Poezia e Regina Restës vjen në shqip nga Rifat Ismaili
Regina Resta është poete, shkrimtare, eseiste dhe kritike letrare italiane, e lindur më 20 qershor 1955 në Castellammare di Stabia, Napoli. Ajo është presidente e shoqatës kulturore ndërkombëtare VerbumlandiArt APS dhe themeluese e revistës kulturore VerbumPress. Autore e disa vëllimeve poetike, është vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për krijimtarinë e saj dhe kontributin në promovimin e letërsisë e të dialogut kulturor.
Armiku të del ballë për ballë
Ecën kokëlart nëpër dritë
Shpatëzhveshur e me zërin kumbues
Duke të të shpallur haptaz luftë!
E ndjen nga ç ‘ anë të vjen goditja
Dhe i del për zot!…
Por miku…
Miku ulet me ty në të njejtën tavolinë
Ndani bukën së bashku,
Qesh me rrëfimet e tua
Të mbështet pëllēmbën mbi shpatull
Ndërsa sytë e tij masin lumturinë
tënde
Dhe peshon sukseset e tua me
peshore të padukshme.
Zilia e tij është një mjegull e cipëhollē
Që s’bën zhurmë.
Nuk ka tehe të mprehtë thike
Por helm të lehtë që bie pikë pikë në
pijen e besimit
Një duartrokitje lënë në mes
Njëheshtje e tej zgjatur kur fatitë
buzëqesh.
Kur maska bie
Dëmi êshtë kryer
Sepse ngulmimi i armikut plagos
trupin
Por tradhëtia e mikut
Shpërthen themelet e botës!
Shqipëroi: Rifat Ismaili.