Albspirit

Media/News/Publishing

Dekadë e trazuar për BE-në, kriza financiare shkakton një ndryshim dramatik në varfërinë europiane

 

Dalja e Britanisë nga BE-ja kurorëzon një dekadë të trazuar për BE-në. Shumë anëtarë të Eurozonës po shpresojnë që trazirat të mbeten me kaq, sikurse po bëhet e qartë se krizat financiare të 2008-2009 çuan në një rritje të varfërisë përgjatë kontinentit.

Varfëria u shtua në ato vende ku kriza goditi më fort. Por, gjithashtu ka pasur edhe ndryshime dramatike në shtrirjen dhe tipologjinë e varfërisë në Europë gjatë dekadës së fundit.

Kriza në Greqi ka qenë shumë e pranishme në 2013, duke përjetuar një nivel më të lartë varfërie se në vendet e tjera anëtare të BE-së. Në kërkimet e fundit, është gjetur se varfëria në vendet si Greqia, Italia, Qipro, Spanja dhe Portugalia ka qenë e ashpër, madje ka pasur nivel më të lartë varfërie dhe dëshpërimi se në ish vendet komuniste që iu bashkuan BE-së në 2004.

Varfëria vjen në forma të ndryshme. Qëllimi i BE-së është të nxjerrë nga varfëria dhe përjashtimi social rreth 20 milionë njerëz, bazuar në 3 matës zyrtarë; varfëria në të ardhurat relative (kur të ardhurat bien shumë më poshtë se niveli që duhet për të arritur standardet mesatare të jetesës), privimi material (kur njerëzit nuk kanë një sërë të nevojave themelore), dhe përjetimi i papunësisë në familje.

Për të llogaritur kompleksitetin e varfërisë, studiuesi ka përfshirë katër matës të tjerë; kur njerëzit deklarojnë se ata mund ta mbyllin muajin me vështirësi të mëdha, kur provojnë probleme në komunitet siç është vandalizmi dhe krimi, shëndeti i dobët, si dhe kur deklarojnë nevoja të paplotësuara mjekësorë dhe dentare.

Duke sjellë së bashku këto 7 dimensione të varfërisë, studiuesi ka analizuar se si ka ndryshuar gjatë katër periudhave: 2005, 2008, 2011 dhe 2013. Pra, përfshihen periudhat para, përgjatë dhe pas krizave financiare dhe recesionit të ardhshëm.

Gjetjet surprizuese

Ndryshimet e rëndësishme në shtrirjen e varfërisë dhe depresioni i Europës janë të dukshëm. Periudha para krizës 2005-2008 ishte e shoqëruar me reduktim të dukshëm të varfërisë në Europë. Disa nga vendet më të varfra si Letonia, përjetuan rritjen më të madhe. Vitet e para krizës përfaqësuan një periudhë lulëzimi për disa nga vendet më të varfra anëtare.

Në fazën fillestare të recesionit të madh, që u ndoq nga kriza financiare e 2008-2011, varfëria u rrit pothuajse kudo. Por, në fazën e dytë të krizës 2011-2013, kjo dukuri është më pak e qëndrueshme. Në 10 vende anëtare të BE-së kishte një reduktim të vogël të varfërisë, duke bërë që të mendonin se kriza qe zhdukur. Në Greqi, Portugali, Spanjë, varfëria vazhdoi të rritej gjithsesi.

Shumë nga vendet që përjetuan rritje të ekstreme të varfërisë gjatë recesionit të madh, si Greqi, Qipro dhe Portugali, patën nevojë e politikave shpëtuese nga BE-ja dhe FMN-ja. Fakti që këto vende të shpëtuara ishin në ekstremitetin e krizës nuk është surprizë, duke marrë parasysh kushtet shtrënguese që iu kërkohet nga BE-ja dhe FMN-ja për t’ju dhënë kredi.

Megjithatë dy nga gjetjet nuk janë të habitshme:

1.Performanca zhgënjyese e vende të Europës Jugore që e iniciuan krizën vetë. Këto shtete dështuan gjerësisht për të përfituar nga reduktimi i varfërisë dhe depresioni, të cilën e përjetuan që në vitet e para krizës.

2. Rritja e varfërisë në vendet si Greqia ka qenë kaq e madhe sa i kapërceu edhe vendet e reja anëtare dhe tashmë kryeson për varfërinë dhe depresionin.

Një dekadë më parë, Polonia kishte numrin më të madh se çdo vend tjetër anëtar i BE-së të njerëzve që po përjetonin varfërinë multidimensionale. Kjo reflektonte standardet e ulta të jetesës së vendeve që iu bashkuan zgjerimit të BE-së në vitin 2004.

Në 2013, efekti i kombinuar i vendeve të reja anëtare dhe performances katastrofike të varfërisë në vendet e Europës Jugore, tani ka sjellë një numër të lartë të njerëzve që po përjetojnë varfërinë multidimensionale, më të lartin se në çdo vend tjetër të Europës.

Rritja e varfërisë në periferi të Europës, reflekton jo vetëm përkeqësimin e standardeve të jetesës të para krizës, por edhe tregon ndryshimin radikal të shtrirjes së varfërisë në Europë, dekadën e fundit, e cila është e përqendruar ne jug të kontinentit. Kjo është një çështje që BE-ja duhet t’i kushtojë vëmendje pasi qëllimi i saj është nxjerrja nga varfëria e 20 milionë njerëzve në të gjithë kontinentin./Monitor

Please follow and like us: