhet të mbështetemi tek më të përparuarit dhe jo ti luftojmë ata siç po bëjmë sot. Këto mendime dhe shumë të tjera të ngjashme, siç thamë më sipër, ishin pjesë e natyrës dhe e boshtit ideo – politik të Sejfullait, kështu që idealizmi i tij nuk vlente më. Po pse? Këtë gjykojeni vetë se unë nuk jam historian apo kompetent. Kështu fjalimet e njëpasnjëshme të Enver Hoxhës dhe situata politike e shoqërore e asaj kohe që ishte pasqyra reale e të tërë veseve perverse të tij, nxitën romancierin – dramaturg Kol Jakovën të shkruaj atë novelë apo përrallë dramatike “Toka jonë”. Kur e lexoi këtë “mrekulli” të Kol Jakovës, ai jo vetëm e dekoroi atë me nderimet e dekoratat më të larta, por e thirri në audiencë private dhe e uroi për suksesin që kish arritur duke i thënë se me njerëz si ty, ne “Fitoret do t’i çojmë gjithmonë në rritje” dhe shoku Enver vazhdon më tej: Ta marr vesh njëherë e përgjithmonë Tuç Maku, po ashtu edhe prifti i kishës reaksionare se kush jemi ne. Të lumtë Kol Jakova. Ndërsa Kola iu përgjigj aty për aty: – Unë, shoku Enver, e pata të thjeshtë ta dramatizoj atë ndodhi të vërtetë e cila doli një vepër artistike e me kualitet shumë të lartë, vlera e saj e jashtëzakonshme në të gjitha planet, konsiston sepse ka si bazë tregimi një sintezë të një periudhe të vështirë të popullit tonë të dalë nga fjala e një udhëheqësi të madh të nivelit botëror siç jeni ju. Unë siç e thashë edhe më lart, bëra vetëm rreshtimin e fakteve të marra në fjalimet tuaja programatike. Pra merita absolutisht është vetëm e juaja dhe e Partisë që krijuat ju. Kol Jakova me veprën e tij si edhe me këtë qëndrim që mbajti, e zhyti edhe më thellë Sejfullan e shkretë. Tani ju lutem, i them prof. Iliazit, më thoni: a ka të drejtë morale Kol Jakova të drejtojë apo të inskenojë sot një emision vlerësimi për Sejfullia? Këtë unë nuk e di. Dua të shtoj këtu se kur babai ynë doli nga burgu, sipas ligjeve të asaj kohe, kur dënoheshe në më pak se kufiri i humbjes së të drejtave civile, i ktheheshin pagat e pensionit që në ditën që ishte arrestuar, (pra mori 16 – 17 muaj pensionet në dorë) kështu ju krijuan mundësitë ekonomike për të shkuar familjarisht në plazhin e Durrësit. Atëherë ai për mirënjohje i propozoi Sejfullait të shkonin për pushime në plazhin e Durrësit për një muaj bashkë me Dr. Ymer Dishnicën familjarisht, dhe kështu u bë, morëm tre dhoma tek “Hekurudha” tek vila – 2. Për gjatë gjithë kohës së pushimeve, nëna jonë si edhe Xhustina (gruaja e Ymerit), iu përgjigjën atij për ç’ka kishte nevojë, të ngrënë, të larë, hekurosje, etj. Ai mbeti shumë i kënaqur dhe tha se këtë shërbim që më bëtë ju, nuk do ta harroj kurrë, por më duket se edhe e ndjej se ky është rasti i fundit që rroj si njeri në mes të njerëzve të mirë që të duan si shok, si mik apo si vëlla, nuhas që pas kësaj më presin rrebeshe të rënda. Dhe me të vërtetë u bë ashtu siç e parashikoi ai vetë. Që nga ky rast nuk u pamë më. Ai ndërroi jetë i braktisur larg Tiranës dhe në vetmi. Pra jeta e Sejfulla Maleshovës për sa di unë, mbeti një shembull dhe një model i mirësisë për ne që patëm fatin ta njohim.
KUJTIME DHE BISEDA ME IBRAHIM BIÇAKUN (VITI 1962)
Më kujtohet kur Ibrahim Biçaku (djalë daje me nënën time) krejt papritur erdhi tek “vila” jonë buzë Lanës, përballë ish – Bibliotekës “Carnavon”, pas 18 – 20 vitesh burg politik – komunist. Ai trokiti tek ne me shumë finesë sa mezi e dëgjoi nëna jonë, e cila me sforcim e hapi derën e dhomës që ishte pothuajse e kalbur dhe e mënjanuar në një anë dhe duhet të rrëshqiste mbi një dysheme me plan të onduluar sepse i kishte trarët nën vete pothuaj të thyer tërësisht. Ajo u befasua dhe njëkohësisht u trondit jashtmase, kur papritmas ju shfaq përpara Bimi, ata u përqafuan me lotë ndër sy pasi nuk ishin parë për një kohë të gjatë. Duheshin shumë, tamam si motër e vëlla, aq sa e thërrisnin njëri – tjetrin me përkëdheli, mamaja – atë Bimi, dhe ai – nënën tonë Cimi. Bimi hyri në dhomën tonë, e cila shquhej për karakteristika të veçanta si në drejtim të primitivitetit të mobilimit, ashtu edhe në anën konstruktive e cila për nga vjetërsia edhe mund të shëmbej nga çasti në çast. E shoqëruam Ibrahimin për t’u ulur apo “akomoduar” në një karrige tip stoli të sajuar, e cila ishte e siguruar në një vend që garantonte stabilitet për sa kohë që mbi të ishte ulur njeriu. Ndenjën për kohë të gjatë karshi njëri – tjetrit duke u parë sy në sy pa folur fare, por dukeshin efektet emocionale që i kishin pushtuar, ndonëse tani dukej që ato momente të trishtueshme kishin kaluar dhe kishte ardhur momenti i ri që kërkonte një frymë të re gëzimi.
Inisiativën e mori Bimi. Pasi e vërejti në mënyrë të dukshme dhe shumë të kujdesshme të gjithë dhomën, na pyet ne: Ky ambjent që po rrimë vepër e kujt është sepse po shoh një “mrekulli të vërtetë”?
Unë gjoja si i çuditur e pyes se çfarë po ju mrekullon kaq shumë?
Ai më përgjigjet: – A i dallon bukuritë që kanë këto mure në vetvete?
Unë me sinqeritetin tim më të madh, i them që nuk po ju kuptoj sepse aty veç zgavrave që ka lënë suvaja e trashë e qerpiçit të murit që ka rënë sistematikisht, nuk ka gjë tjetër, ne këto fole i kemi lyer me sherbet gëlqereje dhe kaq, kjo është e gjitha.
– Dëgjo, më thotë ai, po ti vëresh këto sipërfaqe muresh në mënyrë të kujdesshme me sy artistik, vëren se në këto mure është gdhendur konfiguracioni i pesë kontinenteve të botës dhe, çohet në këmbë duke na i treguar me gisht, ja ku është Europa, Azia, Afrika, etj.
– Atëherë, vazhdova unë, – të them të drejtën ne nuk e kishim vënë re kurrë këtë “Mrekulli artistike”, mesa duket “na mungon kultura për artin”. Këto siç duket paskan qenë antikuare me vlera dhe të premtojmë që nëse rimëkëmbemi ndonjëherë ekonomikisht, gjëja e parë që do të bëjmë do të jetë restaurimi i këtyre kryeveprave.
Në vazhdim të humorit unë e ftova Ibrahimin të dilnim pak jashtë tek ai “mender” oborr, për t’i treguar mrekullitë e tjera të asaj zone. Dolëm jashtë dhe menjeherë u ndje një aromë e veçantë në tërë ambjentin që rrethonte shtëpinë, “kjo ishte aroma apo era e ‘shurrës’ së thartuar në diell”. Në këto momente i them se kjo aromë brilante është tjetër mrekulli e kësaj zone që ne jetojmë, është një krijesë që na e ka garantuar komunizmi. Thonë që të rritet jetëgjatësia, në këto ambjente njeriu është i lirë të bëj ç’të dojë pa asnjë lloj kufizimi, psh këtu jo vetëm që ky vend përdoret si “shurtore publike” për kalimtarët e rrugës “Ali Demi”, por edhe si vend për shkarkimin e plehrave dhe të çdo lloj mbeturine, të cilat vet – shkarkohen kur rritet lartësia e depozitimit, ato për çudi rrëshqasin për mrekulli në saj të konfiguracionit të pjerrët të skarpatës për në Lanë. Çuditërisht kjo lëvizje bëhet në mënyrë krejt automatike, ato pastaj i merr rryma e ujit të Lanës së bashku me shkarkimet e kanaleve dhe të ujrave të zeza dhe i çon pa asnjë shpenzim drejt detit Adriatik, ku ne aty peshkojmë për nevoja ushqimore dhe njëkohësisht kryejmë edhe pushimet verore kur kemi mundësi. Kjo metodë është një novacion komunist sepse e gjithë kjo lëvizje bëhet pa patur nevojë për krah pune apo mekanizma të kushtueshme, gjithashtu ky rast paraqet një shembull konkret të rezultateve të larta të revolucionit tekniko-shkencor të udhëhequr nga Partia jonë “novatore”, gjithashtu këto përparësi “Romantiko – Turistike” të kësaj zone siç e thamë më lart, çuditërisht nxisin në maksimum edhe epshet “sensuale” të klasës punëtore, të cilët natën, pas ndërrimit të turneve kryejnë edhe akte dashurore të quajtura “lumturi” e jetës komuniste që i prodhon koha si “plehra nën shushërimën e ujrave të zeza”, etj. Prandaj Partia këto vende të privilegjuara i kishte caktuar për të joshur dhe lumturuar të gjithë ata njerëz që kishin kontribuar për Shqipërinë, kësisoj edhe ne si pjestarë të këtyre familjeve të mëdha, na përfshin në këto zona. “Ky gjest fisnik i Partisë” na imponon “besnikëri dhe respekt” ndaj saj. Me sa duket si ju edhe ne gjithashtu, “Eeeehh” që dikur e kemi ndihmuar atë kopuk Enver Hoxhën, po na e shpërblen sot, sidomos me ju pas kaq vitesh burg, ju rekomandon shtëpinë tonë shkatarraqe si “Rezidencë” provizore për ish-Kryeministrin. Këta janë njerëzit dhe komunizmi! Ibrahimin tek ne e solli daiu ynë Esat Dishnica… dhe në mes të bisedave që po bënim, ma bënë mua me shenjë që të dalim jashtë dhomës, natyrisht në breg të Lanës, shyqyr që në atë moment nuk kishte vizitor të llojit që thamë më lart, pa përjashtuar aromën ambjentale karakteristike. Ai menjëherë mu drejtua me qortim që pse unë kisha varur turinjtë, mos e ke që pse unë ju solla Ibrahimin në shtëpinë tuaj dhe nuk e mbajta unë, kur dihet se unë i kam të gjitha kushtet më të mira se ju, si banesën, anën ekonomike apo garancitë politike? Unë iu përgjigja me habi duke i thënë se unë nuk t’i kam shtruar këto probleme për të cilat po flisni, biles as i kam menduar sepse neve këto gjëra nuk na bëjnë fare përshtypje, jemi mësuar me luftën e klasave, prandaj ti mos u shqetëso o dajko. Ai u bë nervoz dhe më thotë me deklamim, “mbylle atë gojë” dhe mos më dërdëllis më se Ibrahimin e kam sjellë tek ju me urdhër të “Atij” atje lart (aludonte për Enver Hoxhën).
Atëherë unë i them me qetësinë më të madhe: Pse vallë e di ai që ne jemi gjallë akoma? Atëherë ai shumë nervoz më bërtiti, mjaft dërdëllise, qepe dhe iku menjëherë, biles pa i takuar dhe ata të dhomës. Ibrahimi vinte herë pas here në shtëpinë tonë me “bujt” për periudha kohore të shkurtra sepse tek ne gjente ngrohtësi familjare ç’ka pikërisht kjo i mungonte atij. Ai kurrë nuk pati shtëpi të tijën në Tiranë pavarësisht se mund të konsiderohej si një nga më të pasurit në Shqipëri. Ai përpara të “ashtuquajturit” çlirim i vendit, ndejtjen zyrtare e kishte tek halla e tij, dmth tek Esati, daiu ynë, por duhet thënë se njëkohësisht aty rrinte shpesh edhe Enver Hoxha në dy dhoma përbri njëra – tjetrës sepse Enveri ishte miku, shoku apo më mirë, vëllai binjak i Esatit. Kjo bashkëjetesë kishte edhe një arsye tjetër, Esati me Ibrahimin ishin bashkëpronarë të Industris së Cigareve “Flora & Zana & Iliria” dhe të Agjensisë së Tregëtimit të këtyre prodhimeve me emërtesën tashmë të njohur “Dyqani Flora”. Ibrahimi dhe Esati ishin bashkëpronarë gjysëm për gjysëm, Esati kishte pjesën e nënës, ndërsa Ibrahimi kishte pjesën e të atit, gjithashtu tregëtonin veç produkteve të duhanit edhe mallra ushqimore dhe në tërë këtë aktivitet të rëndësishëm Enver Hoxhës i ishte besuar roli i menaxherit të parë. Bashkëpunimi në fjalë funksionoi deri në ditën që Esati u shpërngul familjarisht për në Pezë tek miku i tij i shtrenjtë Myslym Peza. Këtë veprim (ashtu si vajtën punët) mund ta quajmë akt i një sakrifice të madhe, ose si një veprim patriotik sepse nuk ishte shaka që të lije aktivitetin e suksesshëm tregtar dhe të shkoje për të luftuar e të vije kokën në rrezik për interesat e “atdheut”, vetëm shoqëria komuniste e bënte. Ndërsa Ibrahimi përsëri u akomodua tek ne, por më vonë ai vajti për të banuar definitivisht në Hotel “Dajti”, sepse aty ishte ngritur një spital ushtarak gjerman. Këtë lëvizje ai e bëri edhe për faktin se aty kishte mbrojtje të garantuar sepse në këto kohra ishte krijuar një situatë e rrezikshme atentatesh nga “terroristët e kuq” siç i quante Ibrahim Biçaku partizanët.
Disa grimca kujtimesh tek “Vila” jonë e Lanës
Ibrahimi filloi të na pyes me imtësi ne “fëmijëve të shtëpisë” pavarësisht se ne tani ishim bërë burra dhe punonim nëpër punëra shtetërore, por ai brez kështu na quante. Gjatë këtyre bisedave familjare edhe me ne “fëmijët-burra”, na lindi mundësia e bashkëbisedimeve të ndryshme deri tek ato më seriozet. Unë u gëzova jashtëmase për tërë këto ndodhi, por njëkohësisht po mendoja se si ai njeri kishte arritur të mbijetonte pas gjithë asaj hataje 18 – vjeçare të terrorit komunist të ushtruar ndaj tij nëpër burgje, kampe e deri tek bodrumet e hetuesive kriminale të asaj kohe.
Por ky ballafaqim me të, më bëri ta rinjoh atë si njeri të fortë dhe të vendosur i cili u bë për mua një shembull konkret për të rritur edhe më kurajon dhe shpresën, për të vazhduar atë “mender” jete skllevërish që bënim në pritje të më të mirës. Por ja që shpesh më shkonte mëndja edhe tek e keqja, mendoja se do të fluturonin raportimet kundër familjes sonë nga njerëzit e ndyrë komunistë, të cilët i kishim komshinj apo miq etj. sepse dihej forca e Sigurimit të Shtetit e cila shtrihej deri në familje. I gjithë ky sistem i qelbur dhe kriminal organizohej dhe drejtohej nga famëkeqët operativë dhe rezidentë zonal të Sigurimit të Shtetit. Ata raportonin me saktësi se ku vajti ai “armiku” Ibrahim sot, me cilin u takua, kush erdhi dhe e vizitoi, mundësisht dhe se çfarë u bisedua deri në gjërat më të imta, etj. Në të vërtetë edhe jeta jonë nuk ishte më pak e persekutuar, siç tham më lart, edhe ne na quanin familje e deklasuar dhe i ishim përshtatur asaj situate, nuk na bënte më asnjë përshtypje sepse askush nuk kishte siguri seç do të ndodhte nesër, prandaj dhe ne i shërbenim me kënaqësi njeriut tonë, të shquar dhe me emër.
Pyetja e parë që ne i drejtuam atij ishte se, si qe e mundur që pas kaq vitesh burg dhe lëvizje nëpër kampet e ndryshme të punës së detyruar nëpër Shqipëri, të të shohim sot të veshur Shik apo me elegancën e asaj kohe, kur mbuloje vënde me përgjegjësi të lartë shtetërore si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Provizor apo Kryeministër, pasanik dhe bir politikani i nivelit “Pasha”, mos më keqkupto dhe më fal që po të bëj këtë pyetje dhe po të hap këtë bisedë. Nëpërmjet kësaj bisede dua të të sugjeroj se në këtë pis ambjent që jetojmë, ti shumë shpejt do të bëhesh objekt bisede sidomos kur të marrin vesh se kush je, kush ke qënë dhe të jesh i sigurt që do të thonë “sa mirë që ia paskan bërë që e kanë izoluar apo burgosur dhe i kanë imponuar punë krahu të detyruar për 18 vjet, se paska qenë i pandreqshëm”. Kjo llogjikë mbarëpopullore ndodh pasi njerëzit tashmë janë transformuar për keq, sigurisht edhe karakteri i tyre, biles po të shohësh dhe nga niveli i veshjes ata janë në gjëndje të mjerueshme, aq sa veshja e tyre është e ngjashme dhe e barabartë për të gjithë tamam si në ushtri. Ky realitet buron nga sistemi i mallkuar komunist që quhet “Triskëtim”. Ndërsa veshjen tënde e kanë parë vetëm në shfaqjet e Teatrit-Estradë, vetëm për humor dhe për t’u tallur me veshjen e kapitalistëve, apo më shkurt për të treguar diferencën e padrejtë ndërmjet popullit të thjeshtë e të varfër dhe atij kapitalist. – Ibrahimi ngriti supet duke shprehur habi dhe tha: Nuk e kuptoj se çfarë ju duhet atyre jashtë veshja ime personale? Përpara se të më përgjigjeni ju, dua që t’ju tregoj juve të shtëpisë, historikun e kësaj veshje që mbaj sot. Këtë kapele “Borsalino”, xhaketë, jelek, pantallona e këpucë, i kam ruajtur me shumë kujdes brenda “valixhetës personale” që na e kishin lejuar ta mbanim me vete kudo që na vendosnin, qoftë burg, kamp, etj. Këtë valixhe të re që sheh ma dha Hyqmeti kur u nisa me Zoin për në burg të Tiranës, ajo më kishte vënë brenda dhe disa veshje të tjera që i kisha dhe i përdora gjatë kohës së burgut e të gjyqit special, plus që gjatë kohës burg – gjyq, disa shokë si Shyqyri Borshi apo Beqir Valteri më dhanë edhe disa plaçka të tjera, veshje dhe më thanë se neve shumë shpejt, nuk do të na duhen më se jemi të sigurt që do të na pushkatojnë, ndërsa ti ke shanse të shpëtosh se je djali i dajës së Esat Dishnicës dhe kështu ndodhi. Unë u vesha me rrobat e mia tradicionale që më vuri Hyqmeti, konkretisht të Shyqyriut, të Beqirit, dhe të miat që kam vesh sot, i futa në valixhe dhe i nxora tani për respekt të Esatit dhe tuaj. Sot që po dëgjoj vërejtjet tuaja për këto rroba po çuditem, për këto probleme që janë të paimagjinueshme. Çudi. Ndërkohë ndërhyj unë si me të qeshur dhe i them: – Ju lutemi shumë që sot e tutje mos u prekni më për kësi gjërash se do t’i hasni në vazhdimësi, absurditetet në komunizëm janë pjesë e atij sistemi, sot në “Shqipërinë e Re”. Përgjigjet e tij ishin të shkurtra, të qarta e të prera. Kjo sjellje e tij ishte rrjedhojë e edukatës gjermane dhe e kulturës së atjeshme të cilat i ishin induktuar thellë në shpirtin dhe natyrën e tij. I ati i Ibrahimit, Aqif Pash Elbasani e kishte çuar atë në Austri që në shkollë fillore dhe derisa mbaroi dy fakultete, të Diturisë Shtetërore dhe atë të Agronomisë. Ai për gjithë këto vite banoi dhe jetoi pranë mikut të babait të tij që ishte funksionar i lartë i shtetit Gjermano – Austriak. Ai kur erdhi pranë “Vilës tonë” tip “ahur kuajsh” mbante në dorë një torbë të ushtrisë gjermane dhe një çantë shpine me dy rripa anësor për krah – vendosje. Ai e hapi torbën dhe nxori nga brenda një gavetë ushtari, një pagure uji dhe një kuti metalike me madhësinë e një kaushi duhani e cila shërbente në front si ngrohës “manual”, ajo punonte me pluhur karbiti që lagej nga një tub i vogël me ujë dhe gazi që çlirohej ndizej me një gurë çakmaku i lidhur në karkasën e kësaj pajisje, dmth ishte një mikro – gazogjen me efektivitet të madh në kushte lufte për të ngrohur pëllëmbët e duarve ose edhe gjellën. Këto tre – katër gjërat e torbës, gavetë, pagure dhe ngrohës m’i dhuruan në shenjë kujtimi dy ushtarakët që më shoqëronin, shoferi, nën/ officer dhe oficeri komandant që mbante në gjoks dekoratën më të lartë të kohës naziste “Kryqin e Hekurt”. Të dy këta ushtarakë gjermanë kishin marrë si detyrë luftarake nga miku dhe shoku im Gjeneral Fon Renduliç, të shoqëronin ish-Kryeministrin me një mjet luftarak tip “Amfib”, në një aerodrom të tyre në afërsi të Podgoricës që pastaj të më imbarkonin në një avion ushtarak për të më transferuar në kufirin Austriako – Gjerman. Mu në hyrje të Podgoricës unë i thashë shoqëruesit – komandant të ndalonte mjetin dhe të lidhej me Gjeneralin Renduliç sepse unë kisha ndërruar mendje dhe doja të kthehesha mbrapsht. Ai në moment u lidh me Gjeneralin dhe fola me të për mendimin e ri që kisha, duke i shpjeguar atij se ky vendim lidhej me nderin tim dhe nuk ishte e drejtë të largohesha si fajtor, sepse mendoja që vepra dhe aktiviteti im në Shqipëri në drejtimin shtetëror i kishin shërbyer për mirë Atdheut. Ai nuk diskutoi më dhe më uroi fat dhe njëkohësisht urdhëroi kthimin e mjetit. Ata më sollën diku afër Krajës, vend ku ishin akoma trupat gjermane sigurisht në tërheqje dhe u ndava si mik me ta. Mund të thotë dikush prej jush që pse u ktheva unë, si nuk mendova për konseguencat që sigurisht do të më ndodhnin, biles edhe mund të pushkatohesha. Ja po mundohem të spjegohem. Unë personalisht veç problemeve të rëndësishme shtetërore që përfshiheshin në rolin qeveritar që mbuloja, pata mundësi t’i jepja atdheut dhe popullit tim të mira të atilla që do të ndiheshin dhe vlerësoheshin në periudha të mëvonshme. Në pamje të parë këto të mira mund të gjykoheshin si gjëra pak të rëndësishme, por në fakt nuk duhej të ishin kështu, ja psh kur forcat gjermane ishin në tërheqje, unë personalisht ju kërkova atyre, që Urën e Milotit apo të Zogut, të mos e hidhnin të gjithë në erë, siç e kishin vendosur ata, por ta dëmtonin nja 10 – metra në hyrje apo në dalje të saj, aq sa të mos kalonin mushkat partizane me artilerinë e tyre, ata e pranuan kërkesën time dhe ashtu vepruan. Jo më pak i rëndësishëm ishte ndërmjetësimi im pranë Komandës Gjermane që ata të mos aplikonin për asnjë rast “Hakmarrjen Gjermane” e cila faktikisht ishte ligj lufte i rreptë, dhe aplikohej pa mëshirë kundër atyre që sulmonin trupat apo autokollonat e ushtrisë së tyre në çdo lloj forme, pavarësisht se sa i dëmtonin, e shumë ndërhyrje të tjera të cilat patën efektivitet real dhe ishin vetëm për të mirën e popullit tonë, pra unë duke patur parasysh këto gjëra mendova se Drejtësia Shqiptare, do ti peshonte në mënyrë objektive punët dhe aktivitetin tim ashtu siç ishte, por më vonë e pashë se këto mendime apo vlerësime ishin totalisht të gabuara meqë kishin të bënin me të “kuqtë”. Këto ishin arsyet ose disa nga arsyet që më bindën që të kthehesha. Sapo zbrita nga mjeti gjerman u ndava vëllazërisht me të dy shoqëruesit e mi, dhe natyrshëm u nisa në këmbë për në Shkodër me torbën gjermane në një dorë dhe në tjetrën kisha një çantë timen personale. Pas një ecje disa orëshe shumë të lodhshme hyra në Shkodër. Ai kur po përfundonte këtë tregim shpërtheu në gaz dhe tha: Më kujtohet se gjatë kësaj aventure bëra një gjest jashtë natyrës time sepse “gënjeva” dhe ishalla ajo gënjeshtër që më zgjidhi shumë punë, qoftë e para dhe e fundit në jetën time dhe ia dha përsëri të qeshurit. Ja pse u detyrova të gënjej: Gjatë rrugës më ndaloi një patrullë partizane e të kuqve dhe më pyeti: “O shok doktor je ti” ? – Po, i thashë – ma ktheu, shiko, shërbeji mirë popullit se ata janë të varfër dhe kanë qenë të shtypur deri më sot. Mos kini merak, ju thashë. Në rregull, më thanë ata dhe u përshëndetëm. Kur hyra në Shkodër pyeta për shtëpinë e burrit të vajzës hallës dhe të parin që pyeta ma tregoi menjëherë shtëpinë e tij, unë nuk e dija që ai ishte bërë funksionar i lartë komunist, në atë kohë ai paskësh qenë Kryetar i Bashkisë Shkodër dhe ai që po më shoqëronte për të ma treguar shtëpinë më tha, ja o shok, ajo dera atje është e shokut Beqir Gjylbegu. E falenderova dhe i rashë derës. Për koençidencë derën e hapi ajo, Hyqmeti, vajza e hallës, ajo u befasua dhe u trondit jashtmase. Pasi u përqafuam më futi brenda, më akomodoi dhe menjëherë mori në telefon Beqirin të cilit i njoftoi mbi vajtjen time. Ai i përgjigjet: Hajt he dreq, unë pi raki që në mëngjes dhe ti dehesh. Ajo i betohet për kokë të djalit (Ilirit) po flas seriozisht, – ai u çudit si ka mundësi që Shkodra e çliruar prej disa ditësh dhe vjen në shtëpinë time i lirë ish – Kryeministri. Ai shumë shpejt erdhi bashkë me një mik të tij, një farë Zoi, kështu e thirri Beqiri, pasi u takuam, biseduam të tre, hëngrëm darkë dhe ramë të flemë. Të nesërmen sapo hëngrëm mëngjezin, dolëm të përcjellë nga Beqiri dhe Hyqmetja për tek një automjet “Jep” që na priste jashtë, ai, Zoi më tha që kam urdhër nga lart që t’ju shoqëroj për në Tiranë. Pasi kaluam Fabrikën e Çimentos ai më tha që, kam urdhër për t’ju arrestuar, por për mirësjellje nuk mi lidhi duart dhe erdhëm direkt në Burgun e Ri të Tiranës. Kjo për mua ishte “Rezidenca e parë Kryeministrore”. Për çudi pas 18 – 20 vitesh “Rezidenca e dytë” u bë “Vila jonë buzë Lanës” për ish – Kryeministrin. Sapo u mor vesh ardhja e tij tek ne, filluan me shumë intensitet vizitat masive të dashamirsve të tij, hyrjet dhe daljet qenë kaq të mëdha sa mund të thoje të papërballueshme për kohën që jetonim. Këtë situatë e vështirësonte akoma më shumë ajo e mallkuar dhomë apo ai “ahur lopësh” në madhësi të përgjithshme 3.5 – 3 m. Vinin vizitorë nga e gjithë Shqipëria për të uruar mirseardhjen në liri të ish – Kryeministrit “të gjorë”. Përshtypje shumë të madhe na bëri vizita e Sekretares së Organizatës Bazë të Partisë së lagjes tonë “Ali Demi”, shoqes Marie Mborja në orët e vona të natës, ajo për më tepër ishte dhe e motra e Kolonelit të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Stavri Zhara që njihej në atë kohë si “besnik i shquar i Partisë” dhe njëkohësisht “kuadër i rreptë” me armiqtë e Partisë. Ajo pasi bëri urimet e zakonshme i shprehu Ibrahimit në mënyrë të veçantë, falenderimet më të mëdha për ç’ka kishte bërë ai në favor të familjes së saj në të kaluarën, prandaj ajo i tha se jo vetëm ne brezi i sotëm të falenderojmë, por edhe pasardhësit tanë nuk do ti harrojnë nderet dhe të mirat që ti na ke bërë. Kjo vizitë e saj qe një rast unikal ndër komunistët. “Çudi”! Ajo gjithashtu kërkoi nga ne të gjithë që nëse do të ishte e mundur vizita e saj të mos komentohej kërrkund. Ndërkohë Sherifit si “maniak” i historisë, ju dha rasti të zhvillonte me të biseda të ndryshme mbi Historinë Botërore që nga antikiteti e deri më sot, dhe u befasuan reciprokisht nga dijet e larta që zotëronin, por ama edhe unë “hekurxhiu” profan në histori, nuk ju ndava këtyre bisedave historike.
Pas disa ditësh me shumë takt dhe korrektësi, i bëra një bisedë pak si të veçantë kur ishim vetëm të dy, unë dhe ai. Unë iu shpjegova atij me sinqeritetin më të madh, sepse personalisht çuditesha nga historiografia e sotme komuniste që ju akuzon juve personalisht si “Tradhëtar të Kombit” & “Kolaboracionist” me okupatorët dhe “Kuisling” mbi të gjitha. Unë kurrën e kurrës nuk i kam besuar këto përcaktime sepse e kam patur gjithnjë të qartë se kjo fyerje që ju bëhet juve, kërkon të justifikojë rrugën e tradhëtisë kombëtare që kanë ndjekur dhe po ndjekin edhe sot komunistët shqipëtar duke u bërë vegla qorre të armiqve tanë shekullorë, Grekë, Sërbo – Sllavë, apo edhe të Rusve. Por lidhja e gjakut që kemi dhe mardhëniet e afërta ndër – familjare ndërmjet nesh, na kanë induktuar thellë në shpirt një dashuri tejet ekstreme për njëri – tjetrin. Kjo rrjedhon nga fisnikëria e origjinës sonë me të gjithë treguesit: nder, sakrifica për atdheun, trimëri, etj. Prandaj më ndodh shpesh që në takime shoqërore të preken dhe bisedat e lartpërmendura, por për fat të keq disa bashkë – bisedues janë të bindur në përcaktimet e historiografisë komuniste. Unë sigurisht iu kundërvihem atyre dhe në rrethet shoqërore të miat, arrij ti bind për të kundërtën, por belaja më gjen kur këto biseda bëhen kundër nesh në rrethe fisnore, intelektuale, etj. Lufta e klasave më detyroi të lodhesha më shumë për të përvetësuar profesionin e hekurxhiut dhe jo të specializohesha në Histori, kështu ndahem i pakënaqur nga mbrojtja e vërtetë historike që i bëjë familjeve tona, dhe prandaj e konsideroj fat që u ritakuam që të më plotësosh ti vetë, që ke qënë protagonist kryesor, me fakte dhe argumente të reja, që t’ja u thyej hundët atyre që mbrojnë pallavrat komuniste. – Xhavit, e shoh që je njeri që i meriton këto sqarime, dhe do ti bëjë, ty nuk të intereson Çinkaizeni që bisedoi me Sherifin dhe qeshëm, që atë ditë ai vetëm më tregonte, sepse unë u caktova nga familja për ta shoqëruar, kuptohet Sherifi nuk mund ta shoqëronte sepse “edukonte brezin e ri”. Ai e filloi tregimin duke më sqaruar për fjalën që i thash unë “Kolaboracionist”. Kjo fjalë sa e thjeshtë është për tu kuptuar në jetën e përditshme, po aq e ngatërruar është kur përdoret në politikë. Këta të kuqtë sot nuk e plotësojnë për kuptimin që ajo përfaqëson, dhe prandaj krijon konfuzion nëpër biseda, ja p.sh kur bashkëpunon ose kolaboron me dikë si rasti jonë me Gjermanët, ky veprim konkret bëhet që të shpëtojmë atdheun nga qëllimet dashakeqe të Sllavo – Rusëve, që të na inkorporojnë në bllokun komunist nesër dhe në rast se fitojmë. Kjo nuk quhet Tradhëti por Patriotizëm, ndërsa kur kolaboron në dëm të atdheut – kjo quhet Tradhëti, si rasti i të kuqve që duan të na bëjnë Republikë të VII – të Jugosllave, ndërsa ne ishim me Gjermanët dhe shpresonim në rast se do të fitonim të ringrinim edhe njëherë Shqipërinë Etnike. Dua të bëj një parantezë se interesat e atdheut nuk mbrohen me fjalë boshe apo me sllogane, me broçkulla, biles as nuk duhen përdorur gjithmonë pushkët apo sakrificat mbarë – kombëtare, sepse është vënë re nga Historia apo eksperienca botërore se kur ato janë të pallogjikshme, të çojnë në shkatërrime shumë të kushtueshme në të gjitha planet, për vëndin. Vlera dhe mençuria e drejtuesve të shtetit dallohet në metodat që ata përdorin, që këto luftra të dalin me efektivitetin më të madh në të gjitha planet, dmth me sa më pak pushkë, pra që humbjet të reduktohen në minimum, faktikisht këto që po të them nuk kanë munguar “Lufta dipllomatike e kombinuar” me të gjithë llojshmërinë e vet, kur përdoret në mënyrë shkencore, ka treguar historikisht efekte pozitive dhe suksese shumë të mëdha, biles shtete të veçanta në epoka dhe kohë të ndryshme kanë realizuar arritje të atilla, ose kanë vënë në vendin e duhur shumë padrejtësi të vjetra të bëra ndaj atdheut të tyre me kosto shumë të ulët. Duhet të dish një gjë që dipllomacia ka qenë prej kohësh mjeti më i fuqishëm për mbrojtjen e interesave të atdheut, por ama ta dinë të gjithë se ajo është “Monopol absolut” i inteligjencës së shquar. Larmia e formave të ndryshme të përdorimit të “Dipllomacisë së kombinuar” mbërrin në kufi infinitiv dhe nuk thotë kot Bismarku ndërmjet të tjerave se, në “Dipllomaci shumë gjëra thuhen veç së vërtetës”, dmth ndryshe f litet dhe ndryshe veprohet, pra si rrjedhim llogjik merita absolute e sukseseve të “Dipllomacisë së kombinuar” u takon atyre njerzve që e mendojnë, e projektojnë dhe e ushtrojnë me sukses këtë “virtyt” apo “art delikat” në qeveritë e kohës. Më mbrapa dua të diskutoj me ty disa gjëra apo probleme shumë të çuditshme që në pamje të parë apo në pamje të thjeshtë, nuk lënë ndonjë përshtypje të veçantë sepse normalisht ato duken si veprime të zakonshme, biles edhe llogjike e normale, por në fakt në realitetin e tyre të padukshëm që mbulohet gjithnjë nga një vello po dipllomatike, ato përfaqësojnë veprime apo janë manovrime të fshehta shumë të rëndësishme që arrijnë të ndryshojnë dhe fatet e luftës në favor të më të mënçurve, pavarësisht nga vlerat reale ekonomiko – ushtarake të shteteve të implikuara në konflikt. Pra bie llogjika popullore kur thuhet se: Fitorja është rezultat i sakrificave sublime të atij populli që lufton, ja psh po analizojmë disa ndodhi konkrete gjatë Luftës II Botërore. Çdokush edhe sot mund të mendoj me shumë të drejtë se si ka mundësi të lidhen në aleancë ushtarake dhe mardhënie të tjera të veçanta, dy kategori shtetesh plotësisht antagoniste me njëra – tjetrën, por ja që bëri vaki në Luftën e II – të Botërore. Bashkimi Sovjetik, shtet plotësisht diktatorial komunist pa asnjë princip njerzor të lidhet me Anglo Amerikanët për të luftuar e shkatërruar Gjermaninë, Japoninë dhe Italinë që përfaqësonin tre shtete demokratike e kapitaliste. Ky realitet kaq absurd si në atë kohë edhe sot, duhet të na bindi se në këtë rast është zbatuar me përpikmëri “Dipllomacia e kombinuar” që mbart me vete poshtërsi, djallëzi, rrufjanllëk, etj.etj. Konseguencat e rënda që do të pësonte bota nga kjo luftë, nuk i shqetësonin “aleatët”, mjaft që ata të arrinin qëllimin e tyre. Përpara se të të tregoj për shumë gjëra të miat dhe të shokëve të mi, po të flas për veten time. – Jeta e gjatë në Austri dhe ambjenti ku unë jetova, më edukoi dhe më mësoi se kush ishin detyrat e përjetshme të qytetarit për vëndin që e lindi dhe e rriti atë dhe, se ky vend i shenjtë quhej “Atdhe” dhe për “Atdheun” njeriu duhej të përpiqej të bëhej sa më i ditur e i zoti dhe të punonte me vetmohim, dhe po ta kërkonte nevoja të sakrifikonte edhe jetën për të. Pikë. Këto postulate na u induktuan thellë në shpirt dhe me të vërtetë këto u bënë pjesë dhe qëllim i jetës sonë deri në fund. Dua të theksoj se edhe ne një grup shokësh që u përgatitëm për kohë të gjatë në Austri, u ndërgjegjësuam me bindje absolute se vetëm Nacional Socializmi Gjerman ose Nazizmi “përfaqëson një politikë reformash apo një lëvizje komplekse demokratike që lufton për drejtësi shoqërore mbi baza parlamentare”, dhe ishte e vetmja ideollogji e pastër dhe e drejtë që premtonte progres dhe siguri të plotë për vëndin. Pra, neve jo vetëm e pranuam këtë ideollogji, por edhe i shërbyem me zell e koshiencë të plotë deri në fund sepse kishim besim të plotë në të. Ky ishte boshti ideollogjik i joni dhe pikë. Ideollogjia “Nacional Socialiste” nuk ishte si ideollogjia komuniste apo Bolshevike siç i thonë që predikonte barazi të plotë shoqërore mbarë botërore, dmth “Të rrojmë njësoj, të mënçurit me budallenjtë, si edhe punëtorët me dembelët”. A ka më regresive se kjo ideollogji për çdo vend në botë? Kështu që i tërë grupi ynë natyrshëm u vu në dispozicion të ideollogjisë Gjermane pa asnjë ekuivok dhe përfundimisht e lidhëm fatin tonë me ta. Ne të diplomuarit në Austri faktikisht gëzonim dije të larta teorike, ndoshta nga më të lartat në Europë apo në botë sepse në ato kohra Gjermania gëzonte autoritet kulturor e shkencor të pakrahasuar me vëndet e tjera, dhe ne këtë e ndjenim që çdo gjë gjermane fal “të Madhit Zot”, kishte reflektuar për mirë tek ne dhe ishim të gatshëm të bënim sakrificat më sublime për atdheun. Por për fat të keq në këto momente fillestare të jetës sonë, gjëndja reale e Shqipërisë ishte shumë kritike dhe e bëri të pashmangshme që edhe ne të na ngarkonin me funksione të larta shtetërore, por si fillestarë pasi as në nivel referentësh nuk kishim punuar në administratën shtetërore. Ky realitet na shqetësoi shumë sepse e ndienim që na mungonte tërësisht përvoja praktike shumë e domosdoshme për në atë kohë lufte, por nuk mungoi edhe ndihma e pakursyer gjermane, si rrjedhim arritëm të bëjmë maksimumin e mundshëm për në atë kohë. Gjatë tregimit Ibrahimi nga një gjëndje serioze që po tregonte, papritmas qeshi dhe tha që, më kujtohet dhe më bëri shumë përshtypje përcaktimi i saktë i teneqexhiut shqiptaro – maqedonas Koçi Xoxe, i cili në cilësinë e Kryetarit të Gjyqit Special më cilësoi mua si “Filo – Gjerman”, në të vërtetë ai kishte plotësisht të drejtë sepse jeta & shpirti & ndërgjegja, apo puna ime në atë kohë ishte e lidhur krejtësisht me ata. Tani dua që të të vë në dijeni dhe të prezantoj shkurtimisht punën tonë dhe ti të bindesh për ndershmërinë dhe sakrificat që bëmë, njëkohësisht dua të të tregoj shumë shkurt diçka për historinë europiane pse jo, dhe pak nga ajo botërore që mësuam aty në Gjermani dhe disa konkluzione tonat që i nxorëm më vonë me kalimin e kohës. Shiko Xhavit: Po të flas pak për Botën: Ajo në vitin 1700 ishte 700 – 750 milion banorë, tani është rritur në miliarda dhe unë mendoj që ajo deri në vitin 2000 do të mbërrij edhe 7 – miliard mundet, po pas 300 – vjet të tjera sa do të shkoj? Rruzulli jonë tokësor është ai që është, as do të rritet dhe as do të na siguroj dot më këtë jetë që po na kënaq sot sepse rezervat nëntoksore po shterojnë, abuzimet me atmosferën po rriten çdo ditë, pra ne ç’do të bëjmë? – të presim kiametin islamik? – jo, jo, – kështu që bota po përpiqet ti zgjidhi këto probleme në të mirë të saj, hamendësimet mbërrijnë deri aty sa mendojnë të eksplorojnë edhe Galaktikën dhe nëse janë mundësitë, të banojë e të jetojë njerëzimi edhe andej, por duhen shpenzime të paimagjinueshme të cilat kurrë nuk mund të përballohen nga një shtet i vetëm siç janë sot të ndarë, por duhet një kontribut që të përfaqësoj shumatoren e të gjithë pagesave të shteteve në veçanti sipas mundësive. Por historia botërore tregoi se ky hall i përbashkët nuk ka rrjedhur në mënyrë të rregullt apo të ndershme, kjo është një fatkeqësi botërore, ja po të tregoj disa fakte që të bindesh. Amerika ishte koloni Angleze, ata pasi e morën si territor masakruan popullsinë vendase. Lëkur – kuqtë nxitën emigracionin i cili përbëhej nga të gjithë popujt e botës, aty u pa e qartë se ky shtet i ri ishte me pasuri të mëdha dhe mbi të gjitha mund të zhvillohej me një siguri absolute nga largësia gjeografike, prandaj dhe emigracioni shumë kualitativ shumë shpejt konkludoi se varësia nga Anglia sikur i pengonte dëshirat e tyre të zhvillimit, ky qe shkaku që ata i përzunë përfundimisht Anglezët dhe shpallën Pavarësinë. Këto mirësi apo shanse i krijuan Amerikës kushte pune e jetesë të mrekullueshme për një përparim të paparë në të gjitha fushat e jetës dhe si rrjedhim i natyrshëm, me kohë kjo i shtoi dhe oreksin për ti shtrirë përpjekjet për zhvillim të mëtejshëm edhe jashtë Amerikës. Egoizmi i tyre u rrit natyrshëm, ju nxiti bindjen se ata duhet të ishin protagonistë në çdo gjë në botë dhe kështu ndodhi në të vërtetë. Nuk kishte gjë të mirë apo të keqe që ndodhte nëpër botë po të mos qe dora e Amerikës, dhe kështu po ndodh edhe sot. Amerikanët i dalluan dhe i njohën vlerat e larta që kishin gjermanët në krahasim me të gjithë shtetet e tjera të botës, ata krijuan bindjen se Gjermania do të ishte aleatja më e mirë e tyre në botë, por vetëm që ata duhet të ishin të ndërgjegjshëm për vartësinë e përjetshme të tyre nga Amerika. Ky kusht duhet të ishte i përjetshëm se Amerika ishte një shtet multietnik me banorët më të zgjedhur të botës, biles në Amerikë ka një përqindje shumë të lartë të popullsisë gjermane. Por sot mund të themi se kjo dëshirë e tyre ishte e parakohshme për natyrën dhe karakterin gjerman, kështu filluan hapur fërkimet ndërmjet Gjermanisë dhe Amerikës. Pra mund të themi se që në fillimet e shekullit XX bota u nda në blloqe shtetesh “Rrufjanllëku Amerikan”! Gjatë kohës së studimeve në Gjermani u habitëm shumë kur në lëndën e Historisë Botërore mësuam se Revolucioni Bolshevik i Tetorit 1917 në Rusi, ishte vepër e (Unter – Menshve) apo hebrejve, të cilët sapo përmbysën Carin, konsoliduan pushtetin e tyre në mënyrë absolute. Për këtë po të jap disa fakte reale:- Këshilli i Komisarëve të popullit nga 22 – antarë, 18 – ishin hebrej.- Komiteti Qëndror Ekzekutiv nga 59 – antarë, 43 – ishin hebrej.- Komisioni Jashtëzakonshëm i Moskës nga 36 – antarë, 22 – ishin hebrej, por një dorë e “fshehtë” e asaj kohe “Transplatoi” aty dy Krye-Kriminelët Leninin dhe Stalinin dhe menjëherë këta dy “udhëheqësa komunistë” me atë “yryshin kafshëror” të stepës Ruse masakruan tërësisht pushtetin Hebre, në saj të një genocidi të paparë duke i zëvendësuar ata me besnikët e tyre të mbledhur me shumë kujdes, të cilët karakterizoheshin me vlera të larta kriminale në të gjithë Rusinë. Qëllimi i hebrejve deri në atë kohë ishte që të themelonin shtetin e tyre të ri Izraelin në Rusi, ç’ka do të thotë se djallëzia hebreje për t’u vendosur në Rusi ishte zgjedhja e këtij vendi të pasur, duke synuar në të ardhmen me sipërfaqe të madhe dhe pozitë të shkëlqyer gjeografike, Udhëheqjen Kontinentale Europiane. Po me të njëjtin synim për Udhëheqje Kontinentale Europiane hynë në këtë lojë të poshtër edhe Anglezët me Francezët, por këta zgjodhën një rrugë tjetër më origjinale, të kolonizonin vende apo shtete më pak të zhvilluara të botës, për ti shfrytëzuar barbarisht që të pasuroheshin vetë ekonomikisht në kurriz të tyre, dhe pastaj të pretendonin të sigurtë për Kryesinë Europiane. Kjo situatë u nxiti oreksin edhe shteteve më të vogla Europiane për qëllime përfitimi në kurriz të të tjerëve, për të rritur konfiguracionin e tyre gjeografik. Nga këto manovra të turpshme e shoviniste u prekëm edhe ne si Shqipëri, por përpara këtyre faktorëve edhe fakteve të cilat sa vinte qartësoheshin çdo ditë që kalonte, nuk vihej më në dyshim që në një të ardhme të shpejtë, viktimë e këtyre qëllimeve ogurzezë do të ishte edhe Gjermania, prandaj duhej të frenohej kjo politikë agresive dhe e poshtër e këtyre shteteve. Si rrjedhim i këtyre pisllëqeve Gjermania hodhi parrullën patriotike “Gjermania në rrezik” sepse rreziku dhe e keqja po ju trokiste në derë, si rrjedhim dhe përgjigja Gjermane ishte e menjëhershme, si në Luftën e I-rë Botërore, ashtu dhe në Luftën e II-të Botërore. “Luftë për egzistencë”. Tani të bëjmë një kalim dhe të shohim konkretisht rolin Amerikan në Europë e pse jo edhe në botë. Rrjedhojat e këtij realiteti provokuan luftën e I – rë Botërore dhe pikërisht djajtë amerikanë u bënë shkaku i vërtetë i humbjes Gjermane, pas kësaj humbjeje ata mbetën në pozita tejet të acaruara dhe, ndihej qartë që po bëheshin përgatitje për një ndeshje tjetër ndërmjet këtyre dy armiqve konseguentë që nuk i hapnin rrugë njëri – tjetrit. Në këtë kuadër tani të diskutojmë si veproi pala Gjermane pas luftës së I – rë Botërore, pastaj të diskutojmë palën Amerikane dhe në fund veten tonë. Politika e re ndërkombëtare Gjermane natyrisht që në këto kohra u projektua nga diplomacia e lartë e tyre si zakonisht, ndërkohë objekt kryesor i kësaj analize u bë Rusia sepse në atë kohë ajo kishte nivel të ulët intelektual për shkak edhe të mbylljes së saj ndaj botës, njëkohësisht zbatimi i një politike shterpe alla – komuniste e kishte futur Rusinë në fatalitet të plotë e të gjithanshëm, ç’ka i bëri rusët të mendonin si rrugë shpëtimi vetëm vlerësimin e djallëzis së tyre që reflektohej në dëshirat “Ekspansioniste in extremis”, që nuk përputheshin kërrkund me ideollogjinë e tyre zyrtare “Internacionaliste”, të shkruar vetëm në letër dhe jo në realitet. Gjermanët duke patur parasysh këtë realitet të përgjithshëm botëror, me shumë “finesë diplomatike”, u propozuan Rusve dhe nënshkruan në Moskë më dt. 3 Gusht 1939 Paktin “Molotov – Ribentrop”, i cili lejonte “imperialistët e rinjë” Rus të sulmonin po të donin të tre shtetet Balltike: Lituaninë, Letoninë, Estoninë dhe po të mundnin edhe Finlandën dhe Poloninë. Këto, pushtime ishin ëndërr e vjetër Ruse. Të tre shtetet Balltike i pushtuan, me Finlandën i thyen hundët, ndërsa me Polakët realizuan vetëm atë masakrën e njohur. Kështu tre shtetet Balltike i inkluduan tek shteti i ri Bashkimi Sovjetik. Por për çudi në këtë kohë si gjithnjë, pala kapitaliste Anglo – Amerikane u propozon përfaqësuesve të majtë komunistë të Bashkimit Sovjetik që, nëse braktisni Traktatin me Gjermaninë dhe lidheni në aleancë me ne, shkalla e përfitimit për ju do të jetë e pakrahasueshme me Paktin Molotov – Ribentrop. Por që të jemi realistë ju e shikoni që jemi në prag të një lufte të re Botërore dhe ju garantojmë matematikisht, se këtë luftë do ta fitojmë ne së bashku, dhe përfitimi juaj territorial do të jetë i atillë që do t’ju ngjisim në një nivel shumë të lartë, kështu që Rusët me një “Harasho” pranuan menjëherë. Në vazhdim të bisedimeve, Anglo – Amerikanët ju premtuan atyre që pas luftës, Botën do ta ndajmë në dysh dhe juve do t’ju jepet mundësia të krijoni Perandorinë e Kuqe të përfshirë në këto zona: Europën Qëndrore dhe Lindore, një pjesë të Gjermanisë në Lindje të saj dhe deri në Kinë, madje po të mundni të shtrini ndikimin, ju premtojmë edhe Kinën, ndërsa Vietnamin me Korenë do ti ndajmë në dysh, ju veriun e tyre dhe ne jugun, për më tepër do t’ju lëmë dhe zona të lira influence, po mundët deri dhe në Indi etj. Po ja u themi me sinqeritetin më të madh dhe me shumë konfidencë por që nuk duhet të merret vesh nga askush, se ne Amerikanët dhe ju Rusët jemi të vetmit fitues të kësaj lufte. Me këtë që po ju themi ju duhet të kuptoni se fituesit e tjerë që janë në anën tonë si p.sh Anglia etj. do t’ju krijojmë situata të atilla që ata të humbin kolonitë e tyre që kanë sot, si: Anglia – Australinë, Franca – Algjerinë, etj. sepse do ti nxisim këto vënde që të marrrin Pavarësinë dhe, pas saj do ti mësojmë këto shtete kapitaliste dhe kolonjaliste të jetojnë me forcat e veta. Të gjitha këto manovra do të bëhen në emër të lirisë botërore “okej dhe Harasho (mirë)”. Këto qëllime ogurzezë u kuptuan nga gjermanët dhe atyre nuk ju mbeti gjë tjetër veçse ti luftonin direkt. Prandaj meqë lufta po merrte përmasa botërore Gjermania krijoi “Boshtin luftarak: Romë – Berlin – Tokio” dhe hyri në luftë direkt. Gjermania me “Blic Krikun” e tyre të njohur, sulmoi direkt “tradhëtarët” Rus dhe shumë shpejt arriti në dyert e Moskës mu në “Klimki”, po kështu sipas planit të luftës u pushtuan në mënyrë rrufe: Jugosllavia, Franca, Greqia, etj.etj. Por fatkeqsisht dimri i jashtëzakonshëm i atij viti, i paparë ndonjëherë më parë, i bllokoi trupat gjermane për të avancuar më tej. Forca dhe rreptësia luftarake gjermane ishte e jashtëzakonshme dhe e papërballueshme, biles edhe Londra u bombardua me raketa të panjohura deri atëherë, FAU – 1 dhe FAU – 2; të nisura nga toka franceze. Kjo qe një shpikje e paimagjinueshme e cila përfaqësonte nivelin e lartë shkencor gjerman. Por ndihma e jashtëzakonshme amerikane shumë planëshe për të gjithë kampin komunist, u bë shkak që lufta të marrë rrjedhë të kundërt. Këtë situatë kritike për gjermanët e rëndoi shumë edhe kapitullimi i Italisë, italianët iu shmangën sakrificave ekstreme dhe s’ke çfar thua, sepse ata helbete nuk kishin karakterin gjerman dhe sepse ishin popull pa origjinë pasi, faktikisht ata ishin fëmijët ose pasardhësit e skllevërve të Romës dhe jo të Romakëve siç pretendonin. Si rrjedhim llogjik Gjermania filloi tërheqjen me humbje. Rrufjanllëku Amerikan për interesat e tyre është shumë i hershëm, ndërhyrjet e tyre në punët e brëndshme të shteteve të ndryshme në botë, u dhanë fatkeqsisht vetëm suksese dhe përfitime “maskarenjve” Amerikanë në të gjitha planet. Si rrjedhim i këtyre shanseve, atyre iu mbush mendja se vetëm ata duhet të kishin fatet e botës në dorë dhe në fakt fatkeqsisht kështu po ndodh. Po të shpjegoj shumë shkurt vetëm një aspekt të zhvillimit ekonomik Amerikan. Nga avantazhet që pati shteti Amerikan siç e shpjeguam më lart, ata mund të themi se ishin ndër të parët që kaluan nga epoka e prodhimit, që ishte në atë kohë në nivel artizanal, në një fazë të re më të përparuar. U zbatua me sukses niveli i ri i mekanizimit të prodhimit dhe ky përparim rriti në mënyrë të dukshme rendimentin, rriti cilësinë dhe uli koston e prodhimit. Ky kalim shumë i rëndësishëm dhe me një efektivitet të lavdërueshëm ekonomik i paparë deri në atë kohë, nuk u bë me një sistem më gradual që të zbuste pasojat e çastit për klasën e punonjësve sepse, dolën shumë të papunë dhe u vështirësua jeta, ndërkohë shkaktarët e kësaj vështirësie shpikën të ashtuquajturën “krizë – ekonomike”, të cilën ç’është e vërteta e kaluan me disa manovrime të shpejta dhe të suksesshme. Po kjo eksperiencë u përdor edhe pas Luftës së II-të Botërore, sigurisht me një metodë më të përparuar e shkencore e cila ju dha rezultate të shkëlqyera. Po shpjegohem më qartë e më thjeshtë: Qëllimi Amerikan ishte fare i thjeshtë, të zhvishte Anglinë, Francën, Holandën, etj. nga posedimet koloniale, të ndihmonte Gjermaninë që ta rimerrte veten nga shkatërrimet që i solli Lufta e II-të Botërore, dhe të nxiste Rusinë të bënte tërë sakrificat për të fuqizuar të gjithë shtetet që ju premtuan si “Trofe” nga kjo luftë Botërore, duke synuar që shumë shpejt shtrirja Ruse të merrte pamjen e një Perandorie Komuniste me Kryeqytet Moskën. Menjëherë rusët “fitimtarë” filluan të bëjnë investime marramendëse në këto vënde të sferës së vet, atyre iu interesonte edhe propaganda, që ta shihte e gjithë bota se ç’do të thoshte të ishe i lidhur me Social – Komunizmin Rus. Fatkeqsisht apo fatmirësisht këto shpenzime që ata bënin, i kalonin mundësitë ekonomike të tyre, por thonin se duhej sakrifikuar për të realizuar komunizmin botëror, po kështu ata ishin të sigurtë dhe mendonin se Perandoria Sovjetike do ta merrte veten shpejt dhe ata do të bëheshin fuqia e vetme dhe më e madhja në botë, pastaj “ta shihte bota”. Këto veprime apo mendime Ruse diheshin shumë mirë nga “djajt” Amerikan dhe e merrnin me mend “Falimentimin Ekonomik” Sovjetik që do të ndodhte në një të ardhme të shpejtë. Rusët nga ana tjetër nuk shqetësoheshin shumë për rënien e nivelit të jetesës së popullit të tyre, sepse me terror e genocid stabilizohej çdo gjë dhe biles e detyronin popullin e tyre të brohoriste me entuziazëm për “sukseset” e arritura. Xhavit, Tani mund të them që Konferenca e Paqes në Paris për shlyerjen e dëmshpërblimeve të luftës së shteteve që e pësuan mund të “definohet dhe si fillimi i Luftës së III-të Botërore”. Ja sepse Gjermania në Konferencën e Paqes në Paris u dënua më rëndë sepse u konsiderua si shkaktarja e Luftës së II – të Botërore dhe u ngarkua të dëmshpërblej një rradhë shtetesh, por detyrimin më të madh ja u kishte Rusve. Modalitetet e shlyerjeve ishin objekt i komisioneve shtetërore të caktuara posaçërisht si nga pala fituese, ashtu edhe nga humbësit. Pala Amerikane në këtë fazë u tregua shumë e rafinuar dhe vuri në zbatim “Planin Marshall”. Kjo i ndihmoi humbësit për të lehtësuar operacionet e rimëkëmbjes ekonomike, pala gjermane e vlerësoi këtë politikë të re amerikane dhe u bindën se amerikanët nuk e nënvleftësonin meritën dhe vlerat gjermane, ç’ka bëri të qartë si për amerikanët ashtu edhe për gjermanët se Kryesimi Europian i takonte vetëm e vetëm Gjermanisë, por e kontrolluar gjithnjë për hir të “njerzimit” nga Amerikanët. Kështu gjithnjë nën një vello të padukshme diplomatike filloi bashkëpunimi i sinqertë amerikano – gjerman, por punët e reja që ishin planifikuar nga të dy palët, kërkonin një periudhë kohore të gjatë dhe të qetë sepse do të realizoheshin nivelet e reja të zhvillimit për të ardhmen. Një teknikë shumë e rafinuar u përdor për shlyerjen e këtyre dëmshpërblimeve. Kjo teknikë përfaqësonte në qëllimin e saj të largët bllokimin dhe regresin e zhvillimit të shteteve që do t’i përfitonin këto dëmshpërblime, në mënyrë të veçantë Rusinë të cilës do ti impononin rrugën e vetshkatërrimit perspektiv. Pra kjo djallëzi kishte dhe qëllimin që bota të hapte sytë dhe të dallonte supremacinë Perëndimore Amerikano – Gjermane përkundrejt Komunizmit shterp. Këtë luftë të III – të më vonë e emërtuan si lufta e ftohtë. Gjermanët dhe Amerikanët duke patur një klas të fortë e të lartë intelektualësh në të gjitha fushat, ju imponuan Lindorëve çdo gjë që mendonin e që ju leverdiste. Kështu Gjermania kishte arritur të materializonte të gjitha kushtet përgatitore për të kaluar në një sistem prodhimi krejtësisht të ri e të pakrahasueshëm me sistemin e vjetër. Kjo reflektohej në të gjithë treguesit tekniko – ekonomik, cilësi, rendiment, kosto, etj, por faktikisht ishte pezulluar për shkak të fillimit të luftës. Kjo arritje e re braktiste totalisht sistemin e vjetër të mekanizimit dhe hidhej në një sistem të ri të quajtur “Automatizim”. Në bazë të marrveshjeve amerikano – gjermane dhe me manovrimet e tyre komplekse, u vendos që rusve tu transferohej i gjithë arsenali i vjetër i prodhimit i shkallës së mekanizimit si kontigjent i dëmshpërblimeve të luftës, të cilin rusët e pranuan me entuziazëm, sepse faktikisht ishte mbi nivelet primitive që ata dispononin deri në atë kohë. Ky manovrim rrjedhoi dhe diferencat në zhvillim Lindje – Perëndim. Ky “rrufjanllëk” më vonë kur u kuptua u quajt “Politika e vetëfrenimit ekonomik”. Kështu që rusët kurrë nuk e arritën Perëndimin, as dje e as sot. Këto fakte reale dhe unë si Xhavit i pash më vonë kur Gorbaçovi falimentoi para perëndimorëve, të cilët e urdhëruan të shpërbëhej si Bashkim Sovjetik dhe të mbetej vetëm si Rusi!. Pra duam apo s’duam ne, këto fakte apo arritje mund ti quajmë – Rrugë drejt fitimit të Luftës së III-të Botërore, kështu që kapitalizmi gjerman me atë amerikan pa pushkë, bën që Rusët, Anglezët, Francezët, etj. të qëndrojnë në pozita të thjeshta dhe të harrojnë supremacitë e tyre të vjetra për të mirë të së ardhmes së botës, dhe ia dha një të qeshur. Tani të shohim “hallin” tonë si Shqipëri, siç the ti në fillim që historiografia komuniste mua më ka quajtur tradhëtar, kolaboracionist, kuisling, etj. Unë po të them se nuk jam i tillë, ja pse, siç të thashë edhe më përpara që unë së bashku me disa shokë të mi që u rritëm, studiuam dhe u formuam në Gjermani, ishim tejet të bindur dhe nuk u gabuam kurrë, që e kishim çmuar sepse vetëm fitorja gjermane në Luftën II Botërore na jepte mundësinë të rikrijonim Shqipërinë e humbur etnike, e cila ishte coptuar dhe e kishin shpërndarë sipas interesave të shteteve që na rrethonin. Kjo fatkeqësi kombëtare mund të themi se na ndodhi sepse neve historikisht na ka munguar një Mustafa Qemal i quajtur “Ata Turk”. Ne si shqiptarë jo se s’kemi patur njerëz të zotë apo patriotë, por e çuditshmja është se ata gjatë jetës së tyre politike e fillonin atë me gabime e biles të rënda politike, si p.sh. Fan Noli, Tajar Zavalani etj. pastaj u vinin mëndtë por çe do, ishte vonë sepse gabimet e këtyre politikanëve kishin lënë gjurmë, biles edhe në kohët e viteve më parë kështu kishte ndodhur. Skëndërbeu luftoi për Krishtërimin dhe në fund po ata e vranë dhe e la popullin e tij të emigronte me shumë rreziqe dhe mjerë Arbëreshët e shkretë, apo vendimi i Këshillit të Ministrave Turk N= 171 / 53 Nëntor 1912, Ismail Qemali të cilin e sollën turqit, të shpallte Pavarësinë për interesat e tyre në një kohë që ata Shqipërinë nuk e kishin njohur kurrë si shtet më vete, si Serbinë, Greqinë, Bullgarinë, etj, por e njihnin si pjesë të Perandorisë Osmane, po kështu vijuan drejtuesit e pa aftë dhe plot gabime të shtetit shqiptar si Turhan Pasha e në vijim, biles që të jem i sinqertë deri tek unë Ibrahim Biçaku që po të flas. Po të përshkruaj ty ato regjime që i ke përjetuar vetë, p.sh Ahmet Zogu, u vet – shpall Mbret në mënyrë të padrejtë dhe i gjithë mbretërimi i tij u var i tëri nga Italia si financiarisht edhe ekonomikisht dhe si rrjedhim llogjik ai u largua kur e urdhëruan ata, ai e kishte të vështirë të mbrohej nga sulmi Italian në vitin 1939. Ndërmarrjet italiane ishin zotër të Shqipërisë, “A.G.I.P.” për naftën, “Tudini Talenti” për rrugë – ura, “Staccioli”, “Sita”, “Sata”, “Sera Selenic Skaja”, etj. por aftësitë e tij dhe politika pragmatiste që ai ndoqi në atë kohë, ia mbushi mëndjen Musolinit, që ai u sfidua në Shqipëri. Kështu që vendi ynë shpëtoi nga shkatërrimet e mëdha, në rast se do të bënim ndonjë rezistencë të kotë. Pra siç e shpjegova dhe më lart, tani kishte ardhur momenti që Gjermania duhet të sakrifikonte për interesat Europiane e deri për ato Botërore. Në këto momente historike në Gjermani lindi një mobilizim mbarë popullor, një ndërgjegjësim patriotik i lartë dhe një vullnet i dukshëm për sakrifica supreme ashtu siç e kërkonte atdheu në këto momente. Po ne këtu në Shqipëri ç’bënim në këtë situatë kritike? Për fat të keq të gjithë qeveritarët tanë pas Ahmet Zogut u treguan jo të denjë dhe me plot gabime në administrimin shtetëror, kështu që populli përditë po humbte besimin tek ta sidomos, kur u mor vesh për marrveshjet e fshehta “Vërlaci – Kruja me Duçen” etj. Realiteti politik kombëtar si edhe ai ndërkombëtar na detyroi që edhe ne të aktivizoheshim në role të rëndësishme shtetërore, sigurisht të ndihmuar maksimalisht nga gjermanët për interes kombëtar. Këtë ndihmë e gjetëm tek disa shokë e miq tanë të hershëm si, Herman Nojerbaheri, Gjenerali Fon Renduliç, Shnejgeri, etj. Ky bashkëpunim do të na siguronte ne nëse do të fitonte Gjermania, Shqipërinë Etnike, ndërsa po të humbnim do të coptoheshim apo do tu kalonim shteteve fqinje sipas marveshjeve ndërmjet tyre. Neve u urdhëruam nga gjermanët që të ruanim një miqësi superficiale me italianët, e cila do të vlente për mbështetjen e Boshtit Romë – Tokio – Berlin sepse, Italia mund të vinte në dispozicion të Boshtit 8 – 9 milion ushtarë ngaqë territori ishte i madh. Ata nuk u kursyen për këtë bashkëpunim Italo – Gjerman pasi pas luftës aspironin të krijonin “Perandorinë e Re Romane” ku përfshiheshim edhe ne. Ata të shkretë kujtonin se ishin bijtë e Romakëve, por në fakt ishin bijtë e skllevërve të Romës ose “Unter – Mensh” (ndën njerëz), ndërsa ne na garantuan se pas fitores nga pala gjermane, italianët natyrisht do të kishin disa përfitime territoriale, ndërsa ne do të shtriheshim në përmasat etnike. Fillimisht eci për bukuri, u çlirua Kosova nga pushtimi serb dhe na u vu menjëherë në dispozicion, dhe ne menjëherë çuam administratën tonë, rihapëm shkollat shqipe etj, po kështu do të veprohej dhe me kthimin e trojeve tona në Greqi, Maqedoni e Mal të Zi. Siç e thamë edhe më sipër në planin e përgjithshëm të së ardhmes për të dalë në krye të botës, sigurisht për të mirë të saj, u organizuan shumë sajesa njëra pas tjetrës që po e çonin “Lokomotivën Amerikane” në vendin që kishin menduar ata. Asgjë nuk ishte më e paparashikuar nga ata. Me të kapitulluar “Untër Menshët” Italianët, pikërisht në këto kohë u ngjallën edhe këtu në Shqipëri menjëherë agjenturat e vjetra Sllavo – Ruse të cilat përfaqësoheshin fatkeqsisht dhe nga njerëz të besueshëm për popullin se ishin të ditur e të aftë, apo dhe nga ata që u takonin familjeve të njohura, por nuk përjashtoheshin edhe aventurierë etj. Ata filluan organizimin e një farë rezistence të cilën e personifikuan në “Luftë të përbashkët kundër pushtuesve nazi – fashist pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Kështu që dhe P.K. SH. (Partia Komuniste e Shqipërisë) i hapi rrugë krijimit të (Ushtrisë Nacional – Çlirimtare) U.N. Ç. Për të dizilizionuar popujt apo të fitonte përkrahje, Josif Broz Titua me shumë djallëzi deklaroi në vitin 1942 se çështja e Kosovës – Maqedonis do të jetë krejtësisht në dorë të këtyre krahinave me vota të lira, pas lufte të zgjedhin vetë me cilin do të bashkohen, me Jugosllavinë apo Shqipërinë. Kjo qe vetëm një manovër e pabesë që çoroditi nacionalizmin shqiptar të organizuar keq e të përçarë. Republikanizimi Liberal i Ballit Kombëtar apo Nacionalizmi pro – Monarkisë nga Legaliteti, si edhe Fronti Nacional – Çlirimtar jo vetëm që nuk patën rezultate pozitive në luftën kundër okupatorit, por edhe ai palo – bashkim u prish në Mukje me sygjerimin e Jugosllavëve. Ndërsa ne organizuam “Komitetin Ekzekutiv të Përkohshëm” me atributet e qeverisë që e udhëhiqja unë, Ibrahim Biçaku. Ne dekretuam mbledhjen e “Asamblesë Kombëtare” që të përcaktonim rrugën që do të ndiqnim, por na qëlluan me top sepse, nuk donin të vendosnim rregull në vend edhe pse po krijohej një situatë anarkie e provokuar nga të quajturit “Bolshevikë”, ata të cilët provokuan dhe “Luftën Vëlla – Vrasëse”, e që do të merrte përmasa të mëdha në të gjithë vendin. Situata e keqe anarkike që mbuloi gjithë vendin, na detyroi t’i kërkonim një takim mikut tonë Nojerbaher i cili mbulonte Europën Jug – Lindore në Qeverinë Gjermane. Këtë takim e bëmë në Beograd, ne çuam Xhafer Devën të na përfaqësonte. Aty u propozuam gjermanëve që të mbanim për interesat tona kombëtare dhe të ishim të pastër me ta, pozicionin e një shteti “Neutral” si Zvicra, Turqia, Spanja. Ata nuk e kundërshtuan mendimin tonë por vetëm na kërkuan që ne të mbanim një kontigjent trupash gjermane sidomos në bregun e Jonit dhe të Adriatikut për të evituar ndonjë zbarkim Anglo – Amerikan, dhe gjithashtu t’ju vendosnim një sasi parash, e sigurisht borxh në dispozicion të tyre të cilat do të na i kthenin shumë shpejt, për të blerë materiale ushqimore për ta meqënëse u ishin bllokuar rrugët ose ato ishin me rrezik. Ne i analizuam kërkesat e tyre dhe vumë re që ato ishin me leverdi për vendin tonë dhe i pranuam njëzëri me kolegjalitet. Por ja që nuk qe e mundur të realizonim të gjitha këto gjëra sepse në radhë të parë lufta vëlla – vrasëse sa vinte e shtohej, sidomos provokimet e njësive partizane te ndonjë autokollonë gjermane veçanërisht në kohën që ata sulmoheshin nga Aviacioni Anglo – Amerikan, apo ndonjë sulm tek ndonjë repart të vogël të ushtrisë gjermane, etj. Neve nuk arritëm të realizonim statusin e Neutralitetit i cili do të ishte veprimi më i drejtë, gjithashtu i konsumuam të gjitha përpjekjet dhe mundësitë e asaj kohe, por nuk arritëm gjë sepse fatin e luftës e kishin paravendosur Amerikanët, se kështu erdhi puna dhe e deshi fati. Siç e spjeguam edhe më sipër që “Politika e vet – frenimit ekonomik” realizoi disnivelet ekonomike Lindje – Perëndim në favor të Perëndimit, prandaj u krijuan dhe diferencat cilësore të popujve në favor të më të pasurve që janë natyrshëm edhe më të mënçurit. Prandaj dhe ne nuk u lidhëm kot me Gjermaninë se ishim të sigurtë në cilësitë e tyre të larta njerzore, që të shpëtonim nga tradhëtarët e shitur komunist që donin ta bënin Shqipërinë Republikë të VII – Jugosllave. Këtu e përfundon bisedën Ibrahim Biçaku! Unë si Xhavit nuk jam as letrar e as historian por u mundova të rikujtoj bisedën me Ibrahimin dhe sa ja kam arritur këtë, se di por më çuditi libri i Nihat Bakallit që vërteton katërcipërisht tregimin e Ibrahimit. Ky libër titullohet: “Nga një vit në tjetrin”. Koloneli Devid Smail në librin e tij: “Me detyrë në Shqipëri” pranon gabimet e tyre dhe thotë: Po të ishin ndihmuar nacionalistët dhe Balli Kombëtar prej nesh, dmth të mos ishim aleat vetëm të komunistëve, atëherë çështja shqiptare do të merrte rrugë tjetër dhe Shqipëria do të ishte Republikë Perëndimore dhe Jo Komuniste, dhe si rrjedhim llogjik për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi ata që bënë politikën e madhe Botërore. Ky konkluzion vërteton katërcipërisht se kolaboracionistët dhe tradhëtarët e vëndit tonë mbeten ata “maskarenjtë” Amerikanë që e quajnë veten sot “Vendi i Lirisë Botërore”. Prandaj dhe ju më gjykoni nesër. Tregoi: Ibrahim Biçaku – viti 1962. 290 291.
Duke nxjerrë konkluzionet e bisedave të Ibrahim Biçakut, Esatit dhe ç’kam dëgjuar vetë, del më se e vërtetë që e gjithë politika Amerikane kishte për qëllim shkatërrimin e Rusisë dhe i shërbeu me konseguencë këtij qëllimi dhe me këmbngulje të madhe. Përpjekjet amerikane për të treguar se sa poshtë i çonte shtetet politika Ruse ku ajo arrinte të shtrinte influencën, jo vetëm në Europë, biles ajo u shtri dhe në Kubën e Fidel Kastros apo në Iran dhe, të tërë e dimë që e mori Ayatollah Khomeinin (Sayyid Ruhollah Musavi Khomeini – Supreme Leader of Iran from – 1979) nga Parisi ku jetonte si emigrant politik dhe e solli në Iran për të ngritur atë që bëri. Zgjatja e luftës në Vietnam e Kore qe e qëllimshme, u grinë Rusët dhe Kinezët për ti ndihmuar, po kështu “lufta e ftohtë” apo “lufta e yjeve” që ishte më e tmerrshmja për Rusinë sepse shpenzimet ishin aq të larta, sa kjo e fundit erdhi në një pikë që pranoi pa asnjë kusht shpërbërjen e vet dhe mbeti në 120 million banorë. Paralizimi i Libisë, Irakut, Afganistanit, etj, i la Rusisë së Re 120 – milionshe pamundësinë e shitjes së armëve që i kishte në nivel më të ulët nga ato të Amerikës, pra i la mundësi jetese vetëm shitjen e gazit, naftës dhe prostitucionin. Po kështu e turpëroi Rusinë me dhën.jen e pavarësisë Kosovës dhe u përsërit e njëjta gjë që bëri Hrushovi kur lejoi fotografimin e raketave që i zmontoi në Kubë për ti kthyer në Rusi. Në të dy rastet ajo Rusi kërcënoi me luftë Perëndimin, por s’bëri gjë. Pra përfundimisht Rusia po shkatërrohet sipas planit të hershëm Amerikan, pa shumë gjak e shkatërrime!