Mimoza Rexhvelaj: Mirëmëngjes
Mirëmëngjes,
botë e madhe e çudirave,
që buzëqesh si maskë e lodhur
dhe fsheh sekrete të vjetër sa vetja…
…që sheh qartë,
por shmang njohjen
e asaj që të shpon nga brenda.
E vërtetë e hidhur,
fallsitetit të është ngjitur
në çdo qelizë.
Ke zgjedhur të strukesh pas perdeve,
i dashuron misteret e errësirës,
ta prish rehatinë drita,
kur nuk do përballje me veten.
Lutjen e mbrëmjes e kafshon
e mban pezull diku
mes fytit dhe qiellit,
duke pritur një çast më të sinqertë
për t’i thënë pa frikë:
Jeto!