Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Malaj: Për shpifësit në rrjetet sociale

Mirëmëngjesi! Për të gjithë ata që shpifin dhe shajnë me një fjalor banal sa herë që historikisht kam reaguar ndaj të keqes, kam vetëm këtë përgjigje nëpërmjet dy thënieve të dy njerëzve që kanë bërë histori:

E para: Protestat po tregojne se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më të keqen. Rinia e një populli të vuajtur, të nënshtruar e të vetënënshtruar, po krijon shpresë.

E dyta: Skllevërit vullnetarë që u pëlqejnë mbretërit nuk e bëjnë këtë nga dashuria—sepse këtë e bëjnë skllevërit e vërtetë.

Por për ta vjedhur dhe varfëruar deri në palcë popullin e tyre, përmes pasurisë që krijojnë për disa breza, siç edhe vetë mburren.

Kjo është një pasuri e ngritur mbi vuajtjet e një populli që historikisht është vjedhur, varfëruar dhe turpëruar nga këta “skllevër vullnetarë”,

Të cilët duan të marrin si shpërblim prona koncensione dhe fonde publike të vjedhura nga taksapaguesit e varfër.

Zoti i mëshiroftë!