Ruzhdi Gole: Trazime
– Gjithë ditën e trazoj me muzikë. Kë trazoj? Zonjën time,
gruan… bletë pa thumb. Trazoj të dashurën.
– Të dashurën? Mbizonjë qënka e dashura?
– Ndonjëherë… Muzika më dalldis mua pastaj. Prej saj
mugulloj i gjithi.
– Cila muzikë? Bah, Mendel?
Ç’t’i thoshja pemës që më pyeti? Më pëlqen shumë
Bet’hoven dhe… dhe Krajka i melodive,- iu gjegja me
një gëzim të papritur artistik.
Pema përkuli e tundi një krah të saj. Gjithandej u përhap
aroma e pishës. Muzikë. Nga bohçet kërcenin tinguj.
Kërcejnë tinguj?- më pyeti atypati një valë bregu që sapo
dëgjoj fjalët e mia.
Vala u mbështet tek trungu. Pas pak sikur u fsheh. Ujiti
rrënjët vala?
…Gjithë ditën e trazoj me gënjeshtra nga tonat…
– Trazon me gënjeshtra ti? – më pyeti pak me droje pema.
Pema asnjëherë nuk të gënjen. E g’njejnë papritur. Herë shiu
i rrëmbyer, herë krismat. Krismat ia djegin disa drurë pyllit.
Vapa e përvëlon sa i dalin brinjët e thara ca degëve e ato
bien pa pikë loti mbëdhe.
Pema u skuq aq shumë sa halat e një degë mua m’u dukën
sikur i flakëruan.
U pendova që përmenda një fjalë të
rëndë para saj. Ajo veç me të vërtetat e veta krenohet,
me rrënjët e saj, trungun, degët. Sa për kurorat ato i fluturojnë,
përpjetë të gjelbërta. Ajo rrallë i përmend kurorat e saj, kurse
unë, kurse ne… Ne s’lemë kurorë pa fituar në mirëqenie, në
të drejtat e njeriut, të qenit e të maces, në bukuritë
e bjeshkëve alpine sa disa komshinj ballkanas përreth i kanë
mbyllur hotelet dhe teleferikët. Të jetë e vërtetë kjo?
… Kam rënë në dashuri. Oooo, shtatëdhjetë buksh unë dhe
paskam rënë në dashuri? Po, po, kam rënë në dashuri
i gjithi.
– Me kë? – më pyeti zëri i njohur prej vale.
– Me ty jo, – iu gjegja. – Je e vogël. Nuk kam ndërmend
të ha dru e të më shqep në dru ati yt… Deti. Edhe motrën tënde
të madhe, të cilën unë e shoh kur vjen nga bregu tjetër,
nuk mund ta trazoj.
– Atëhere?…
– Atëhere po ta them. Kam rënë e s’kam rënë në dashuri me
një violiniste.
Vala u shtriq pak e nisi të valëzojë rrethrrotull. Bohçet nisën
të shpërndanin të tjerë tinguj. Nga porti ngjitej lart zëri
i Qemal Kërtushës. Por askund nuk dëgjohej ndonjë violinë.
Siç dukej violina mua nuk do më afrohej ndonjëherë. Do ta
shihja e dëgjoja nga larg, tepër nga larg.
Gjithë ditën e trazoj me muzikë. Bah, Krajka, Kërtusha…
Dita më trazon e trallis mua mes këtij gjelbërimi. Këtu me
të dashurën time. Kodra është e dashura ime. Sa e përralltë
kjo…
Zbres në qytet. I hap sytë katërsh, veshët më ngrihen
vetvetiu përpjetë të dëgjoj sa më shkoqur.
Ç’të dëgjoj? “Urra” andej, “ptu” këndej, “poshtë” andej,
“tralala” këndej, “fitore” andej, “vdekje” këndejmi…
Sa lehtë vdesim ne? Sikur jemi kërpudha
të pa ujitura.
O kalimtar, i këtushëm ose i rastit, sa herë të ngjitesh e të
zbresësh nga kodra mua këtuatje do më gjesh edhe nëse
s’më sheh shpejt. Më këqyr mirë. Aty jam me zonjën time gruan…
bletëthumb, me të dashurën time përkrah…
kodrën.
Ne do ju trazojmë të gjithëve juve me tinguj. Do fati, edhe në
qytet do ju trallisim me muzikë të gjelbër e të kaltër.
Asnjëherë përlotje funebre.
Në qytet gjela jemi ne – u krekosën të mjegulltit.
– Kush jeni ju? – pyetën njëherazi ca zëra.
– Ne mbajmë gjallë tregun, policët,
spitalet. Ne… të padukshmit…
Kandaret e erës tundeshin sa majtas, sa djathtas.
Kush peshonin më shumë: të mjegulltit, keqbërësit? Të gjithë
njësoj?!
Turma u tërhoq, u zbyth. Shumë pendë
e kakarisje ranë rrokopjerthi.
Muzika zuri vendin e saj pa iu trembur askujt me sytë pishë
se mos i afrohej kush fshehtas, papandehur dhe ia qëllonte
tingujt me grusht e me shkelma.
O kalimtar po të pyes:
Ne do vdesim shpejt si kërpudhat a do jetojmë gjatë?