HARUN AKSHIT, SHOKU IM DËSHMOR NË REPUBLIKËN E TURQISË
(Në përkujtim të shokut tonë ish-student të Akademisë së Luftës Tokësore në Stamboll, Dëshmorit Şehit Jandarma Pilot Kurmay Yüzbaşı/ kapiten Harun Akşit lindur më 5.8.1967 në Denizli tw Republikws sw Turqisw dhe rënë më 15.9.1999 gjatë një misioni stërvitor me helikopter në në rajonin Siirt/ Pervari/ Köprüçay Turqi, si dhe u martirizua më 30.1.2000, duke ngelur përjetësisht në kujtesën e shokëve të grupit tonë mësimor si dhe në kujtesën e nderimit të kombit turk).
Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI
Ishin ditë plot vapë në Tiranë të një gushti të përzhitur, në një vit të trazuar të 1997-ës. Në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, kishte ardhur një bursë për studime në Akademinë e Luftës Tokësore në Stamboll të Republikës së Turqisë. Personeli njoftoi kriteret dhe rezoltova fitues si ish-pedagog në këtë Akademi, ku isha emëruar më 22 gusht 1997. Muajt shtator e tetor kaluan shpejt edhe pse strukturat e mbrojtjes përgatitën një kontingjent të gjerë prej 27 studentësh ushtarakë për shumë shkolla kurse e specializime me periudha të ndryshme, bazuar kjo në një marrëveshje të gjerfë shqiptaro-turke të vitit 1992. Nga gradat e larta ishin përzgjedhur Ltc. Zaho Golemi dhe Ltc. Sokol Ngjeçi në Akademinë e Luftës Tokësore, Col. Vait Golikja në Akademinë e Forcave të Armatosura, Ltc. Fatmir Zyfi në Akademinë e Luftës Ajrore, si dhe mjaft të tjerë nga gjithë strukturat, armët e shërbimet e FARSH-së. Rrugëtimi ynë drejt Stambollit do të ishte me autobuz në linjën Tiranë-Qafë Thanë-Maqedoni, Bullgari-Turqi. Përfunduam në kazermën ushtarake “General Kenan Evren këshllasënda”, kazermë që mbante emrin e një shqiptari, në Stambollin anadollian, ku ishte vendosur edhe shkolla “Lisan Okullu”/shkolla e gjuhës. Mbritëm në mesditë të ditës së hënë më datën 3 nëntor 1997, ndërsa kolegët tanë kishin dy javë që kishin nsiur studimet. Me sforco arritëm studentët e tjerë në mësime në gjuhën turke për një vit. Pas përfundimit me sukses të shkollës së gjuhës turke dhe diplomimit 1 tetori i vitit 1998 na gjeti në auditorët e Akademisë së Luftës Tokësore në Lagjen “Yeni Levend” të Stambollit Evropian. Në këtë shkollë do të studionim për dy vite, ku edhe u njohëm me miq e shokë të shumtë nga Turqia por edhe nga vende të tjera si nga SHBA, Francë, Gjermani, Azerbaxhan, Bosnjë, Maqedonia, Egjypti, Koreano Jugor, Bangladeshas, Pakistanezë… etj. Por natyrisht edhe me studentë vendas nga Turqia e Qiprua Turke. Fakt është se që të gjithë ofronin miqësi e dashamirësi, mikpritje ndaj nesh që ishim miq në Stamboll, por njeri prej studentëve dallonte për miqësinë që ofronte, për dashamirësinë ndaj nesh dhe për më tepër ishte edhe “rehberi” për mua në vitin e parë të studimeve. Harun Akshit ishte më shumë se një shok e mik i mirë. I rritur me edukatë e kulturë që dallonte në shokët e grupit tonë. Ai ishte me origjinë nga Dinizli, por që sakrifikonte për mirësionë e të huiajve, Një shpirt njeriu që studentët e ardhur në Stamboll për studime nuk i shikmonte kurr si “të huaj”, por si pjesë të trupëzuar në studime si të barabartë mes të barabartëve, vihej në dispozicionin tonë, edhe duke sakrifikuar detyrimet e tij. Kishte një karakterf kaq të hapur dhe tejet mniqësor, na merrte në shtëpi, na vinte mbasdite, ora e takimit për çaj ishte ora e miqësisë ndërmjet popujve, para mësimit e stërvitjeve, në auditor e kudo ishte me ne. Kishte një vështrim mjaft miqësor, gjithmonë zemërhapur dhe i qeshnin sytë dhe zemra, vështrim që depërtonte në shqetësime, që ne të ndjeheshim rehat si në shtëpinë tonë. Në festa e gëzime ishte prezent, ofronte shpirt e zemërbardhësi. Çfarë ishte e tij ishte edhe jona, i gatshëm për mbështetje ditën dhe natën. Prandaj edhe kanë ngelur përjetësisht në kujtesën tonë, në zemrat tona. Ditët e muajt rrodhën dhe përfunduam me sukses studimet në vitin e parë të shkollës dhe u kthyem për pushime në Atdhe. Pas pushimeve u rikthyem në Stamboll për të vijuar studimet në vitin e dytë, por aty mësuam për një aksident ajror ku ishte rrëzuar një helikopter dhe kishin humbur jetën dy shokët tanë studentë Major Tebernuş Özler dhe Kapiten Ersan Dağ, por ishte plagosur rëndë dhe luftonte për jetën edhe shoku im i bangës Kapiten Harun Akşit. Ngelëm zemërdërmuar për ditë e muaj të tërë se Harun Akşit mbijetoi vetëm për pesë muaj dhe u shua përgjithmonë në moshën 32 vjeçare në kulmin e rinisë dhe aftësive të tij ushtarake, duke ngelur me emrin “shehit/dëshmor i Atdheut të tij, në kursin e 142-të të studentëve ushtarakë, që prej themelimit të Akademisë së forcave tokësore në vitin 1834.
Në pikëpamje të arsimimit ushtarak është për tu përmendur se është se, Akademia e Luftës Tokësore e Turqisë është një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit ushtarak turk, me një histori të gjatë që lidhet me modernizimin e ushtrisë osmane dhe më pas të Forcave të Armatosura Turke. Fillimet e saj datojnë në vitin 1834, gjatë periudhës së reformave të Perandorisë Osmane, kur u themelua një shkollë për përgatitjen profesionale të oficerëve të ushtrisë tokësore, ku qëllimi kryesor ishte krijimi i një trupe oficerësh të arsimuar sipas modeleve moderne evropiane e kryesisht sipas modelit gjerman. Gjatë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, akademia luajti rol të rëndësishëm në formimin e shumë komandantëve të ushtrisë. Pas shpalljes së Republikës së Turqisë modern më 29 tetor 1923 nga Mustafa Kemal Atatürk, ky moment shënoi fundin e Perandorisë Osmane dhe fillimin e një shteti kombëtar laik, me Atatürkun si presidentin e parë, duke nisur reforma të gjera për modernizimin e vendit. Por një ndër reformat e para ka qenë edhe reformimi i institucionit arsimor ushtarak që u përshtat me strukturën e re të shtetit modern turk. Akademia vazhdoi të zhvillohej si një qendër e avancuar për edukimin ushtarak, ku kadetët marrin formim akademik, fizik dhe profesional për t’u bërë oficerë të ushtrisë tokësore. Në periudha të ndryshme, akademia ka ndryshuar vendndodhje dhe organizim, por ka ruajtur gjithmonë rolin e saj themelor në përgatitjen e elitës ushtarake. Sot ajo funksionon në kuadër të Universitetit ushtarak kombëtar që prej vitit 2016 si dhe vazhdon të ofrojë arsim të lartë ushtarak, duke kombinuar traditën historike me teknologjitë dhe doktrinat moderne të mbrojtjes. Institucioni ka kontribuar në formimin e shumë gjeneralëve dhe drejtuesve ushtarakë të të gjithë niveleve që kanë pasur ndikim të madh edhe në historinë dhe sigurinë e shtetit turk. Marrja e këtij arsimimi ose sikurse e quajnë turqit “kurmay”/oficer shtabi dhe shenja “kërmizë”/ e kuqe në jakën e xhaketës flet shumë për shkallën e lartë aristokratike të oficerit të shkallës më të lartë të cilën e arrin vetëm elita reale ushtarake turke. Në këtë elitë përfshihen edhe tre shokët tanë dëshmorë: kapiten Harun Akşit, kapiten Ersan Dağ dhe dëshmori major Tebernuş Özler.
*
Shokët tanë student të Akademisë së Luftës Tokësore, dëshmorë të Turqisë:
Kapiten Harun Akşit ishte lindur më 5.8.1967 në Denizli. Ai u diplomua në Shkollën e lartë ushtarakë të Ankarasë në vitin 1989 në moshën 22 vjeçare, me rrezultate të shkëlqyera. Pas tre vitesh më 1991 përfundoi Kursin Bazë të Oficerit të Xhandarmërisë. Pas konkurimit me sukses fitoi të drejtën e studimeve në Akademinë e Luftës Tokësore nga 1.10.1998 deri kur u shua nga rënia e helikopterit ditën e mërkurë më 15 shtator 1999, që ishte një mision në mesin e pushimive ndërmjet vitit të parë dhe të dytë, pasi rezultatet e vitit të parë të Akademisë së Luftës tokësore i kishte të shkëlqyera. Kapiten Harun Akshit kishte shërbyer më parë edhe në Ankara për tre vite si dhe në Lindje në Van për katër vite. Më 15.9.1999, ai u plagos kur helikopteri ushtarak në të cilin ishte në detyrë u rrëzua pranë distriktit Pervari të provincës Siirt. Ai u dërgua në Spitalin Ushtarak “Gata” (Akademia ushtarake Mjekësore e Gylhanes) për trajtim, por nuk mundi t’ju mbiojetojë plagëve dhe u shua ditën e diel, më 30 janar 2000, si dhe është varrosur në Varrezat e Dëshmorëve Ushtarakë në Cebeci/ (Xhebexhi) në Ankara. Ka lënë mbrapa bashkëshurten doktoreshë Meltem Akşit, si dhe djalin e tij Kemal Akshit që lindi kur ndërroi jetë dëshmori Harun Akshit. Emri i dëshmorit Kapiten Harun Akşit është përjetësuar në Akademinë e Luftës Tokësore në Yeni Levent të Stambollit një sallë mësimore është emëruar me emrin e tij; ndërsa një qendër konferencash ka marrë gjithashtu emërtimin “Dëshmori Kapiten Harun Akşit”.
Kapiten Ersan Dağ i lindur në Malatya në vitin 1968, diplomuar në Shkollën e Mesme Yerköy/ Yozgat më 1984 dhe më tej përfundoi Shkollën e lartë ushtarake në Ankara më 1988 si studenti më i mirë në transportit, ndoqi studimet në Akademinë e Luftës Tokësore nga 1.10.1998 deri kur u shua nga rënia e helikopterit më 15 shtator 1999. Në Akademinë e Luftës Tokësore në Yeni Levent të Stambollit një sallë mësimore është emëruar me emrin e tij. Eshtrat e tij prehen në Varrezat e Dëshmorëve Ushtarakë në Cebeci/(Xhebexhi), Ankara.
Major Tebernuş Özler i lindur në Kahramanmaraş më 1.3.1963, ndërsa në vitin 1980 kur ishte në moshën 17 vjeçare përfundoi Shkollën e Mesme Ushtarake në “Kuleli” në Stamboll. U diplomua në Shkollën e lartë ushtarake në Ankara më 1984 si studenti më i mirë në klasën e Artilerisë. Pas konkurimit me sukses fitoi të drejtën e studimeve në Akademinë e Luftës Tokësore nga 1.10.1998 deri kur u shua nga rënia për shkak të një difekti Teknik të helikopterit ushtarak më 15 shtator 1999, pranë rrethit Pervari të provincës Siirt. Shkolla e Mesme në Kahramanmaraş mban emrin e tij: “Dëshmori Tebernüş Özler”, një rrugë në Kahramanmaraş është emërtuar “Rruga Dëshmori Major Tebernüş Özler”, në Akademinë e Luftës Tokësore në Yeni Levent të Stambollit një sallë mësimore është emëruar me emrin e tij. Platforma e Helikopterëve të Shtabit të Përgjithshëm në Ankara është emëruar me emrin e tij: “Dëshmori Tebernüş Özler”. Eshtrat e tij gjenden në Varrezat e Dëshmorëve Ushtarakë në qytetin e Balıkesirit. Emrat e të tre shokëve tanë dëshmorë Kapiten Harun Akşit, kapiten Kapiten Ersan Dağ e Major Tebernuş Özler janë të gdhendur me shkronja të arta në kolonat e Akademisë së Luftës Tokësore si brezi i 142 i studentëve, sikurse janë të gdhendur gjithë emrat e studentëve që kanë studjuar në këtë Akademiq ë prej vitit të krijimit pothuaj rreth dy shekuj më parë ku breza të shumtë kanë luftuar për Atdheun e tyre në dhjetra lufte, sikurse ka edhe me qindar dëshmorë të tjerë që kanë shkruar epope ndër breza.
*
Pas humbjes së jetës së Pilotit të Xhandarmërisë, Kapiten Harun Akşit, në rajonin Köprüçay të rrethit Pervari të Siirtit më 30 janar 2000, ka lënë mbrapa bashkëshorten Dr. Meltem Akşit, djalin e tij Kemal Akşit, miq e shokë të shumtë që e kujtojnë gjithmonë shpirtin e martirit të tyre të dashur, që sakrifikoi jetën e tij për Atdheun, për kombin e tij. Familjen e tij në vijueshmërti edhe sipas të dhënave të rrjeteve socviale e vizitojnë personeli i pilotëve të Xhandarmërisë, shokë e miq të dëshmorit, pjesëtarë të Shoqatës Turke të Veteranëve të Invalidëve të Luftës, Vejushave të Dëshmorëve, Myftiu i Pamukkalesë, zyrtarët fetarë, etj.
Meltem Akşit, bashkëshortja e Kapitenit të Shtabit të Pilotëve të Xhandarmërisë, i lindur në Denizli, Harun Akşit, pas rrëzimit të helikopterit ushtarak pranë Distriktit Pervari të Siirt më 30 janar 2000, pavarësisht pikëllimit të saj të madh, nuk e humbën entuziazmin dhe kuirajon për jetën duke u kapur fort pas rritjes dhe edukimit të djalit të dëshmorit Kemalit, i cili tani është 26 vjeç. Kemal Akashit është djalë dëshmori. Vite më parë nëna e tij, bashkëshortja e dëshmorit shprehej: “Dua që Kemali të rritet e edukohet si dhe të bëhet ushtarak si babai..”, edhe pse rrjedhat e jetës janë të ndryshme. Në atë fundjanari të vitit 2000 zemrat tona ngrinë për një çast për humbjen e shokut tonë Kapitenit të dashur, njerëzor e miqësor me bashkëkombasit por edhe me ne që përfaqësonim shtetet miq e partner të Turqisë.
Ne përkujtojmë Kapitenin Pilot të ri të Xhandarmërisë Harun Akshit nga Denizli, si një mik shumë të dashur, të afrueshëm të komunikueshëm, që të ftonte në shtëpi të tj, pas mësimit. Jeta e tij ishte e pandarë nga jeta e të gjithë neve, ndërkohë që në të gjitha shkollat e larta pasuniversitare të Stambollit kishte në atë periudhë 72 të huaj nga 45 vende të botës. Fakt është se më në ditën e rënies së helikopterit ishin tre shokë tre pilotë, që janë sot që të tre dëshmorë (shehit): Në ata dotë të ikjes së parakohshme të kapitenit Harun Akşit hodha disa vargje poetike zemre, për këtë mik e shok të ngushtë e të sinqertë, tepër miqësor, që shoqërinë dhe miqësinë e çmonte, e vlerësonte dhe e respektonte. Nuk mund të gjenden fjalë as te fjalorët më të mirë të botës që të përshkojnë mirësinë e një njeriu i veshur me të gjitha mirësitë e botës, dhe për më tepër që ai ishte një botë më vete e mirësisë njerëzore.
*
Një çerek shekulli dhe përgjithmonë në zemrat e shokëve
Një çerek shekulli më parë në “Revistën e Xhandarmërisë/Jandarma dergisi” dhe në Buletinin e Akademive të Luftës së Turqisë/ “Harp Akademileri Bulteni”, Temuz-/Korrik 2000, publikova: Në original: Olağanüstü Hal Bölgesi’nde Tugay karargahında fiili çalışma stajını icra ederken 15 Eylül 1999 günü meydana gelen helikopter kazasında şehit düşen J.Plt. Yzb.Harun Akşit’in Kara Harp Akademisi’ndeki sınıf arkadaşı Arnavut kökenli P.Yb.Zaho Golemi’nin çok sevdiği arkadaşı için yazdığı şiir.
Şehit Yüzbaşı Harun Akşit Benim Şehit Arkadaşıma
Damla damla yaş akıyor gözlerimizden,
Elim bir kaza kopardı seni içimizden, Altın gibi gülen yüzünle,
Herkese açık saf kalbinle, Sen ölmedin hala aramızdasın,
Bizimle birlikte sen de mezun olacaksın.
Şimdi ruhun göklerde bir bayrak, Şimdi kalbin sınırda bir kale,
Şimdi sen milletin kalbinde bir ruh, Gönüllerde yanan bir kor’sun,
Şehitlik içimizdeki en büyük özlem, O ancak sana layık.
Vatan en değerli varlık, Sen O’nu korumak için and içtin, (yemin ettin),
Sen ölmedin, Vatanın bağrında yeniden yeşeren,
En hakiki ordunun saflarında genç bir subaysın.
Zaho Golemi P.Yb. Kara Harp Akademisi 2 nci Sınıf Öğrencisi Arnavutluk Kara Kuvvetleri
Not: Sınıf ve sıra arkadaşım şehit Yzb. Harun Akşit’in anısına…sayfa 254.
E përkthyer në gjuhën shqipe: “Kjo është një poezi e shkruar nga nënkolonel Zaho Golemi, me origjinë shqiptare, shok klase i Kapiten Harun Akşit në Akademinë e Luftës Tokësore Turke, për shokun e tij të dashur që ra dëshmor në një rrëzim helikopteri, rrëzim që erdhi si pasojë e një mosfunksionimi teknik gjatë një misioni fluturimi më 15 shtator 1999, ndërsa kryente stërvitjen e tij praktike në Shtabin e Brigadës në Zonën e Gjendjes së Emergjencës”.
*
Për shokun tim dëshmor, kapiten Harun Akşit
Lotët na rrjedhin vilarë në sytë tanë,
Aksident i tmerrshëm të ndau nga ne,
Fytyra jote e artë e buzëqeshur gjithmonë,
Zemra jote e pastër e qelibartë, e hapur për të gjithë,
Ti nuk ke vdekur, je i gjallë mes nesh,
Ti je në rresht dhe do diplomohesh bashkë me ne.
Shpirti yt është në valët e flamurit në qiell,
Zemra jote është e fortë e pandalshme s’ka kufi,
Shpirti tënd jeton në zemër të kombit,
Ti je prush i ndezur në zemrat tona,
Ti je shoku ynë dëshmor dhe malli më i madh në zemër shokësh,
Ti je bir i denjë i kombit tënd.
Atdheu është pasuria jote më e çmuar,
Ti je betuar në mbrojtje të tij,
Nuk ke vdekje kurrë, je gjithmonë në radhët tona,
Je dëshmor i rilindur në zemër të Atdheut.
Nënkolonel Zaho Golemi, vitit të dytë, Akademia e Luftës Tokësore Yeni Levent Stamboll.
Student i Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Shënim: Në kujtim të shokut të klasës dëshmorit Kapiten Harun akşit…f. 254.
*
Nderimi që i bën kombi turk dëshmorëve / “Şehit”-ëve
Vlerësimi që Turqia dhe populli turk i bëjnë dëshmorëve të kombit të tyre është jashtëzakonisht i lartë, emocional, i rrënjosur thellë në identitetin kombëtar, historik e fetar të vendit. Kështu në shoqërinë turke, “şehit” (dëshmor) ka një status të shenjtë, të respektuar si hero kombëtar dhe besimtar i rënë për Atdheun dhe Zotin. “Şehit” (dëshmor) vjen nga arabishtja/persishtja dhe do të thotë “dëshmitar” (i besimit), dhe ka kuptim të dyfishtë: kombëtar dhe fetar. Dëshmori është njeri i shenjtë që sakrifikon jetën për vendin, flamurin dhe besimin fetar. Fjala “Şehitler ölmez, vatan bölünmez”/(Dëshmorët nuk vdesin, Atdheu nuk ndahet), ndërsa 18 Marsi është dita e Dëshmorëve për nder të fitores së betejës së famshme të Çanalkalesë, “Çanakkale Zaferi ve Şehitleri Anma Günü”, që përkujton betejën e famshme të Çanakalasë më 1915 gjatë Luftës së Parë Botërore.
Në këtë ditë nuk rreshtin ceremonitë shtetërore e ushtarake në të gjithë vendin, me pjesëmarrjen e Presidentit, Forcave të Armatosura dhe qytetarëve. Nderimi dhe respekti për dëshmorët është masiv në shkolla, ku nxënësit recitojnë poezi për dëshmorët, vizitojnë varrezat ushtarake dhe mësojnë për sakrificën e tyre. Ndërsa 30 gushti është dita e “Zafer Günü”/dita e fitores që përkujtohet me madhështi. Në Turqi ndodhen me dhjetëra varreza dëshmorësh (şehitlik), ku prehen ushtarë dhe qytetarë të vrarë në luftëra apo sulme terroriste. Vetëm në kryeqytetin Ankara ka dy varreza të dëshmorëve të kombit turk, por monumenti i dëshmorëve të Çanakalasë në Gallipoli është një nga vendet më të vizituara në botë, një simbol i krenarisë kombëtare dhe i fitores së madhe të vitit 1915 ndaj disa ushtrive njëherazi. Në Gallipoli janë varrezat e shtatë ushtrive si dhe qindra shehitë të kombit shqiptar të rënë në luftë për mbrojtjen e Çanakalasë me rreth 26 mijë të rënë.
Në Ankara aty ku prehet edhe shoku ynë kapiten Harun Akshit, ka dy varreza dëshmorësh, por varreza dëshmorësh ka edhe në Stamboll dhe në qytete të tjera të Turqisë ku gjenden edhe monumente madhështore, ku zhvillohen homazhe. Në Izmir është një monument që quhet “Ilk Kurshun”/plumbi i parë, që i kushtohet luftës së madhe patriotike që e pritën grekun me pushkë dhe triumfuan mbi të. Respekti për familjet e dëshmorëve në Turqi është i jashtëzakonshëm, pasi u jepen familjeve të tyre nga shteti përfitime ekonomike, banesa, punësime publike dhe kujdes i veçantë shëndetësor e social. Gjatë fjalimeve politike e ushtarake, përmendja e nënave të dëshmorëve (şehit anneleri) përcillet me emocione të mëdha dhe duartrokitje. Nënë dëshmori është një krenari kombëtare e jashtëzakonshme. Edhe në xhami luten shpesh për shpirtrat e dëshmorëve, duke i konsideruar si të pavdekshëm në sytë e Zotit. Sipas traditës islame, “një dëshmor hyn në xhenet pa gjykim”, gjë që e rrit ndjenjën e nderimit dhe krenarisë. Në media dhe arsimin publik, dëshmorët përshkruhen si modele të larta morali dhe sakrifice, shpesh me portrete dhe histori të tyre. Janë me dhjetra thëniet për dëshmorët: “Vatan için canını veren her kişi şehittir” (kushdo që jep jetën për atdhe, është dëshmor); “Bayrakları bayrak yapan üstündeki kandır; Toprak eğer uğrunda ölen varsa vatandır”, Mithat Cemal Kuntay (Ajo që e bën flamurin flamur është gjaku që është derdhur mbi të; toka bëhet Atdhe vetëm kur dikush ka vdekur për të). Turqia e konsideron dëshmorin si themel të lirisë, nderit dhe unitetit kombëtar, ku nderimi për dëshmorët është institucional, kulturor, fetar dhe emocional, si dhe përfaqëson një nga shtyllat më të forta të identitetit dhe moralit kombëtar turk.
*
Atdheu i pandashëm, populli i pavdekshëm, amaneti i patretshëm!
Kapiten Harun Akşit, kapiten Kapiten Ersan Dağ e Major Tebernuş Özler nuk janë më midis nesh por janë në piedestalin e lirisë të kombit turk. Por shokët tanë në Stamboll ishin edhe plot student të tjerë të KHA-së si: Sadëk Koroglu, Ali Këlëcaslar, Ufuk Uras, Ismail Shanlë, Shenol Mavi, Irfan Ozsert, Fikret Savash, A.Can Çevik dhe shumë të tjerë, por edhe amerikani Robert Ëhite, Ltc Peryman, etj, plotë 98 studentë për oficerë shtabi të ndarë në katër grupe mësimorë. Për dëshmorët kanë komente të shumta edhe në rrjetet sociale turke edhe pas një çerek shekulli, për përjetësinë dhe pavdekësinë e heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut të vet, sikurse janë komentuesit Kadir Özkan, Ismail Atalay, Davut Gül, Osman Akdeniz, Fethi Yıldız, Jale Güneş, Safiye Aydın.. etj. Zoti ju dhëntë parajsën dhe prehjen në paqe inshallah, por dhe, durimi dhe kurajua për familjarët për njerëzit e tyre të dashur. Ja çfarë shkruhet në një postim në përvjetorin e rënies së dëshmorit më 30 janarin e vitit 2024: “Vëllai ynë i çmuar, dëshmori kapiten Harun Akshit, në 24-vjetorin e martirizimit të tij, ne, si një grup shokësh të tij, së bashku me personelin e Komandës së Grupit Ajror të Xhandarmërisë, përkujtuam Harun Akşit-in në varrin e tij në Varrezat Ushtarake “Cebeci” në Ankara, me respekt, mirënjohje dhe lutje. Shpirti i tij u prehtë në paqe dhe u prehtë në Parajsë. Me këtë rast, ne kujtojmë edhe një herë me mirënjohje udhëheqësin tonë të madh, komandantin tonë të përjetshëm dhe të vetëm Gazi Mustafa Kemal Atatürk, dhe të gjithë martirët tanë të Atdheut, dhe përulemi me respekt para shpirtrave të tyre të shenjtë. Shpirtrat tuaj u prehtë në paqe dhe ju qofshin në Parajsë”. Një dedikim i ndjerë për shokun e tyre pilot. Nga rrjetet sociale turke gjejmë se në të njëjtën datë me dëshmorin Harun Akshit kanë rënë në kohë të ndryshme edhe pesë dëshmorë të tjerë si, Şehit Tpç. Er. Bekar Aktunç (rënë më 30.01.1985), Şehit Tnk. Ütğm. Arif Bülent Kızıldemir (rënë më 30.01.1993), Şehit Polis Memuru Mustafa Yılmaz (rënë më 30.01.2012), Şehit P. Uzm. Çvş. Selçuk Paker (rënë më 30.01.2016), Şehit P. Uzm. Çvş. Adem Aktaş (rënë më 30.01.2016). “Për Heronjtë e dëshmorët që ranë për Atdheun më 30 Janar shkruhet e përkujtohen në çdo vit, kur mbërrin 30 Janari, me një dhembje zemrash sepse në këtë ditë dhe në të gjitha ditët që kanë rënë dëshmorë janë ditë që kujtohen burrat e guximshëm që sakrifikuan jetën e tyre për Atdheun. Dëshmorët janë më shumë se një emër pasi dhimbja për ta digjet në zemrën e një nëne, malli për ju është një përzierje krenarie dhe pikëllimit në zemrën e një babai, prandaj ju jeni përjetësi në gjurmën e pavdekësisë së një kombi”, shkruhet në mjaft dedikime për dëshmorët. Ndërsa në shumë të tjera flitet në këtë gjuhë: “Ju qëndruat të vendosur dhe burrërisht për Atdheun tuaj.., ju ishit dhe mbetët shpresë përjetësie, guxim dhe shembull frymëzimi në breza, ju ecët në përjetësi me martirizim, duke u bërë yje në qiell, prandaj dhe vendi juaj është në parajsë duke mos u harruar kurrë. Populli dhe Atdheu nuk lejon kurrë harrimin tuaj sepse dëshmorët nuk vdesin kurrë, Atdheu është i pandashëm, populli është i pavdekshëm, amaneti i patretshëm”. Republika Turke dëshmorët i konsideron themel të lirisë, nderit e unitetit kombëtar, ku nderimi për ta është institucional, kulturor, fetar e emocional dhe përfaqëson një nga shtyllat më të forta të identitetit dhe moralit kombëtar të tyre. Në një vizitë që Komanda e kursevë të ish-AU “Skënderbej” zhvilloi në Ankara nga data 5 deri më 8 nëntor 2003, kërkoi një ndryshim në programin e vizitës dhe të shtohej një vizitë në Varrezat e Dëshmorëve Ushtarakë në Cebeci/ (Xhebexhi) në Ankara, ku prehet dëshmori kapiten Harun Akshit. Delegacioni përbëhej nga Zaho Golemi, Suzana Jahollari, student Arjan Sopiqoti nga Fieri, Selvi Thana nga Skrapari, Bledar Dora nga Konispoli. Përgjigjia e komandantit të Kara Harp Okullu/Shkollës së Lartë Ushtarake të Ankarasë Gjeneralmajor Hulusi Akar (Tümgeneral Hulusi Akar shërbeu edhe si Shefi i 29-të i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë (2015–2018), Ministër i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë (2018–2023), ndërsa më 2023, hyri në politikë duke u bërë anëtar i Parlamentit Turk). Fakt është se pritja e delegacionit shqiptar ishte ishte e menduar dhe emocionale pasi u shpreh: “Nuk ka nder më të madh se një i huaj të vizitojë varrezat e dëshmorëve të Turqisë, sepse ne dëshmorët i kemi themelin e lirisë, nderit dhe unitetit kombëtar. Nuk gjej fjalë për t’ju falënderuar delegacionin ushtarak shqiptar”. Ndërsa kur i fola për publikimin që kisha bërë për dëshmorin në revistën turke, të nesërmen shkrimin e gjeta në kornizë përbri portës hyrëse të komandantit të Akademisë. Nderimi të për të rënët është ndër nderimet më sublime që popujt, kombet shtetet u rezervojnë dëshmorëve.
Burimet e studimit: https://www.kho1989.org/sehitlerimiz/sehit-j-kr-plt-kur-yzb-harun-aksit; Harp Akademileri Bulteni, Temuz 2000, Yil 36 Sayi 196, Yeni Levent Istanbul, sayfa 254, Şehitlerimizi Unutturmayacağız, şehitlerölmez, vatansizeminnettardır; Jandarma dergisi, Ankara, 2000; Të dhëna biografike nga website të Forcave të Armatosura turke, të kujtimeve të studentwve që studiuan në Akademinë e Luftës Tokësore gjatë periudhës 1998-2000.
-&-