Gjelok Marko: Dialogu i rremë fuqizon monologun e diktatorit!
Një nga postulatet e George Sorosit është: “Që të ndryshojmë një shoqëri nuk ka nevojë të ndryshojmë as ligjet dhe as terminologjinë. Mjafton të ndryshojmë mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të tyre”.
Nuk janë të paktë ata sociologë, analistë e gazetarë që argumentojnë se zbatimi i këtij postulati ka sjellë shumë pasoja negative kudo që ai është zbatuar, pasoja që rrezikojnë sot seriozisht themelet e demokracisë. Prandaj është e domozdoshme të sqarojmë dhe të japim përkufizimet origjinale e të vërteta të parimeve bazë të demokracisë, parime të cilat sot disa forca të caktuara përpiqen ti errësojnë e ti keqpërdorin.
Që në fillimet e demokracisë dialogu ka qënë gjithmonë një nga themelet e ndryshimve demokratike. Por dialogut gjithmonë i jepej rëndësia që i takonte. Asnjëherë nuk dialogohej kot. Para se të fillohej një proces dialogu bëheshin gjithmonë analizat e nevojshme që të arrihej në përfundimin nëse kishte arsye për dialog.Dialogu bëhej vetëm për çështje, ligje, etj, të cilat kërkonin ndryshime. Asnjërë politikanët seriozë gjatë gjithë historisë nuk dialogonin thjesht për hir të dialogut. Gjithmonë dialogu i politikanëve seriozë gjatë gjithë historisë njerëzore bëhej në funksion të ndryshimeve. Pasi përfundonte dialogu konkluzionet e dialogut menjëherë zbatoheshin praktikisht dhe kryheshin reformat, ndryshimet e ligjeve, etj.
Një parim themelor i një dialogu të vërtetë demokratik gjithmonë ka qënë:
Të gjitha palët që marin pjesë në dialog janë në pozita të barabarta. Të gjitha palët lejohen të shpallin lirisht dhe plotësisht të gjitha pikpamjet e tyre.
Të gjitha argumentet e sejcilës palë merren seriozisht dhe vlerësohen sipas të njëjtave kritere, kanë të njëjtën peshë. Asnjë palë nuk ka të drejtë të thotë :
-Argumentat e mia janë më autoritare!
-Kjo çështje as nuk mund të diskutohet dhe as mund të ndryshohet pavarësisht nga argumentat që paraqit pala tjetër!
Në momentin që njëra palë paraqit këto kushte nuk ka më asnjë terren për dialog.
Në momentet që njëra palë parashtron të tilla kushte nuk ka më demokraci.
Një dialog, ku konkluzionet që dalin në fund të dialogut nuk zbatohen dhe nuk kryhen ndryshimet politike që kërkohen dhe janë argumentuar nga konkluzionet e nxjera nga dialogu, nuk është një dialog i vërtetë demokratik, por është në fakt një dhunim i dialogut dhe i demokracisë. Kur dhunohet dialogu shkatërrohen baza e themelit të demokracisë dhe kështu provokohet dhuna.
Që nga lashtësia, të gjithë filozofët e njohur fajtor për dhunën e kanë quatur palën që shkatërron kushtet për një dialog të vërtetë demokratik. Kanë quajtur pushtetarët që shpërfillin argumentet e palës tjetër dhe nuk i zbatonë konkluzionet e dialogut në ndryshime politike.
Gjithmonë aty ku dhunohet dialogu, fillon dhuna.
Ajo palë që dhunoi dialogun e filloi faktikisht dhunën, thonë ata.
Po ta anlizojmë sipas këtyre parimeve thirrjet e kryeministrit Edi Rama për dialog, vendosja e karrigeve para kryeminstrisë nuk është një thirrje demokratike për një dialog të vërtetë.
Vendosja e karrigeve para kryeminstrisë është thjesht pregatitja e skenës për një teatër absurd i cili nuk synon dialogun e vërtatë demokratik.
Ky teatër absurd synon forcimin e monologut të diktatorit!