Edmond Kaceli: E bëhemi njerëzorë
Sheshi.
Turma.
Podiumi.
Në qendër të vëmendjes Presidenti flet!
(në fakt Presidenti çirret dhe turma
ulurin
n’ekstazë)
Sheshi.
Presidenti.
Dhe turma.
Turma që masturbohet.
Në hije të turmës
krejt afër këmbëve të saj
(shikimi i turmës drejt qiellës
na fsheh më së miri)
qihemi unë dhe ti!
Idiferentë ndaj sheshit
ndaj turmës
ndaj podiumit presidencial.
Të eksituar nga mishi dhe
shpirti ynë
në qirjen tonë hyjnore, harrojmë
Harrojmë sheshin
Harrojmë turmën
Harrojmë të çjerrat presidenciale
E bëhemi njerëzorë!
Shqipëri 17 tetor 1996 -Itali tetor 2026