Historia e Mevlan Shanajt pas roleve të mëdha: Isha ndihmës mjek dhe ndërrova profesion, kur je 20 vjeç aq mend ke
Regjizori Mevlan Shanaj, i ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milori në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga nisja e karrierës së tij dhe se si devijoi nga mjekësia drejt shkollës për aktor. Ai theksoi se vendimin e mori në moshën 20-vjeçare teksa dha detaje se si arriti të fitonte rolin e parë në kinema kur ishte student.
“Unë kam ardhur në art në moshën 20 vjeçare. Erdha në shkollë, në atë kohë quhesh shkolla për aktor Aleksandër Moisiu. Ishte katërvjeçare dhe ishte pranë Teatrit Popullor, Teatrit Kombëtar.
Pra në moshën 20 vjeçare ndërrova destinacion. Kisha mbaruar shkollën mjekësore, katër vjet politeknikum mjekësor këtu në Tiranë. Isha ndihmës mjek, ndërrova destinacionin. Më tha mendja do bëhem artist, se u fol shumë në atë kohë për Aleksandër Moisiun.
Kur je në atë moshë aq mend ke, edhe thashë do t’i hyj artit. Hyra në këtë shkollë. Ajo ishte katër vjeçare. Ikëm, lëvizëm nga teatri, shkoj në Institutin e Arteve, atje ku është sot universiteti.
Në vitin e fundit kisha një rol të mirë dhe profesor ishte Naim Frashëri. Kisha rol heroi, rol kryesor. Në atë kohë po kërkonte Viktor Gjika. S’kishte shumë prodhime kinematografia, por kërkonte aktor për “I teti në bronz”, rolin e Ibrahim Kovaçit.
Nuk e di. Ilia Tërpini që e kisha pasur mësues diku në Patos në shtatë vjeçare i thotë shiko këtë fotografinë e këtij artisti të ri dhe më thirrën për këtë film dhe gjatë kohës që isha student, rastësi edhe fat mora rolin e parë në kinema”, tha ai.
Ndër të tjera, Shanaj foli lidhur me kiminë me Yllka Mujon. Ai theksoi se me Mujon janë miq realë dhe artistikë.
“Është e vërtetë. Po në historinë e kinemasë botërore dhe shqiptare janë regjisorët që i krijojnë ngjizjet. Viktor Gjika na ngjizi neve tek “I teti në bronz”. Alma, ajo një nxënëse, unë një student, por ishte në moshë deri diku, kemi diferencë, por deri diku edhe e pranueshme që të krijohen ngjize. Si duket shkoi mirë kjo marrëdhënie. Vazhdoi kjo miqësi te rrugicat. Ishim bashkë përsëri te malet, por nuk ishim në këto marrëdhënie. Dhe kishim vite që s’ishim takuar.
Unë ju futa regjizurës edhe e lashë pak jashtë jashtë porte aktrimin e kinemasë dhe kur po shkruhej “Lule të kuqe lule të zeza”, Natasha ishte skenaristja dhe i tha Yllkës, “Kur kam shkruajtur atë rol të kam pasur parasysh ty dhe u takuam atje.” Mund të them se aty jemi që të dy në moshë tjetër, në moshë të pjekur. Po ajo kemi ekziston. Jemi miq shumë të mirë. Miq jetë real dhe miq artistikë”, tha ai.