Albspirit

Media/News/Publishing

Pornografi përmes chatit, procedohen 5 vajza

Pornografi përmes chatit, procedohen 5 vajza

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 5 vajza për veprat penale pornografi dhe mbajtje të lokaleve për prostitucion. Të rejat po hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës pas aksionit të uniformave blu të koduar “Hotline”.

Në gjendje të lirë po hetohen: E. Ll., 18 vjeçe; V. V., 22 vjeçe; R. K., 25 vjeçe; L. N., 23 vjeçe; F. J., 22 vjeçe. Nga hetimi i bërë, ka rezultuar se, shtetaset E. Ll., V. V. dhe R. K., dyshohet se kanë kryer veprimtari te paligjshme “Chat Line”.

Këto shtetase ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga shtetaset L. N. dhe F. J., këto të fundit ishin edhe menaxhere të Kompanisë “Adult Work”.Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së re pranë “Astirit” dhe në rrugën e Kavajës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:  7 njësi qëndrore dhe monitorët përkatës, 7 web kamera, 10 lodra seksuale, 3 telefona celular.

Please follow and like us: