Albspirit

Media/News/Publishing

AVDUSH CANAJ: ME KËMISHËN E VJERSHAVE

Dola në sheti
me këmishën e vjershave

Më erdhën harabelat në sup
si në degë këngësh,
edhe kumritë,
ishin edhe dallëndyshet,
m’i lexonin vargjet
me shendin në flatra.

Në kapelën e qielltë
një bilbil i binte kitarës

Unë fluturoja
me këpucët e brumbullit

Dikujt i shpërtheu gazi
“Nuk qenka i planetit tonë”!

S’u hidhërova
një xhep melodi ia fala
nga pema e vargjeve.