Albspirit

Media/News/Publishing

KAPIDANI JU RRËFEN FËMIJËVE


(Me motive nga “Qyteti i humbur nën ujë”, Gazmend Çitaku*)

Legjenda e sjellë të gjallë e të vërtetë
Qytetin amë përpirë nga një tërmet

Para kohës së kohëve dhe Odisesë
Në kohën kur gurët muronin mbikresë

E tjerrë kapidani rrëfimin me durim
Si rrjetët e peshkut në paraagim

Fle i qetë poshtë nesh strukur e galuç
Një qytet i tërë nën kreshtën Krruç

Këtu kishte jetë, kishte farë e fis
Përsërisni me mua: O-leo-to-po-lis

Peshkatarë me fat thonin ta kenë parë
Kur uji vinte i kthellët, dielli si fanar

E, kush nuk do donte kudo nëpër botë
Ta kishte një qytet strukur si në gotë

Histori të rralla që nisin e s’mbarojnë
Si vetë Ulqini, kështjellë pararojë

Andaj, kudo të shkoni rrëfehuni me zell
Vini prej një deti nga toka në qiell.

  • Argëzon Sulejmani

*Aventurat e Dorartit, Ulqin 2026.