Albspirit

Media/News/Publishing

Politika: Idealet, Manipulimi, Axhendat Okultike


Gjelok Marko
Historia na dëshmon se çdo lëvizje madhore politike fillon me idealet, idealet të cilat frymëzojnë dhe venë në lëvizje masat. Gjithashtu historia na dëshmon se shpesh, (disa thonë gjithmonë) idealet sado të larta e të shenjta qofshin, manipulohen, shtrembërohen e madje deformohen deri në atë masë sa që kthehen në të kundërtën e tyre. Të gjitha këto aspekte të lëvizjeve politike njihen, janë studjuar dhe hulumtuar me hollësi. Kur vjen fjala për axhendat okultike nuk mund të themi se janë një fenomen i politikës i cili është hulumtuar dhe studjuar me hollësi, dhe për arsye se na mungojnë studimet serioze e të hollësishme për këtë fenomen real të politikës është krijuar një zonë e zbrazët pa argumente autoritare e kufij të përcaktuara qartë. Kjo situatë mundëson që për këtë fenomen të na dalin e të na flasin persona diletantë që nuk kanë as erudicionin as aftësitë analitike të domozdoshme. Ka edhe më keq: kur si ekspertë të kësaj fushe vetëdeklarohen persona të çoroditur të cilët përhapin fantazitë e teoritë e tyre konspiratoriste. Janë pikërisht këta njerës dhe teoritë e tyre që i largojnë shumë vetë sapo dëgjojë të përmendet kjo temë.Megjithatë ka edhe studjues e historianë seriozë që axhendat okultike i quajnë si një fenomen real të politikës. Disa si shëmbull klasik të një axhende okultike në veprim që preku dhe u shfaq në historinë e Ballkanit përmendin krijimin e organizatën “Dora e Zezë” të Serbisë. Ka burime që dëshmojnë se kjo organizatë, e cila historikisht njihet si e themeluar në maj të vitit 1911 nga oficerë dhe nacionalistë serbë, kishte edhe anën e saj religjoze, okultike që zhvillohej në kisha dhe manastire në Sërbi. Ka autorë që qëndrën e saj si politike ashtu edhe okultike e lokalizonë në Rusi.Ishte pikërisht kjo organizatë që organizoi vrasjen Archdukes Franz Ferdinand dhe shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore.Po këta autorë na dëshmojnë prapa kësaj organizate ishte Car Nikolaus II, kushëriri dhe bashkëpuntori i tij i afërt mbreti i Anglisë George V, etj, të cilët kishin si synim të sillnin një rend të ri. Pjesë e dëshmi e kësaj veprimtarie politike e cila kishte si pjesë përbërëse të saj dhe axhendën okultike, ishin krijimi i Jugosllavisë, Traktati i Fshehtë i Lodrës që faktikisht vendosi zhdukjen nga harta të Shqipërisë, etj. Na dëshmohet se axhendat okultike nuk shuhen pas dështimeve të tyre politike. Fanatikët e këtyre ideve e axhendave, punojnë në fshehtësi, ia lenë stafetën e tyre nga një brez në tjetrin,ndryshojë maskat, mundohen fshihen pas idealeve të reja të politikës me synimin e realizimit të synimve të tyre të vjetra të cilat ata i quajnë “të shenjta”. Dhe është një fakt historik në çdo brez ata mundohen të gjejnë persona e grupime të cilët janë të gatshëm të luftojnë deri në fund për realizimin e këtyre synimeve.
Nuk janë të paktë edhe ata autorë që na dëshmojnë se kjo axhendë okultike e “Dorës së Zezë,” që dikur bëri të mundur Traktatin e Fshehtë të Londrës, vazhdon të jetë aktive edhe sot. Ka autorë që dëshmojnë se shumë kisha e manastire që zhvillojnë rituale të errta e organizojnë “lutje” për këtë synim që nga Rusia, Serbia, Greqia e madje brenda në Kosovë. Ata na thonë se ka gjithashtu edhe shumë politikanë, grupime politikanësh në pozita të ndryshme jo vetëm në Rusi e Sërbi, por edhe në Shqipëri e Kosovë, madje në institucionet ndërkombëtare që punojnë me zell demoniak për realizimin e kësaj axhende të errët. Thirrjet “dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë shpërthime spontane të një turme histerike, por janë tymi i një vullkani që zjen prej shekujsh në thellësitë më të errta dhe pret rastin të shpërtheje e të djegë e të shkatërrojë gjithshka. Ka persona që thonë se axhenda okultike e “Dorës së Zezë” të Sërbisë e Rusisë sot bashkëpunon me axhenda të tjera të të majtës ekstreme, të tjerë përmendin në këtë koalocion edhe emrin George Soros, etj, etj dhe në fund të kësaj liste si përfaqësues kryesor të këtyre axhendave në Shqipëri, jo rallë na përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.
Si funksionojnë konkretisht axhendat okultike?
Shëmbulli më i qartë dhe i dokumentuar më mirë i veprimit të një axhende okultike në politikë është shëmbulli i Adolf Hitlerit, i Nazizmit dhe i njësiteve SS.
Kur Adolf Hitleri doli fillimisht në skenën politike shumë vetë nuk e morën seriozisht, shumë vetë brenda Gjermanisë e kudo në botë u tallën dhe e quajtën Hitlerin si një person pa asnjë peshë. Nuk ishin të pakta ato gazeta që botonin karrikatura ku Adolf Hitleri portretizohej si në kukull në duart e këtij apo atij politikani apo oligarku, etj. Por nuk kaloi shumë kohë dhe të gjitha këto u përmbysën. Jo vetëm kryeministri britanik Neville Chamberlain, por edhe shumë politikanë të tjerë në Evropë dhe USA u befasuan nuk e shpjegonin e nuk e kuptonin dot suksesin dhe fuqizimin e Adolf Hitlerit. Sot po ti analizojmë faktet e dokumentat historike, po të vizitojmë muzeun Erinnerungs- und Gedenkstätte Wewelsburg, një muze i kushtuar vetëm dokumentimit dhe analizimit të anës okultike të regjimit nazist dhe njësiteve SS, shumë nga pyetjet e paqartësitë e atëhershme marin përgjigje.
Është një fakt historik që një grup i vogël personash, të lidhur pas një axende okultike, jo vetëm që morrën pushtetin politik në Gjemani, në një nga vendet më të civilizuara por arritën ta përdornin këtë vend, këtë popull, një nga më të civilizuarit, për të kryer krime të pashëmbullta e të paimagjinueshme.
Një karakteristikë qënësore e një regjimi e të një diktatori të ardhur në pushtet nga një axhendë okultike është fakti se ata në situata të caktuara, sidomos kundër presioni shtohet ,ata nuk reagojnë në mënyrë normale. Në momentet e fundit të luftës kur u pa e qartë se humbja ishte e pashmangshme kishte persona të cilët shfaqën mendimin se nuk duhej investuar aq shumë në kampet e shfarrosjes të hebrenjve, etj, përkundrazi duhet të tregohej një farë mirësie. Këtë ide e pati madje edhe Heinrich Himmler i cili në prill të vitit 1945 bëri një marëveshje sekrete me Norbert Masur i cili ishte përfaqësuesi i World Jewish Congress. Heinrich Himmler lejoi lirimin e transportimin sekret në Suedi të 7000 grave të burgosura në Kampin e Përqëndrimit të Ravensbrück ku pothuaj gjysma e tyre ishin me origjinë hebraike. Nga ana tjetër Adolf Hitleri kishte qëndrim të kundërt. Ai urdhëroi që trenat që çonin hebrenjtë në kampet e çfarosjes të kishin përparësi mbi gjithshka: edhe para trenave që çonin municion e armë në frontin e luftës, edhe para trenave e anijeve që transportonin ushtarët gjermanë të plagosur. Disa oficerë që iu kundërvunë këtyre urdhërave u ekzekutuan.Këto janë fakte historike. Shumë analistë thonë se pikërisht këto fakte na vërtetojnë ne se në rastin e Adolf Hitlerit kemi të bëjmë me një shëmbull të qartë të një personi që përfaqëson një politikan delirant me probleme mendore që ka ardhur në pushtet dhe i qëndron deri në fund besnik i verbër i një axhende okultike. Dhe tragjedia më e madhe është se një politikan i tillë krijon edhe një sistem të tillë politik i cili i qëndron verbërisht deri në fund për të realizuar axhendat edhe më shkatërruese! Tani le të kalojmë nga historia te realiteti i ditës, tek Shqipëria jonë sot, tek kryeministri Edi Rama. Ka persona që e quajnë atë një udhëheqës gjenial. Të tjerë e quajnë një politikan të korruptuar, kurse të tjerë e quajnë një politikan delirant, disa nxjerrin kartela mjekësore që i propagandojnë si dokumenta që provojnë se kryeministri ka patur dikur probleme mendore. Po këta na thone se Edi Rama faktikisht përaqëson një axhendë okultike, axhendën e Dorës së Zezë, axhendën e Traktatit të Fshehtë të Londrës, axhendën e shpopullimit të Shqipërisë nga Shqiptarët. Këta analistë argumentojnë se njësoj si Adolf Hitleri në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, edhe veprimtaria e Kryeminstrit Edi Rama pasi kanë filluar protestat masive kundër tij mund të quhet: një vrapim amok politik. Një politikan i zakonshëm sado i korruptuar, do të manovronte në kohën e protestave, do të pretendonte njësoj si Heinrich Himmler që lejoi lirimin e transportimin sekret në Suedi të 7000 grave të burgosura në Kampin e Përqëndrimit të Ravensbrück.
Një politikan thjesht i korruptuar, që nuk ka një axhendë okultike, nuk do të insistonte të zbatonte ligjin e reformës territoriale. Votat mund ti merrte edhe pa e zbatuar këtë ligj. Ky ligj, argumentojnë ata i shërben axhendës së shpopullimit të Shqipërisë prandaj dhe kryeministri Edi Rama insiston ta zbatojë megjithse e dëmton politikisht, i forcon argumentat e kundërshtarëve të tij politikë dhe i shton protestat.
Disa madje argumentojnë se edhe përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për futjen e Shqipërisë në BE nuk bëhen për përparimin e vendit, por janë faktikish planifikuar nga ana e tij dhe atyre që qëndrojnë pas tij, si kapitulli i fundit i politikës së shpopullimit të Shqipërisë gjatë mandatit të tij politik. A kanë të drejtë? A është me të vërtetë kryeministri Edi Rama një politikan që zbaton një axhendë okultike? Për këtë sejcili duhet analizojë faktet dhe të arrijë vetë në përfundimin e duhur.
Në 30 janar të vitit 1933 presidenti Paul von Hindenburd e emëroi Adolf Hitlerin, kryetarin e Partisë Nacional Socialiste të punëtorëve gjermanë, Kancelar të Gjermanisë.Në atë kohë askush nuk mund ta imagjinonte se çfarë dëmesh kolosale do ti sillte Adolf Hitleri shtetit e kombit gjerman prandaj edhe pasiviteti, vonesat, mungesa e vendosmërisë në një farë mase justifikohen. Sot ne kemi shumë më tepër fakte e qartësi prandaj do ta kemi shumë të vështirë të themi nesër: Nuk e prisnja! Nuk e kuptova! Nuk ma morri medja se punët do të shkonin deri këtu!