Dy poezi nga Oriada Dajko
Të gjithë kërkonin dikë tjetër tek unë
Kur unë linda, gjithësia prej shekujsh qe krijuar.
Toka, qielli edhe yjet.
E ç’rëndësi mund të kishte ardhja dhe ikja ime
për miliarda e miliarda yje,
kur atëherë ekzistonim vetëm unë dhe nëna ime.
Megjithatë, çdo ditë, drejt meje, do të vinin njerëz,
që unë nuk i kisha parë kurrë më parë,
njerëz që unë nuk do t’i shihja kurrë më pas.
Gjithësecili nxitoi… kush të më zbulonte më parë,
se mos ndoshta në zemrën time kishte ndopak shpresë
për ato që kurrë nuk patën, për ato që kurrë nuk dhanë,
e më pas duarzbrasur, gjithësecili kthehej në skaj të vet,
se zemra ime, krejt e rrafshët nga çdo ndjenjë,
mund t’u falte veç qiell.
Dhe mesa duket në jetën time,
s’ka rëndësi sa vitet shkojnë,
për ta parë qiellin, ende gati, nuk është askush.
***
Të gjithë kërkonin dikë tjetër tek unë.
Dikush kërkoi birin që nuk pati kurrë,
të birin që e kishte, por nuk e njihte,
dikush kërkoi për fëmijën që vetë nuk qe dot kurrë,
ndërsa unë mund t’iu falja vetëm qiellin
se pa qiellin, asnjë humbje nuk do të ishte kuptuar!
Dhe kurdoherë, pas çdo ardhjeje dhe pas çdo ikjeje,
mbeteshim vetëm unë, qielli dhe nëna ime.
***
Po, tani që në zemrën time gjenden
të gjithë ata që kurrë nuk ishin, ata që kurrë nuk janë,
po, tani qiellin kush do ma falë?!
I vetmi vend ku ende jeton e djeshmja
Më kishin thënë se së shpejti
do të më kthehej një dashuri e vjetër,
por përveç shiut, në këtë qytezë
nuk rikthehej më asgjë tjetër.
Ç’të ishin vallë kёto tё nesёrme kështu
qё premtonin tё sillnin sёrish tё djeshmen?
Tё ishin vallё ёndrrat e njё kohe tё shkuar
qё ende kërkojnё tё rikthehen në ditët e mia
nё formёn e vesёs, borёs a shiut?
Kurrrё mё parё, nё asnjё vend e nё asnjё stinё
e shkuara nuk kishte premtuar tё rikthehej aq shpesh
se sa nё zemrёn time.
Mesa duket i vetmi vend nё hapёsirё
ku ende jeton e djeshmja
ёshtё zemra.
***
Për të mbijetuar, më është dashur të mësoj shumë gjuhë,
edhe gjuhën e zogjve, por jo gjuhën e zemrës sime
(askush me mend nuk të jep këshillë të tillë!)
dhe pikërisht për këtë
zemrën ua kam treguar të gjithëve.
Se mos ndokush di të lexojë se ç’është shkruar
brenda zemrës sime.
Në këtë botë ku çdo ditë zbulohet diçka e re
mbetet vetëm një vend i pazbuluar nga njeriu.
Askush nuk e njeh si është në të vërtetë
ne e njohim veçse me të dëgjuar
se vetë zemra është më larg
nga të gjitha vendet që kemi shkuar.