Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Shabani: Aromë ilire… Kroatët nëpër shekuj

Të shumta dhe të shumëfishta janë angazhimet dhe kontributet e jashtëzakonshme kolosale dhe titanike të shtetit dhe kombit të njohur kroat për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. E sidomos ato në fushën shkencës dhe kulturës së shquar kroate dhe kontributin e tyre për historinë dhe kulturën shqiptare.

Gjithashtu të shumta dhe të shumëfishta janë lidhjet e ndryshme historike, shpirtërore, kulturore, historike, politike, ushtarake, antropologjike, ontologjike, epistemologjike dhe të tjera në mes shqiptarëve dhe kroatëve; të cilat datojnë herët, Mbase, që nga etapat ose periudhat e ndryshme të Ilirisë ose Romës së Lashtë-Antike dhe deri me sot.

Se këndejmi që nga Antika e largët dhe deri me sot, në kohërat dhe hapësirat e ndryshme të Dalmacisë, Istrës, Kvarnerit, Neretvës, Banisë, Baranjes, Zagorjes, Mexhimurjes, Sllavonisë, Vojvodinës Perëndimore, Posavinës dhe kështu me radhë, kanë lulëzuar dhe shkëlqyer kultura dhe civilizimi i njohur kroat dhe ai ilir. Kryesisht në Dalmaci, Istër, Kvarner, si dhe në Luginën e Neretvës (Mostar, Grude, Çaplin dhe qendra tjera të Herceg Bosnjes) ku thuhet se kanë jetuar dikur fiset e njojura ilire të dalmatëve, istrëve (istrianëve), dokletatëve, ardiejve, ditijonëve, desidiatëve, enkelejve etj.

Për me tepër ndërkaq, riviera e njohur e Adriatikut se bashku me klimen, relievin ose konfiguracionin gjeografik (kujto bukuritë e njohura tokësore ose natyrore të Kroacisë): Si duket kanë ndikur aq shumë në kthjelltësinë e mendjes, respektivisht në shkëlqimin ose brilancën e njohur shkencore, intelektuale dhe kulturore të shumë e shumë shkenctarëve, eruditëve, intelektualëve ose kulturologëve të shquar kroatë që kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarëshme shkencore, intelektuale, fetare dhe kulturore të kontinentit të vjetër evropian dhe shumë më largë.

Kroacia ishte Republika më e pasur dhe më e zhvilluar në domenin (kontekstin) e përgjithshëm shkencor, kulturorë, akademik, industrial dhe ekonomik në ish Jugosllavi. Mbi 4O % të industrisë, teknologjisë dhe “ekonomisë së përbashkët jugosllave” asokohe ndodhshin në Kroaci.

Në Kroaci lindën ose u themeluan dikur edhe Levizjet e njohura liridashëse, patriotike ose independentiste si “Ilirksi Preporod” ( Rilindja Ilire), “Ilirski Pokret” (Levizja Ilire), “Nova Ilirija” (Iliria e Re) dhe lëvizje të tjera të udhëhequra nga intelektualë, kulturologë dhe patriotë të shquar kroatë si Juraj Krizhaniç, Franjo Supilo, Ante Starçeviç dhe të tjerë.

Zagrebi dhe Kroacia dikur në ish Jugosllavi, kanë qenë edhe epiqendra ose stacioni më i rëndësishëm ose kryesor i lidhjes së shqiptarëve të Kosovës dhe hapësirave tjera shqiptare nën ish Jugosllavi me Evropën ose Perëndimin.

Ndërkohë që shteti dhe populli (kombi) i njohur kroat, ne shqiptarëve gjithmonë na janë gjendur pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur kishim nevojë. 

Sidoqoftë, shteti dhe populli (kombi) sivëlla i Kroacisë, kanë ngritur si të thuash permendore ose lapidar të përhershëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të shqiptarëve të Kosovës dhe gjithandej.

U mor vesh se me ndryshimin ose evoluimin (evolucionin) e shtetëve, popujve (kombève), shoqërive, sistemeve dhe marrëdhënieve ndërkombëtare: Edhe në Kroaci, që nga Republika e Dubrovnikut (Raguza ose Dubrovaçka Republika) dhe deri me sot, kanë ndryshuar narrativat, format, konceptet dhe metodologjia e qasjes në marrëdhëniet politike dhe diplomatike ndaj popujve (kombëve) dhe shteteve të ndryshme.

Po t’iu referohemi shkrimeve ose veprave tè njohura shkencore, universitare ose akademike tè ligjèruesve ose profesorève tè njohur tè Fakultetit tè Shkencave Politike të Univerzitetit të Zagrebit etj.: Pos tjerash, mund të mësojmë mbi shfaqjen dhe manifestimin e ideve dhe teorive shkencore ose politologjike në Kroaci në shekullin XVI (16) nga ana e filozofit dhe dijetarit të shquar kroat, I. Severitan Polikarpit, në kuadër të veprës së tij “Samovlast” (Vetqeverisja -Vetpushteti) me 1552.

Pa e harruar këtu veprën e njohur të Franjo Petriçit “Sretan Grad” (Qyteti i Lumtur) me 155O, të N.V. Guqetiçit “O ustroju drzava”(Mbi rendin ose rregullimin e shteteve) mëe 1591 etj.

Ndërkaq, Juraj Krizhaniç, si njeri prej arkitektëve ose ideologëve kryesorë të Lëvizjeve të njohura ilire ose patriotike në Kroaci si “Ilirski Pokret” (Levizja Ilire), “Ilirski Preporod” (Rilindja Ilire) , “Nova Ilirija” (Iliria e Re) etj., në vitin 1666 e kishte publikuar veprën e tij të njohur me titull “Politika ili Razgovori o Vladateljstvu” (Politika ose debatët mbi udhëheqjen ose pushtetin). 

Në Varazhdin, me 1769, do të ngrihet ose themelohet instituti i njohur politiko-kameralist mbi modernizimin ose avancimin e udhëheqjes dhe popullit (kombit) e shtetit..

Ndonëse, termin ose nocionin shkenca politike (politiçke znanosti) për herë të parë në Kroaci, është pèrdorur ose aplikuar nga Stjepan Vranqiç me 1772.

Ndërkaq, me themelimin e Univerisetit të Zagreit (1874) do fillojë edhe ngritja, emancipimi dhe afirmimi i ideve dhe teorive tè njohura politike dhe politologjike nga ana e elitave të njohura intelektuale, kulturore, politike, shkencore ose akademike të Kroacisë.

L. Poliç asokohe do i ligjëroi historinë e shkencës mbi shtetin, atë mbi të drejtën zgjedhore ose elektorale, si dhe mbi zhvillimin dhe modernizimin e mendimit politik etj.

Përderisa, itelektualët, dijetarët dhe politikanët e njohur kroat si Dr. Ante Starçeviç, Stjepan Radiç, Lozovina, Prica, Makanec, Andriç etj., do kenë ndikime ose influenca të shumta dhe të shumëfishta në zhvillimin dhe afirmimin shkencor e  pluralist të koncepteve, mendimeve, ideve dhe teorive të njohura shkencore, politologjike ose humaniste gjatë shekujve XIX (19) dhe XX (2O) në Kroaci dhe më larg.

Me 1962 ndërkaq, në kuadër të Universitetit të Zagrebit, do ngrihet ose themelohet Fakulteti i Shkencave Politike (Fakultet Politiçkih Znanosti)- si njeri prej fakultetëve të para, më të njohura dhe më të specializuara në fushën e politologjisë ose shkencave politike në ish Jugosllavi dhe në Europën Juglindore etj.

Një digresion:

Gjatë etapave ose periudhave të ndryshme mesjetare, feudaliste, independetiste dhe tè tjera të “Republikës së Dubrovnikut”: Për marrëdhëniet ndërshtetërore, shtetrore, politike dhe diplomatike, ishin përkujdesur mbretërit, banët ose zyrtarë të tjerë të autorizuar ose profesionistë.

Disa etapa ose episode të ndryshme mesjetare të marrëdhënieve, zhvillimeve dhe veprimtarive politike dhe diplomatike në Kroaci, janë të identifikuara dhe karakterizuara nga marrëdhëniet ose raportet e njohura të mbretërve, sundimtarëve ose udhëheqësve (prijësve) të atëhërshëm kroat me Bizantin (si ato në mes Zdesllavit dhe Bazilijes I-rë me 878), me Venedikun gjatë shekujve X dhe XI- të mbretit të njohur kroat, Branimirit me Papën Ivani VIII-të dhe Selinë e Shënjtë (Papatin) në Vatikan (me 879), të Mbretit Zvonimir me Papën Gërguri VII-të (me 1O75)-mbi të drejtën dhe legjtimitetin absolut të popullit, mbretërve ose prijësve kroat në truallin ose teritorin e Kroacisë, dikur me vonë, gjatë periudhave të ndryshme kameraliste, aboslutiste dhe të tjera: Marrëveshjet e njohura të Bernard Frankopanit në Nürnberg (Gjermani, me 1522), të Katarina Zrinskit me të deleguarin e mbretit të Francës me 1644, Mbretit Tomisllav etj.

Ndaj, pjesa me e madhe (e përgjithshme) e politikës së jashtme ose diplomacisë kroate të asaj periudhe. i përket ose takon ‘Republikës së Dubrovnikut'(1358-18O8).

Kjo për shkak të rrethimit ose pozitës së njohur strategjike ose gjeopolitike të Dubrovnikut, si dhe të veçantive ose specifikave të njohura patriotike, intelektuale, ushtarake, politike dhe diplomatike të mbretërve, prijësve, liderëve, politikanëve ose diplomatëve kroat, duke filluar nga “Traktati i Vishegradit” në mes ‘Republikës së Dubrovnikut” dhe Ludvig Anzhuinit (1358), në aftësinë, shkathtësinë ose zgjuarsinë e njohur politike dhe ushtarake të shtetit, senatit, direktoriatit (drejtoratit) ose kancelarisë së njohur politike dhe diplomatike të Dubrovnikut (Raguzës) në kohën e luftërave të njohura mesdhetare (157O-1571) si dhe në shumë elemente dhe instrumente tjera të politikës së jashtme ose diplomacisë kroate (raguziane-dubrovnikase) në sfond.

Ndonëse pa i  harruar këtu edhe ndikimet, influencat, reflektimet ose interferimet e shumta dhe të shumëfishta të elitave të njohura shkencore, intelektuake, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike, patriotike dhe të tjera të Kroacisë gjatë periudhës së “Dinastisë së Habsburgëve” ose ish Mbretërisë Austro-Hungareze, në kohën e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene, ish RSFJ-s etj.

Duhet veçuar edhe epokën e shkëlqimit (brilimit), restaurimit, rilindjes ose renesansës së përgjithshme dhe më të madhe të kroatëve dhe Kroacisë-nën udhëheqjen e komandantit (gjeneralit) dhe presidentit legjendar, Dr. Franjo Tuxhman, kur Kroacia e fitoi luftën e lavdishme çlirimtare dhe patriotike (Domovinski rat)- për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike.

Kroacia sot është anëtare e NATO-s, OKB-së, BE-së si dhe e të gjitha mekanizmave tjera relevante botërore ose ndërkombtare. Respektivisht, fuqi e respektuar politike dhe ushtarake në regjionin e njohur ballkanik dhe më gjërë.

P.S. Meqë  me nocionin ose termin ‘politike’ ose ‘politikë’, në radhë të parë e nënkuptojnë praktikën dhe teorinë e përgjithshme shkencore dhe metodologjike me anë të të cilave ngritën, formohen dhe konstituohen sistemi (pushteti) politik së bashku me rendin kushtetetues ose juridik; si dhe vizionet, idetë ose teoritë e njohura shkencore dhe humaniste nè të gjitha vendët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit. Në këtë kontekst, të shumëta (shumëfishta) dhe tepër të larmishme janë edhe idetë, konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, historike, diplomatike dhe të tjera që mund të lëxohen dhe mësohen nga shteti dhe populli (kombi) i njohur mik dhe aleat i Kroacisë.

Pa i harruar këtu edhe të ashtuquajturat mekanizmat ose institucionet e ndryshme socioekonomike, sociodemografike, sociodemokratike, sociofetare, sociokulturore, sociopolitike dhe të tjera së bashku me njeriun, familjen, shtetin, pushtetin, shoqatat dhe organizatat e ndryshme humanitare ose joqeveritare, partitë ose subjektët e ndryshme parlamentare ose politike, gazetat (mediet) ose institucionet e njohura kulturore dhe informative dhe të tjera.

Në këtë frymë të gjithëmbarshme moderne ose bashkohore: Filozofia e sotme politike dhe analitike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare; sipas politologëve ose shenctareve kroat: Do duhej të quhej (definohej), konceptohej dhe përceptohej si syzim, bashkëdyzim, komparacion, periodizim, enkodim, amplifikim dhe unifikim (konvencionalizim) ekskursivë dhe diskursivë i marëdhëniëve, raportëve, relacionëve ose konstelacioneve të ndryshme ndèrkombtare në frymën e njohur të arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarshme shkencore, arsimore, kulturore, industriale, teknologjike, tregtare, ekonomike etj. Respektivisht, si studim dhe një vështrim i përgjithshëm kritik dhe analitik i çështjeve, aspektëve, nevojave dhe kërkësave esenciale ose substanciale të njeriut, shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Përse ( pse) kjo ?

 Kjo, sepse, për dallim të të ashtuquajturës filozofisë postmoderne ose neobashkohore, të mbiquajtur dhe proklamuar përndryshe edhe  si ”biehorvinizem ose feminizëm shkencor”, si ” fat tè përgjithshëm” (global ose kolektivë) , si manifest tè ri shkencor, humanist dhe pozitivist, si inkarnacion të përgjithshëm dhe ataraksionist të njeriut si ‘cityoen’ ose ‘burgeros’ modern ose bashkëkohorë etj. Politika dhe diplomacia e sotme duhet kuptuar dhe akceptuar su simbol dhe reaksion i logjikshëm, i ndërgjegjëshem dhe racional-ndaj arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithembarshme të arsimit, shkencës dhe teknikës e kështu me radhë.

Sepse, filozofinë e sotme moderne ose bashkohore mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe shoqerinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare, në radhë të parë e përcjellin dhe karakterizojnë natyra dhe karakteri i njohur furioz, fluid, hektik, eklektik dhe tepër i ashpër ose dinamik i zhvillimëve, procesëve, trendëve, standardëve, raportëve, marëdhëniëve, referimëve, interferimëve ose konstelacioneve të sotme botërore ose ndërkombëtare.

Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin “tregun global” të mallrave, vlerave, resursëve dhe kapitalit të njohur shtetror, nacional dhe internacional etj.

 Aty i kemi edhe ideologjinë ose kauzalitetin e lartë shtetror, nacional, politik, ushtarak (luftarak), historik, gjeografik dhe kështu me radhë së bashku me besimin, intuitën, refleksionet (reflerktimet) ,parandjenjat, përjetimet dhe interpretimet e njohura gneseologjike, ontologjike, epistemologjike, antropologjike, sociopsikologjike dhe të tjera të fenomenëve ose “dukurive të larta” shtetrore, nacionale, internacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, historike, ushtarake, tregtare, ekonomike dhe të tjera.

 Me fjalë të tjera, energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar (edhe egalitar) të kulturës shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj., do duhej të vendoseshin ose profilizohëshin kundër funksionit të palës kundërshtare antropologjike ose antropolitike.

Ndërkohë që impulset progresive të së dytës duhej t’i kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.

Në këtë prizëm, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e shumtë kroat etj., shkaqet, faktorët, indikatorët dhe predikatorët determinantë ose paradigmatikë të arritjeve ose përparimeve të ndryshme individuale dhe kolektive, i kanë gjetur dhe zbuluar të koncepti ose narrativa e arsyes, ndërgjegjegjes, vetëdijes, moralit, disiplinës, edukatës dhe kulturës së lartë shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale, politike, diplomatike, intelektuale, profesionale, shkencore, akademike, etj.

Gjithnjë duke menduar në narrativin, modelin ose shembullin e njohur kroat.