Albspirit

Media/News/Publishing

Cafo Boga: Kush do ta çojë Shqipërinë në BE?

Rama përpiqet gjithnjë e më shumë të krijojë përshtypjen se vetëm ai është i aftë ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se largimi i tij do ta rrezikonte apo vononte këtë proces. Kjo është një premisë që nuk duhet pranuar. Shqipëria nuk varet — dhe nuk duhet të varet — nga një njeri i vetëm. Ajo ka mjaft njerëz të arsimuar, profesionistë të zotë dhe një brez të ri politik e intelektual, brenda dhe jashtë vendit, me aftësinë dhe përvojën për ta vazhduar procesin e integrimit evropian dhe, njëkohësisht, për ta qeverisur vendin më mirë.

Në të vërtetë, pyetja se kush do ta “çojë” Shqipërinë në BE nuk është as çështja më e rëndësishme. Integrimi evropian nuk duhet të jetë projekt personal i asnjë kryeministri apo partie politike. Ai është një projekt kombëtar, i cili duhet të mbështetet mbi institucione të qëndrueshme dhe të vazhdojë pavarësisht se kush qeveris.

Çështja thelbësore është që Shqipëria të bëhet realisht gati për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian. Kur vendi t’i ketë përmbushur standardet politike, ekonomike dhe institucionale, anëtarësimi i saj do të jetë jo vetëm në interesin e Shqipërisë, por edhe të vetë Bashkimit Evropian. Sa më e përgatitur të jetë Shqipëria para anëtarësimit, aq më të mëdha do të jenë përfitimet dhe aq më të vogla rreziqet dhe pasojat e padëshiruara që mund ta shoqërojnë atë.

Askush nuk duhet ta shohë anëtarësimin në BE si një panace që do t’i zgjidhë automatikisht të gjitha problemet e Shqipërisë. Anëtarësimi krijon mundësi të jashtëzakonshme, por sjell edhe sfida të reja, veçanërisht për një ekonomi që ende nuk ka arritur nivelin e vendeve më të zhvilluara të Unionit.

Le të marrim vetëm një shembull: lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore. Nëse Shqipëria hyn në BE pa e forcuar më parë ekonominë e saj, pa krijuar vende pune cilësore dhe pa ngushtuar hendekun e pagave, sa të rinj të arsimuar, mjekë, inxhinierë, specialistë të teknologjisë dhe profesionistë të fushave të tjera do të zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri, kur në vende të tjera të BE-së mund të gjejnë mundësi shumë më të mira profesionale dhe të ardhura dukshëm më të larta?

Atëherë lind një pyetje shumë më serioze: kush do ta ndërtojë Shqipërinë?

Një vend nuk ndërtohet vetëm me rrugë, ndërtesa, resorte apo kulla. Ai ndërtohet, mbi të gjitha, me njerëzit e tij. Nëse më të rinjtë, më të arsimuarit dhe më të aftët vazhdojnë të largohen, ndërsa boshllëku në tregun e punës plotësohet gjithnjë e më shumë me fuqi punëtore të ardhur nga vende ekonomikisht më të varfra, Shqipëria mund të përballet me një paradoks të dhimbshëm: të afrohet gjithnjë e më shumë me Evropën, ndërkohë që humbet një pjesë të kapitalit njerëzor që i nevojitet për të ndërtuar të ardhmen e vet.

Pikërisht këtu qëndron sfida e vërtetë për gjeneratën e ardhshme politike. Detyra e saj nuk do të jetë thjesht ta çojë Shqipërinë përtej vijës së anëtarësimit në BE. Ajo do të duhet të përballet me probleme shumë më të thella: forcimin e institucioneve dhe sundimit të ligjit, luftën reale kundër korrupsionit, krijimin e një ekonomie konkurruese, mbrojtjen e pronës dhe interesit publik, frenimin e shpopullimit, krijimin e mundësive për të rinjtë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve te shteti.

Shumë prej këtyre problemeve jo vetëm që nuk janë zgjidhur gjatë viteve të qeverisjes së Ramës, por në disa raste janë thelluar. Pikërisht për këtë arsye, debati për të ardhmen e Shqipërisë nuk duhet të reduktohet në pyetjen nëse Rama është apo jo njeriu që do ta fusë vendin në BE. Pyetja duhet të jetë shumë më e madhe: çfarë Shqipërie do të hyjë në Bashkimin Evropian dhe çfarë vendi do t’u lëmë brezave që vijnë?

Prandaj, objektivi nuk duhet të jetë thjesht: “Sa më shpejt në BE”. Objektivi duhet të jetë: “Një Shqipëri sa më e përgatitur për BE-në”.

Anëtarësimi duhet të jetë kurorëzimi i transformimit ekonomik, institucional dhe demokratik të Shqipërisë — jo zëvendësim për të.

**********

Who Will Take Albania into the European Union?

Rama increasingly seeks to create the impression that he alone is capable of leading Albania into the European Union and that his departure would jeopardize or delay that process. That is a premise that should not be accepted. Albania does not — and should not — depend on one man. The country has no shortage of educated people, capable professionals, and a new generation of political and intellectual talent, both at home and abroad, with the ability and experience not only to continue the process of European integration, but also to govern the country better.

In fact, the question of who will “take” Albania into the EU is not even the most important one. European integration should not be the personal project of any prime minister or political party. It is a national undertaking that must rest on strong institutions and continue regardless of who happens to govern the country.

The fundamental objective should be to make Albania genuinely ready for membership in the European Union. Once the country has met the necessary political, economic, and institutional standards, its membership will be not only in Albania’s interest, but in the interest of the European Union as well. The better prepared Albania is before joining, the greater the benefits will be and the lower the risks and unintended consequences that may accompany membership.

No one should regard EU membership as a panacea that will automatically solve all of Albania’s problems. Membership creates extraordinary opportunities, but it also brings new challenges, particularly for an economy that has yet to reach the level of the Union’s more developed members.

Consider just one example: the free movement of labor. If Albania enters the EU without first strengthening its economy, creating quality jobs, and narrowing the wage gap, how many educated young people, doctors, engineers, technology specialists, and other professionals will choose to remain in Albania when substantially better professional opportunities and higher incomes are available elsewhere in the European Union?

That raises a far more serious question: who will build Albania?

A country is not built only with roads, buildings, resorts, or towers. Above all, it is built by its people. If the young, the educated, and the most capable continue to leave, while gaps in the labor market are increasingly filled by workers arriving from economically poorer countries, Albania could find itself facing a painful paradox: moving ever closer to Europe while simultaneously losing part of the human capital it needs to build its own future.

This is where the real challenge for Albania’s next political generation lies. Its task will not simply be to carry the country across the threshold of EU membership. It will have to confront much deeper problems: strengthening institutions and the rule of law, genuinely combating corruption, building a competitive economy, protecting property rights and the public interest, slowing depopulation, creating opportunities for the young, and restoring citizens’ confidence in the state.

Many of these problems have not only remained unresolved during Rama’s years in government; in some cases, they have deepened. For precisely that reason, the debate over Albania’s future should not be reduced to whether Rama is the man who will take the country into the European Union. The question should be much larger: what kind of Albania will enter the European Union, and what kind of country will we leave to the generations that follow?

The objective, therefore, should not simply be: “Into the EU as quickly as possible.” It should be: “An Albania as prepared as possible for the EU.”

Membership should be the culmination of Albania’s economic, institutional, and democratic transformation — not a substitute for it.