Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Shekujt flasin për historinë e Vlushës
Struktura e thjeshtë e një libri tërheqës
Këto ditë në qytetin e Pogradecit, takova mikun tim të punës në doktrinën ushtarake Tomor Mukaj. Nëpërmjet rrjeteve sociale isha njohur me botimin e librit “Vlusha, një emër që flet me zërin e shekujve”. E urova përsëri dhe i shpreha kënaqësinë për ta lexuar dhe njohur me historinë e fshatit Vlushë. Vlusha për mua ishte e njohur, sepse aty ishte formuan një nga formacionet e UNÇSH, Brigada VII Sulmuese, një formacion partizan me një histori të lavdishme.
Gjatë leximit të librit ndesha me një strukturë të thjeshtë, por domethënëse, ku që në parathënien e përgatitur me kulturë Zylyftar Hoxha, mëson se libri shpalos një histori të një fshati dhe të njerëzve të tij, të pasur në ngjarje e dëshmi historike me karakter kombëtar ndoshta si asnjë tjetër në krahinën e Skraparit. Ndaj ky fshat nuk mund të mbetej pa histori të shkruar.
Autori me formim akademik e ka organizuar librin me tri kapituj. Në kapitullin e parë që bën fjalë për histori dhe gjeografi, gjendet një hyrje që lexuesi përgatitet për të marrë të dhëna për historinë e Vlushës në mezolit, në neolit dhe në antikitet, më tej shpalosen histori nën sundimin bullgar, për të vijuar me periudhën e sundimit Osman, luftërat botërore, si dhe një njohje me gjeografinë e zonës dhe të Vlushës.
Kapitullin e dytë e ka përqëndruar tek jetesa dhe traditat, veçanërisht është ndalur në vendosjen e fshatit, jetesa, mjetet e puës, dasmat dhe ritet, objektet e kultit dhe besimi fetar, ndalur tek burimet ujore, ushqimet dhe gatimet, frutat dhe bimët kurative. Më tej është marrë me toponimet dhe emërtime, objektet e rëndësishme të fshatit, ka analizuar lojërat argëtuese, gjatë është ndalur tek arsimi dhe shkolla në fshat, pushteti dhe këshilli popullor, kolektivizimi, transporti, tregtia, rrugët, urat dhe mulliri. Nga fundi i kapitullit ka folur për lumin e Vlushës dhe hidrocentralet, ndalur tek institucioni i varrimit. E veçanta e këtij kapitulli janë disa shpjegime të fjalëve të fshatit dhe të zonës, që e bëjnë më të këndshëm leximin.
Kapitulli i tretë i kushtohet demografisë dhe rrënjët e fiset. Ka bërë pemët gjenealogjike të fshatit Vlushë, duke analizuar fiset e fshatit si: Shatri, Muka, Borri, Çollaku, Sanxhaku (Sanxhakët e Mazrekës, Korçë dhe të Çepanit e Qafëzesit të Ersekës), Mançe dhe Hajdini. Risi është se ka bërë një apel të familjetve të fshatit Vlushë në vitin 2026.
Pra, siç edhe shihet është një enciklopedi mjaft e pasur për një fshat me histori, me njerëz fisnik dhe me tradita patriotike të ruajtura fort në zemrën e çdo vlushari dhe në thellësinë e maleve legjendë Gostënckës.
Vlusha, një emër që zgjon histori
Vlusha është e përmendur në historinë zyrtare të Shqipërisë si një prej vendbanimet më të hershme të jetës në Europë, gjurmë që zbresin deri në kohët e mezolitit të hershëm. Autori njeh lexuesin me historinë në periudhën osmane, që Vlusha ishte qendër administrative e rëndësishme, me status të ruajtuar në forma të ndryshme deri në sistemin socialist. Njihesh si Vlusha në luftërat botërore ishte vatër e qendresës kundër shovinizmit grek, por njëkohësisht ishte dhe rezidencë e gjeneralit Gjilardi, përfaqësues austriak.
Vlusha në Luftën e Dytë Botërore zë një vend nderi në histori: aty u formua Brigada VII Sulmuese, formacion i rëndësishëm i luftës partizane në Shqipëri; Vlusha mbart plagë të thella, masakrën naziste më 14 janarit 1944, ku përjetoi vrasja e 23 burrave dhe djemve. Aty në Vlushë u dukën misionet angleze që ndihmuan me ndihma këtë luftë të shenjtë të popullit shqiptar.
Si një ushtarak i nivelit të lartë të përgatitur Tomor Mukaj në libër ka sjellë mjaft episode me vlera, momente historike, ngjarje dhe njerëz që rrefejnë. E veçanta në libër është se autori ka sjellë rrëfime konkrete për ngjarje, për njerëz me histori të vogla, por që i japin librit frymë të re.
Ndjej respekt për Tomor Mukaj që me guxim, me kurajo dhe me këmbëngulje realizoi botimin e librit mbi historinë e Vlushës. Librin autori e ka shkruar me zemër, me mjeshtëri, me një stil të admirueshëm dhe me një qartësi mendimi për çdo ngjarje, ndodhi dhe rrefim dëshmimtarësh. Libri ka një gjuhë të pastër dhe një rrjedhshmëri në të lexuar, por dhe risi të cilat falsin për një autorë me botë dhe kulturë të gjithanshme, që çdo gërmë është në vendin e vet.
Ajo që bie në sy gjatë leximit të librit është se historitë nuk gjenden në dokumente zyrtare, por ato jetonin në kujtesën e njerëzve, në rrëfimet e të moshuarve, në emrat e vendeve, në traditat dhe në gjurmët që kanë lënë brezat ndër kohë. Ndaj u desh pena e Tomor Mukaj që këto të vijnë të radhitura me kujdes dhe me mjeshtëri prej një ushtaraku, duke i lënë si trashëgimësi që të përcillen në breza.
Libri jep një panorama të plotë të rrugëtimit historik të fshatit, duke i prurë banorët e këtij fshati të tregojnë dhe të rrefejnë histori si ka qëndruar në shekuj dhe të nxjerrë në pah vlerat, traditat, doket dhe zakonet që i kanë bërë grusht për të përballuar vështirësitë e jetës.
Misioni i librit është që të ruajë dhe të përcjellë kujtesën historike të fshatit për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Njohja e rrënjëve dhe e traditave tona është një mënyra për të kuptuar më mirë se kush jemi dhe nga vijmë.
Vlusha në Luftën e Dytë Botërore
Vlusha u lidh ngushtë me Luftën Nacionalclirimtare dhe familjet e mëdha e të dëgjuara të Vlushës dhe të zones së Skraparit ndikuan për pjesëmarrjen në luftë. Lidhja e Sinan Yllit të Leshnjës me Luftën ndikoi edhe në fshatin Vlushë. Rezistenca ndaj pushtimit italian u përkrah nga të rinjtë e fshatit si Mehmet Çollaku, Safet Hajdini dhe Muço Mançe etj. Këta ishin të parët që dezertuan nga radhët e ushtrisë në vitet e pushtimit italian. Më 14 shkurt 1943 në Vlushë u formua Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar me kryetar Neshat Mançen dhe sekretar Muço Mançen. Krijimi i organizatës së rinisë antifashiste të fshatit me sekretar Faslli Çollakun. Në zone dhe në fshat pati dhe simpatizantë të Ballit Kombëtar.
Në tetor 1943 në malin e Vlushës dhe të Leshnjës shtë kryer zbarkimi me forca parashutiste të aleatëve që erdhën pranë popullit tonë dhe vendosjen e lidhjeve me forcat shqiptare të organizuara përballë trupave pushtuese, si dhe ofrimi i ndihmave dhe materialeve ushtarake për forcat partizane të zonës Korcë-Skrapar.
Në operacionin e Dimrit, më 14 janar 1944, një detashment ndëshkimi gjerman kreu një masakër duke vrarë 23 burra dhe djem të pafajshëm. 21 burra ishin nga Vlusha dhe dy dervishë i sollën gjermanët me vete. Të dhënat flasin se ata ishin dervishë të Teqesë së Prishtës. 20 prej burrave të vrarë në Vlushë u shpallën dëshmorë të atdheut. Në mesin e fshatit është ngritur përmendorja në kujtim të martirëve, dëshmorë.
Në Vlushë, më 17 mars 1944 u formua Brigada VII Sulmuese e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Edhe për këtë ngjarje u ngrit lapidari në pllakën përkujtimore të të cilit janë gdhendur emrat e gjithë dëshmorëve të brigadës që luftoi kundër nazistëve gjermane deri në Vishegrad.
Në Vlushë ka funksionuar spitali partizan në shtëpinë e Hysen Mançes. Spitali partizan shërbeu nga muaji prill deri në qershor 1944, kur gjatë operacionit të këtij muaji hordhitë erdhën përsëri në fshat dhe e dogjën atë.
Iu paça të gjithëve!
Autori në vend të mbylljes së librit pi tri dolli Skrapari me tri gota.
Monografia për Vlushën ka qenë dëshirë e autorit që shumë vite më pare. Lindur në Vlushë, por larguar që fëmijë, i edukuar në një mjedis ushtaark ju shtua dëshira dha dashuria për fshatin dhe për njerëzit ishte i përmalluar.
Autori në faqet e librit sjell brezat me të dhëna konkrete duke treguar se kush ishin dhe rrënjë që kishte fshati në thellësinë historike. Kështu ka arritur të bëj bashkë në gërmat e këtij libri bashkëfshatarët e tij, njerëzit, traditat, zakonet dhe mënyrën e jetesës, në fshatin e largot dhe të future mes maleve hijerëndë, Vlushën.
Libri është një punim përmbledhës, është mirënjohjeje për burrat dhe grate e fshatit që mbajtën gjallë vazhdimësinë e jetës së tyre në çdo kohë dhe situate të krijuar në shekuj. Autori sjell kujtime të burrave dhe grave që punuan me mish e me shpirt të rritir dhe arsimojnë fëmijët, tregon vështirësitë e kohërave që kanë rritur njerëz me karaktere të forta, me ndershmëri dhe përkushtim për jetën.
Ndaj dollinë e parë autori e ngre për brezat e rinj me mesazhin se “pa njohur nga vijmë, nuk dihet se ku shkojmë”, ndaj brezat që vijnë nuk duhet ta harrojnë Vlushën, rrënjët, dhe paraardhësit e tyre.
Dollia e dytë për gjermanin e habitur dhe e treat për të gjithë bashkëpunëtorët në përgatitjen e librit…
Urime mik i dashur për këtë punë të bukur të bërë me zemër, të thurur me dëshirë dhe të begatë për brezat që vijnë…