Rexhep Meidani për Ramën: Kështu prishi edhe kinematë “17 nëntori” dhe “Republika”
Ish-presidenti Rexhep Meidani është përfshirë në debatin për prishjen e fasadës së stadiumit “Qemal Stafa” nga qeveria. Ai thotë në një status se tashmë i është ndriçuar medja dhe pret që edhe të tjetër të kenë të njëtin efekt.
Ai shprehet se e njëjta gjë që ka ndodhur me kinemanë “17 Nëntori”, apo “Republika”, vite më parë, do të ndodhë edhe me stadiumin “Qemal Stafa”, i cili do të shoqërohet me ndërtime shumëkatëshe.
Ja statusi i plotë i Meidanit:
Një mik i mirë, ndjekës i kujdesshëm i përplasjeve politike-mediatike me dërgoi sot këtë mesazh: Pse çuditen? A nuk ndodhi po e njëjta gjë me kinemanë “17 Nëntori” apo dhe me kinemanë “Republika” disa vite më parë?! A nuk po ndodh e njëjta gjë me stadiumin “Qemal Stafa” dhe fasadën e tij?! A nuk shoqërohen ato me ndërtime shumëkatëshe?! Po, pse?…Ende nuk qenka e qarte apo “nuk keni pare gjë akoma”. Në fakt, një pyetje për të gjithë duhet të jetë: cili objekt publik e ka tashmë radhën?…
Pikërisht, me këtë mesazh të thjeshtë, por tepër kuptimplotë, ai me ndriçoi mendjen? Shpresoj qe këto reshta të tij t’iu ndriçojnë mendjen edhe juve…