OSBE-ja mirëpret Katarin si Partnerin e 12-të për Bashkëpunim, pas vendimit të Këshillit Ministror
VJENË, 22 tetor 2026 – Kryesuesi në detyrë i OSBE-së, Këshilltari Federal Zviceran Ignazio Cassis, dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Feridun H. Sinirlioğlu, mirëpresin miratimin e një vendimi nga Këshilli Ministror për ta bërë Katarin Partnerin e 12-të për Bashkëpunim të Organizatës. Vendimi u arrit duke siguruar konsensusin e të 57 shteteve pjesëmarrëse.
Katari i bashkohet pesë Partnerëve për Bashkëpunim të OSBE-së nga rajoni i Azisë, duke forcuar më tej angazhimin e Organizatës me rajonet fqinje dhe dialogun mbi sfidat e përbashkëta të sigurisë.
“Vendimi për të mirëpritur një Partner të ri për Bashkëpunim e forcon më tej OSBE-në dhe dëshmon rëndësinë e sigurisë përmes bashkëpunimit. Jemi të kënaqur që mirëpresim Katarin në diskutimet në Vjenë, si dhe në Këshillin Ministror të OSBE-së në Lugano, më 3-4 dhjetor 2026”, deklaroi Kryesuesi në detyrë i OSBE-së, Këshilltari Federal Ignazio Cassis.
“Jam shumë i lumtur që mirëpres Katarin si Partnerin më të ri për Bashkëpunim të OSBE-së. Katari sjell një përvojë unike dhe të dëshmuar në ndërmjetësim, e cila është veçanërisht e vlefshme në mjedisin aktual të sigurisë, që karakterizohet nga polarizimi dhe paqëndrueshmëria”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Feridun H. Sinirlioğlu. “Vendimi i sotëm, i marrë me konsensus për të mirëpritur një Partner të ri, e forcon Organizatën. Mezi presim ta mirëpresim Katarin në tryezën tonë, duke e bërë dialogun tonë mbi sfidat e përbashkëta të sigurisë më gjithëpërfshirës dhe, jam i bindur, më efektiv”.
Marrëdhënia e OSBE-së me partnerët e saj aziatikë ofron një platformë unike për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, duke nxitur një bashkëpunim më të ngushtë dhe duke krijuar sinergji midis rajonit të OSBE-së dhe Azisë.
Pjesëmarrja e Katarit si Partner për Bashkëpunim do të krijojë mundësi të reja për të nxitur këtë dialog dhe për të eksploruar fusha bashkëpunimi, duke kontribuar në një qasje më të gjerë dhe më gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë.
*******
OSCE welcomes Qatar as 12th Partner for Co-operation following Ministerial Council decision
VIENNA, 22 October 2026 – The OSCE Chairman-in-Office, Swiss Federal Councillor Ignazio Cassis, and OSCE Secretary General Feridun H. Sinirlioğlu welcome the adoption, of a Ministerial Council decision to make Qatar the Organization’s 12th Partner for Co-operation. The decision was reached through a silence procedure, drawing consensus from all 57 participating States.
Qatar joins the OSCE’s five Asian Partners for Co-operation, further strengthening the Organization’s engagement with neighbouring regions and dialogue on shared security challenges.
“The decision to welcome a new Partner for Co-operation further strengthens the OSCE and testifies to the relevance of cooperative security. We are pleased to welcome Qatar to the discussions in Vienna and at the OSCE Ministerial Council in Lugano on 3-4 December 2026,” stated OSCE Chairman-in-Office, Federal Councillor Ignazio Cassis.
“I am delighted to welcome Qatar as the OSCE’s newest Partner for Co-operation. Qatar brings in a unique and proven experience in mediation, which is particularly valuable in today’s polarized and volatile security environment,” said OSCE Secretary General Feridun H. Sinirlioğlu. “Today’s consensus decision to welcome a new Partner strengthens the Organization. We look forward to welcoming Qatar to our table, making our dialogue on shared security challenges more inclusive and, I am confident, more effective.”
The OSCE’s relationship with its Asian Partners provides a unique platform to exchange experiences and best practices, fostering closer co-operation and building synergies between the OSCE region and Asia.
Qatar’s participation as a Partner for Co-operation will provide further opportunities to foster this dialogue and explore areas for co-operation, contributing to a broader and more inclusive approach to security.